Nje itinerar pergjate bregdetit ekstrem te gadishullit italian. Mes plazhesh, pamjet e goditura mbi det dhe shume kulture.
Plazhe te medhenj, struktura turistike ne disa pika akoma te pazbuluar, det per te jetuar. Bregdeti ketu eshte nje mozaik i vendeve me profesion te larte turistik qe alternohen me vendet e tjera me te egra, ku duket sikur koha ndalon.
Nisemi nga Praia ne det, i famshem per ishullin e Dinos, nje pjese toke ne mes te ujit, e jashtezakonshme me shpellat e saj detare (Shpella Blu dhe Shpella e Luanit) dhe per jeten e nates qe ndizet cdo mbremje. Lokale te reja, mbi det, kulla ne nje pjese te shkembit Fiuzzi, ne te kaluaren mbrojtje per bregdetin, kalate, keshtjella normane, tempuj qe gjenden ne shpella (pikerisht shpella e Zojes se Shenjte).
Sigurisht qe nuk mungon as gastronomia : nga deti drejt e ne tavoline. E famshme per kete eshte shpella e sardeleve, e quajtur keshtu se kohe me pare u peshkonin shume sardele ketu me rrjeten e vecante te quajtur "giangiuorro".
Duke zbritur nga Praia, detyrohesh te kalosh ne Diamant, qytet i vogel mbret i pikantes dhe shtepi ne Akademine kombetare te piperit. Cdo vit ne fillim te shtatorit, vijne aktore dhe regjisore per festivalin me te ndezur te Italise.
Por Diamanti njihet edhe si qyteti i muraleve, sepse ketu, ne '81, u ftuan artiste kombetare dhe nderkombetare per te vizatuar ne muret e shtepive te qendres historike, ngjyrat e se kaluares dhe te ardhmes se vendit.
Imazhe qe tregojne tradita, emigracion, padrejtesite e jugut. Jane me shume se dyqind murale dhe vit pas viti shtohen te tjere. Nder qytete ky bregdet i Diamantit eshte nga ata qe terheq me shume te rinj, sepse pervec natyres ofron edhe diskoteka te modes. Pas Diamantit, takojme Cetraro.
Vendi ka rilindur me hapjen e portit turistik : Qender historike mbreselenese, plot rrugica, harqe dhe pamje piktoreske qe i bejne kornize eventeve qe organizohen nga administrata komunale ne vere.
Hyrja ne qytet kalon permes tre portave, te Detit, te Uletit dhe te Lartit qe deshmojne kohen kur Cetraro ishte nje qytet i fortifikuar. Monumentet kryesore, kishat, shpesh gjenden ne sheshe te kendshme me emra sugjestive : "ne Giorgia", ne te kaluaren seli e tregut, "miezzu a curta", ne qender te qytetit te vjeter.
Me dinamikja dhe qyteze eshte ne fakt Paola, shtepi e San Franceskos, mbrojtes i Kalabrise. Destinacion i perkryer per turizem fetar, faltorja qe eshte e vendosur ne pjesen me te larte te kodres terheq mijera besimtare. Paola eshte shume e zhvilluar ne anen turistike me dhjetera plazhe dhe lokale te reja te hapura ne sheshin qendror ku bashkohen te rinjte dhe jo vetem.
infoal