Ngjarja e frikshme e njeriut me 2 fytyra…Ka egzistuar vertet ?! (FOTO)

Historia e vërtetë e Edward Mordake (Mordrake) ka humbur ndër vite. Bëhet fjalë për një rast të veçantë që ka ndodhur në të shkuarën dhe ishte përfshirë në një historik mjekësor, por që tashmë përmendet vetëm në gojëdhëna që tregohen herë pas here. Gojëdhëna fillon gjithnjë me të njëjtën mënyrë. Edward thuhet se ka qenë trashëgimtar i një familjeje fisnikësh në Angli. Ishte një burrë i bukur e i zoti, studiues, muzikant dhe si i ri, preferohej nga të gjithë. Por, gjithnjë sipas legjendës, ishte shumë i bukur kur e shikoje ballë për ballë, por në pjesën e pasme të kokës kishte një fytyrë të dytë, të shëmtuar, satanike. Në disa forma të tjera të gojëdhënës, fytyra e dytë e Edward-it ishte fytyra e një femre të bukur. Por ky version kundërshtohet nga shkenca, pasi të gjithë binjakët parazitarë janë të të njëjtit se ks. Për të thuhej se ishte një gjeni dhe ishte mjaft i sertë. Fytyra e dytë e Edward-it thua se ishte kundërshtarja e tij. Ajo qeshte kur ai qante për gjendjen në të cilën ndodhej. Edhe pse askush nuk e kishte dëgjuar zërin e fytyrës së dytë, Edward-i betohej se shpesh i duhej të mbetej pa gjumë, nga pëshpërima plot urrejtje e “binjakut të keq” që e shoqëronte. Kjo histori përfundon me vetëvrasjen e Edward-it në moshën 23-vjeçare. Por mënyra e vetëvrasjes ndryshon sipas versioneve të tregimit. Gjithsesi, në të gjitha versionet Edwardi lë pas një letër, ku i kërkon “fytyrës satanike” të shkatërrohet para se ai të varroset, me qëllim që mos i pëshpëritë në varr.
Chang20Tzu20Ping-300x2221-270x199.jpgedward-300x2581-270x232.jpg

/albive/
 
Titulli: Ngjarja e frikshme e njeriut me 2 fytyra…Ka egzistuar vertet ?! (FOTO)

Ue u zbuluan me ne fund edhe dyfytyresia ?!?!
 
Titulli: Ngjarja e frikshme e njeriut me 2 fytyra…Ka egzistuar vertet ?! (FOTO)

Sa me vjen keq per keto raste,me gjith ate talent se paska posedu te behet vrases i vetes shum rend.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top