"Nga shkolla duhet të dalin papagaj apo njerëz kreativë?"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Misioni i një mësuesi është të mësojë nxënësin e vet, dhe ky i fundit ka funksion primar të nxënit, d.m.th., të nxërë, të fusë, të prodhojë nesër diçka. E më thoni se çfarë di një gjimnazist kur del nga bankat e shkollës??

Nuk di në mënyrë absolute asnjë gjë nga kimia, nuk njeh asnjë element kimik veç hekurit në gjendje të oksiduar, nuk di të vërë në punë matematikën, d.m.th., të zbatojë diçka me baza matematikore, nuk di të shpjegojë në një përqindje të madhe (dhe këtë e them me bindje), të shpjegojë dukuritë dhe fenomenet natyrore, të cilat bota na i ka zgjidhur e na ka dhënë ligje të gatshme qysh prej mijëra vjetësh më parë.

Personalisht më ka ndodhur të jem absolute me nota, d.m.th., me mesatare, por një shoku im që merrte pesa e gjashta ishte shumë më inteligjent se unë, dhe pas ca kohësh dëgjoja nga goja e tij shumë gjëra që i kisha mësuar, por për dreq s'i mbaja mend fare.

Pse? Se s'më kishin pyetur mësuesit pse kjo kështu, e pse mendon ashtu, thjesht thuaj çfarë ke mësuar e ik merr 10. E pra, çfarë funksioni ka institucioni i dijes dhe çfarë funksioni kryejnë misionarët që përcjellin dijen tek nxënësi?

Ti që po e lexon tani mos dysho për këtë që po them, dhe ti e di që në shkollë mjafton ta thuash sikur libri e shkruan, dhe mësuesi të thotë ulu, 10. Por kështu, ti, i dashur, nuk ke mësuar asgjë, ti thjesht ke bërë një "copy" në shpi dhe pastaj klikove "paste" para mësuesit. Vetëm kaq!

Unë jam shumë e indinjuar, sepse gjithçka bëhet në dëm të brezit të ri. Mësuesit aq sa mësuan, mësuan; aq sa morën, morën dhe nëse nuk japin nuk u prish punë, madje është më mirë, se lodhen më pak për veten e tyre.

Po ne që nesër do jemi "të rriturit", prindërit e mësuesit e të tjerëve? Më korrigjoni kush mendon se gaboj, por dija është përdhosur sot në mënyrë të turpshme.
Në universitet, si bazë për vlerësimin e pikëve të pranimit na qenka mesatarja. Po çfarë tregon mesatarja krahasuar kjo me testimin direkt?

Ajo nuk tregon asgjë veçse korrupsionin e çmendur në gjimnaze, luftën e madhe të prindërve për t'i siguruar mesatare fëmijës së vet kur ai s'e arrin dot vetë me mënyra që kanë në bazë ryshfetin, servilizmin dhe pseudomiqësinë. (kërkoj ndjesë për ata që djersinë shumë jo vetëm për të marrë notën vetë, por edhe të mos e njollosin me mënyra të rëndomta të marrjen e notës).

Ju lutem ta botoni se është një thirrje nga shpirti i një shqiptari idealist. Në Shqipëri nuk kritikon dot një politikë apo një ministri, sepse milicia e injorancës politike të thotë: qenka socialiste kjo? Sa turp!
Shekulli
 
Eh sa mallengjehem une kendej kur i shoh keta analistet tane duke u pispillosur ne ekranet e TV-se se libri i fundit qe kan lexuar ka qene Abetarja (botimi i 2001):espuls::espuls::espuls:Nje analize te tille munde ta gjeni te tema: Mimozat e KOSOVES. :gjujpeshk:
 
Qëllimi i mësimit do të duhej të ishte që nga gjallesat të krijohen
njerëz, por fatkeqësisht po dalin papagaj.
ثshtë me të vërtetë për të qarë se si në arësim nuk punohet
në drejtim të asaj që nxënësit mos të mësojnë për një notë por
që të nxënë dijeni dhe përvojë, që më vonë ta dijnë ta përdorin
atë. E kjo kulturë së pari duhet mbjellur e pastaj korrur, por ja
që ende s'ka filluar.... Po duket se së pari duhet mësusi të kthehet
në banka shkollore! Ndoshta atëherë do të lëvizim përpara!
 
