Nga prodhues, në konsumator i madh droge

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Një komb me 35 milionë banorë, përveç shumë halleve, ka edhe 1 milion njerëz nën varësinë e drogës. Dhe heroina këtu është e bollshme dhe kushton vetëm 6 dollarë për gram

afganistani-150x150.jpg
afganistani1-150x150.jpg
C501F97E-FD8D-4455-B2A4-53CF2F50557C_mw1024_n_s-150x150.jpg
te-droguar-150x150.jpg



Afganistani

Tahir Qadiry, BBC


Afganistani prodhon rreth 90 për qind të të gjitha drogave me bazë opiumin në botë, por deri vonë, nuk ishte një konsumator i madh. Tashmë, nga një popullatë me 35 milionë banorë, më shumë se një milion janë nën varësinë e drogës, norma më e lartë si përqindje e popullsisë në planet.

Pikërisht në zemër të Kabulit, në brigjet e gurta të lumit Kabul, njerëzit nën varësinë e drogës mblidhen për të blerë dhe konsumuar heroinë. ثshtë një vend mizerie dhe degradimi.

Nën dritën e diellit, një duzinë me burra dhe adoleshentë ulen duke tymosur dhe injektuar. Mes tyre janë disa njerëz të arsimuar, një mjek, një inxhinier dhe një përkthyes.

Tariq Sulaiman, nga Najat, një shoqatë kundër drogës, vjen vazhdimisht këtu duke u përpjekur të bindë të droguarit të marrin trajtim mjekësor.

“Ne sakaq po humbasim fëmijët tanë nga sulmet vetëvrasëse, raketat dhe bombat”, thotë ai. “Por tashmë varësia nga droga është një lloj tjetër terrorizmi që po vret bashkëkombësit tanë.”

Në moshën 18-vjeçare, Xhavidi, me origjinë nga Badakhshani në veri të Afganistanit, ishte zhytur sakaq në heroinë për dhjetë vjet. Xhaxhai i tij e shtyu te droga kur ishte fëmijë, për ta detyruar atë të punonte më shumë në fushë.

“Unë urrej jetën time. Të gjithë më urrejnë mua. Duhej të isha në shkollë në këtë moshë, por unë jam thjesht një mbeturinë”, thotë ai.

Babai i tij ka vdekur. Nëna e tij me aftësi të kufizuara shqetësohet për djalin e vet vazhdimisht. Gjithçka që dëshiron nga jeta është që ai të pastrohet nga droga, por ajo lyp në rrugë për të paguar dozën e tij të përditshme, në mënyrë që të mos e lejojë atë të vjedhë.

“Gjithmonë i them Xhavidit që nëse unë vdes, ai do të përfundojë duke jetuar poshtë urës bashkë me të droguarit e tjerë”, thotë ai.

Ky është fati i shumicës së të droguarve rëndë, zjarret e të cilëve ndriçojnë natën e Kabulit. Policia vazhdimisht i rreh dhe i shpërndan ato, në disa raste i hedh në lumë.

Arsyet se pse kaq shumë afganë kanë hyrë në drogë janë komplekse. ثshtë e qartë se shumë dekada dhunë janë një shkak.

Shumë nga ata që u arratisën gjatë dhunës së 30 viteve të fundit u strehuan në Iran dhe Pakistan, ku normat e varësisë kanë kohë që janë të larta. Ata po kthehen tashmë në atdhe duke sjellë me vete edhe problemet me drogën, thonë zyrtarët.

Papunësia, e cila është aktualisht në gati 40 për qind, po luan një rol.

“Nëse do të kisha punë, nuk do të isha këtu”, thotë Faruku, një nga të droguarit pranë lumit, i cili ka një diplomë në mjekësi dhe dikur ka punuar si menaxher spitali.

Ai thotë se merr drogë “për t’u qetësuar”, por do të pëlqente më shumë të kishte vdekur. Një faktor tjetër është prania gjithnjë e më e madhe e heroinës së lirë në treg. Heroina gjatë dekadës së fundit ka filluar të rafinohet nga opiumi bazë në Afganistan dhe jo në vende transit si në të shkuarën.

Për të blerë heroinë në Kabul “është po aq e lehtë sa t’i blesh vetes diçka për të ngrënë”, thonë të droguarit. Një gram kushton 6 dollarë dhe shitet në çdo cep të qytetit.

“Tradicionalisht, ajo që ne debatojmë është se kërkesa shkakton ofertën”, thotë Jean-Luc Lemahieu, përfaqësuesi rajonal i Agjencisë së OKB-së për Krimin dhe Drogën UNODC, një nga organizatat që po punon në zhdukjen e drogës në Afganistan.

“Ajo që kemi harruar, gjithsesi është se prania e bollshme e produktit në treg krijon në vetvete konsumatorë.” Kur trupat e huaja arritën në Afganistan më 2001-shin, synimi i tyre ishte bllokimi i prodhimit. Por në fakt ata u përqendruan në luftën kundër kryengritësve dhe shpesh janë akuzuar se kanë injoruar praninë e fushave të opiumit.

Opiumi ka qenë i pranishëm në Afganistan për shekuj, i përdorur si një lloj mjekimi. Në një spital në qytetin verior të Mazar-e Sharif, unë takoj një grua afgane, Fatima, e cila ka marrë opium, ndërsa ishte lehonë, për shkak se qe më e lirë sesa të shkonte te një mjek. Pastaj ia dha atë foshnjës së vet për t’i ndaluar kollën gjatë ushqimit me gji dhe tashmë që të dy janë nën varësinë e drogës. Gratë dhe fëmijët përbëjnë 40 për qind të të droguarve të kombit.

Ndërsa Fatima dhe foshnja e saj po mjekohen në një spital publik, shumë pak njerëz nën varësinë e drogës marrin ndihmë. Ministria e Shëndetësisë ka 95 qendra për trajtimin e varësisë nga droga në të gjithë vendin me hapësirë të mjaftueshme për 2,305 njerëz. I gjithë buxheti për trajtimin e 1 milion njerëzve në varësinë e drogës është vetëm 2.2 milionë dollarë në vit, diçka më shumë se 2 dollarë për çdo të droguar. Vetëm Xhavidi konsumon tri herë më shumë para se kaq për drogë çdo ditë.

Ndërsa unë isha në Kabul, ai gjeti një vend në qendrën e drejtuar nga Tariq Sulaiman. Trajtimi konsiston në qëndrimin pa drogë për 72 orë. Pjesëmarrësit filluan duke u pastruar. Pas një dite, Xhavidi ishte në dhimbje, por arriti t’i përballojë. Pastaj, në natën e dytë, ai filloi të bërtasë dhe të qajë dhe përplasi kokën ndaj murit. Kur e takova sërish në rrugë, ai mohoi se i qe kthyer heroinës, por sytë e tij tregonin një ngjarje tjetër. E ndërsa ai u zhduk në mbrëmjen me dëborë, shanset e tij për të hequr dorë nga vesi i keq duken të pakta.

Dhe ndërsa Afganistani përballet me kaq shumë probleme në kaq shumë fronte, shanset për të fituar luftën më të gjerë kundër drogës duken gjithashtu të pakta./G-Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top