ISIS i përket sektit islam të quajtur Suni. Qëllimi fillestar i ISIS (kur u krijua) ishte lufta kundër sektit tjetër islam Shiat, asgjësimi i tyre pa kompromis, dhe çlirimi i Sunis në Siri, vend ku 70% e popullsisë janë Sunis (sekti i ISIS), ndërsa 13% janë Shiat, sekti i Asadit (diktatorit sirian). Pra në Siri ka sunduar sekti i pakicës.
Kjo specifikë bëri që "pranvera arabe" të zgjatej atje krahasuar me vendet e tjera, sepse konflikti sirian është sektar, mes Sunis (shumicës) vs. Shiat (pakicës) së Asadit. Ndërkohë ISIS ka rrëmbyer 70% të territorit sirian, ku jetojnë Sunis, dhe ka themeluar një shtet, të cilin synon ta shkëpusë nga Siria e Asadit.
Nga aspekti global, vendet e sektit Sunis konsiderohen aleatë të amerikanëve në rajon (Arabia Saudite, Jordania, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara etj). Kurse vendet e sektit Shiat (Irani e Siria e Asadit) janë aleate të Rusisë.
Në lidhje me konfliktin sirian, amerikanët kërkojnë më parë largimin e Asadit, si kusht për të shkatëruar ISIS, sepse dëbimi i ISIS do ri-vendoste përsëri sundimin e Asadit në Siri, dmth një Siri aleate të Rusisë përsëri. Në një strategji afatgjatë kjo e dëmton Amerikën, pavarësisht se ISIS sot është kërcënim i ditës.
ISIS financohet nga vendet e sektit Sunis (nga sheikë të pasur nga Arabia Saudite, Emirat e Bashkuara, Kuvajti etc), të cilat janë në konflikt historik me Shiat në rajon. Nga ana tjetër, Asadi suportohet nga Irani (Shiat) dhe Rusia.
Pikërisht në këtë pikë ka mbetur konflikti sot. Shikuar nga një këndvështrim tjetër, është pak-a-shumë e njëjta ndeshje e lashtë mes botës perëndimore e Rusisë për Mesdheun.
Gjithsesi, zgjatja pafund e konfliktit sirian, natyrshëm penalizon ISIS tashmë, i cili s'mundi të stabilizonte gjë këto vite, përkundrazi, tmerroi botën me strategjinë e tij barbare. Linja e tyre gjakatare po jep efekt të kundërtën tani, po ndihmon Asadin, i cili po ri-konsiderohet falë tyre. Në këto rrethana, të dëshpëruar prej disfatës që ndjenjë, ISIS po sulmon Perëndimin pa sens.
Në vijim të kësaj linje, Rusia si skile e vjetër që është, parandjeu rënien e ISIS, dhe hyri në luftë në minutat e fundit (ndërsa konflikti ka vite atje), për të marrë kredite të pameritura, dhe natyrisht për të ri-vendosur influencën në Siri, element ky që tani po vonon mbylljen e konfliktit.
Eventualisht, me ç'duket, për një stabilitet afatgjatë në rajon, Siria ndoshta do ndahet mes fuqive të mëdha, siç u nda Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore.
/kritika