Nga pistoleta e Hitlerit te bomba atomike, armët e rralla që ndodhen në muzeun amerik

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shpata dhe pisqollat e Bonapartit gjenden aty. Si dhe pistoleta e Hitlerit. Po ashtu dhe një bombë thuajse primitive atomike. Bëhet fjalë për muzeun "West Point Museum" të Ushtrisë Amerikane. Aty gjenden që nga armët e vjetra e deri tek armët e rënda dhe moderne.
Galeria e armëve të rënda
Në pjesën më të ulët të muzeut gjenden artileri të ndryshme, deri tek tanket e Luftës I Botërore. Aty bien në sy dy murale, ku shfaqet Pushtimi i Evropës nga Aleatët në vitin 1944, një bombë atomike e tipit që ra në Nagasaki dhe topi, i cili kreu gjuajtjen e parë amerikane në Luftën e Parë Botërore.

Galeria e armëve të lehta
Në këtë galeri ndodhet historia e armëve të lehta, që nga epoka e gurit e deri tek armët moderne të zjarrit. Mostrat e zgjedhura janë të rralla dhe kanë merituar vendin aty për shkak të historisë së tyre. Ato dëshmojnë evolucionin e sëpatave, shpatave, pushkëve, mitralozave dhe pistoletave nëpërmjet epokave.

Kati i parë
Duke filluar me organizmin e garnizoneve në Uest Point gjatë luftës revolucionare, këtu shfaqen ngjarjet e Akademisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Objektet e ekspozuara variojnë nga shpata e patriotit polak, Thaddeus Kosciuszko, i cili ka kryer projektet e disa prej forteve të para në Uest Point, e deri tek uniformat moderne të kadetëve. Persona të famshëm që kanë studiuar në akademi, si Sylvanus Thayer, Robert E. Lee, Ulysses S. Grant, John J. Pershing, Dwight D. Eisenhower ndodhen gjithashtu të ekspozuar në galeri, në një mënyrë a tjetër.
Historia e artit ushtarak është një pjesë që kërkohet në kurrikulumin e çdo kadeti. Kjo galeri është e koordinuar ngushtë me kurset akademike mbi historinë ushtarake dhe studion betejat që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Ekspozita përfshin pamje nga betejat më domethënëse në histori, si dhe shpatat e pistoletat e Napoleonit, si dhe pjesë të bombës atomike të Nagasakit, si dhe trofe lufte të dorëzuara nga trupat naziste.

Kati i dytë
Kjo galeri i dedikohet historisë së ushtrisë së SHBA dhe kontributit të saj në zhvillimin e kombit. Këtu ka ekspozita mbi hapjen e tokave të largëta, ushtarët e Bufalos, ndërtimin e Kanalit të Panamasë, projektin sekret të Manhatanit që ndërtoi bombën atomike, aviacionin amerikan e deri tek balonat dhe eksplorimi i hapësirës.

Muzeumi
Muzeu "West Point Museume" është në të vërtet Muzeu Kombëtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është themeluar nga fondet e Kongresit, para luftës meksikane. Koleksionet e shumta të muzeut përfaqësojnë të gjitha kategoritë e rëndësishme të studimit ushtarak, armëve, topave, artilerisë, uniformave, artit ushtarak etj. Fillimisht ai është hapur për publikun në vitin 1854 dhe është muzeu më i vjetër dhe më i madh ushtarak në vend. Ai përmban disa prej thesareve më të mëdha ushtarake amerikane, si dhe disa prej koleksioneve më të mira të armëve të famshme. اdo konflikt i armatosur amerikan është paraqitur në 135 ekspozita.

Akademia
Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në "Uest Point" është një akademi dhe postë e SHBA-së. "Uest Point" ka qenë posta e parë ushtarake amerikane, e ndërtuar pas Deklaratës së Pavarësisë. E themeluar në vitin 1802 nga Thomas Jefferson, ajo është akademia ushtarake më e vjetër në SHBA. Studentët quhen kadetë. "Uest Point" trajnon më shumë oficerë të Ushtrisë Amerikane se çdo institut tjetër, si dhe gjeneralët më të mëdhenj amerikanë janë diplomuar aty.
Akademia është e vendosur në "Uest Point", Nju Jork, nga ku ka një panoramë interesante mbi lumin Hudson. Ajo ka një sipërfaqe 65 metra katrorë dhe ka një prej konvikteve më të mëdha në botë.TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top