me kane thene(mbesat e mia qe jane neper shkolla)plus e kame lexuare 2-3dite me pare, qe nje matematik(po e marre si shembull)e te njejtit vit shkollore por shkollave te ndryshme nuk jane te njellojte dhe kjo ndodh pasi prodhohen nga shtepi te ndryshme botuse dhe i bejne si tju doje qefi
 
Nje shkolle ideale do te ndihmonte femijen per te zbuluar te vecantat e karakterit te tij ne termat e kreativitetit dhe produktivitetit.

Studentet nga ana tjeter kane ne dore per te bere zgjedhjen e tyre se c'fare duan te behen, se c'fare ju pelqen dhe s'ju pelqen apo se c'duan te jene, thjeshte llafazan kokebosh si panco mancoja apo krijues ne shpirt dhe vepra.

Persa i perket sistemit shqipetar, une kam qene vetem viktime e saj ndersa jam ne nje fare menyre edhe produkt i saj. Ne shqiperi sistemi arsimor te le per te deshiruar, ai ka arritur ne ate pike diskredituese dhe jofunksionimi qe po nuk u vu dore ne te per edhe 2-3 vjete shqiperia do te paguaje cmim teper te larte pas 10-15 vjetesh, por edhe ne termat e perparaimit, zhvillimit dhe avancimit si shoqeri.

Korrupsioni, nenvlersimi dhe mosangazhimi e kane mbytur ne fryme kete sistem. Prandaj ehde produkti i tij eshte i cilesise se dobet dhe ndikon direkt tek shoqeria qe ne fund perfundon te gjykoje me syrin negativ qofte edhe nje analize te bujshme si te pavlere. Pse? Sepse nuk ke si te kesh vlersim te drejte nga nje i paformuar, nga nje i paorganizuar, i padrejte ne vete. Ne shqiperi superlativat mbizoterojne qe nga tavolinat e kafeve, tryezat familjare, bisedat e thjeshta ne shoqeri familje dhe ne zyrat me te rendesishme administrative te vendit. Gjerat nuk mund te jene thjeshte te mira apo te keqija pa patur nje arsye perpara apo pas tyre.
 
Eshte e vertete qe shkollat me teper ''prodhojne'' nxenes papagaj e shume pak kreativ dhe kualitativ. Ne arsimin shqiptar ne pergjithesi mendoj se mungojne kuadrot adekuate, plan programet dhe metodat e duhura.

Kur nje arsimtar qe ka mbaruar muziken jep histori ose sic kam pas une rast ne shkolle te mesme profesori i hidtorise me ligjeron gjuhen angleze :26: normalisht qe do kete pasoja ( edhe ate goxha te medhaja ) ne shpjegim e ne vleresim. Kuadrot pra me nje fjale lejene per te deshiruar.

Programet mesimore pastaj, ndrrohen cdo vit, hiqet nje msim nuk do msohet, jo pastja do msohet - thjeshte dhe ketu nuk ka seriozitet dhe nuk dihet qarte se cfar duhet dhe cfar jo ne nje lemi te caktuar. Nxenesit ngarkohen dhe me shume gjera, qe o nuk do jene per moshen e tyre o me vone ne fakultet nuk jane se i pershtaten shume lemise se zgjedhur.

Metodat e vlersimit - rri urte do te te kaloj, nese do 10 duhet ta dish gjithe mesimin permendesh lol ( sipas tyre - vije per vije, po nuk dite te kaloi noi shkronje pa e thene - jo nuk e merriton ti 10 ). Menyrat tjera te notimit pastaj as qe i njofin, as teste, as ndonje debat per ndonje ceshtje te caktuar, as projekte ne nje teme qe do zgjidhej bashkarisht, as menyre kuantitative e notimit - lol ne arsimin shqiptar rrofte vetem monologu ( i profesorit ).

Me gjithe kete pune jokualitative qe po zhvillohet, normale qe do dalin nexenes shume pak kualitativ.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top