( nga përvoja jetësore ): T'i themi Jo urrejtjes

Gi de Masha

Anëtar i ri
T'i themi Jo urrejtjes dhe hakmarrjas

Do të flas nga përvoja ime:

Nuk ka njeri në botë që nuk ka ndonjë huq a që nuk bën ndonjë gabim. Nuk ka njeri në botë që nuk dashuron dikë, ashtu siç nuk ka njeri në botë që nuk urren dikë.

Jam munduar gjithmonë ta korrigjoj veten duke i thënë vetes: nuk je më i bukuri, nuk je më i dituri, nuk je më patrioti... ka që janë më të bukur, më të ditur e ndoshta edhe më atdhetarë se ti.

Kjo më ka ndihmuar shumë.

Atëherë si ke vepruar me urrejtjen Demkë?

Po. Nuk ka njeri në botë që së paku një herë në jetë të mos ketë urryer dikë. Kam filluar të mendoj pozitivish: jo mor, ky njeri është i mirë .... dhe kështu duke përsëritur herë pas here këtë, më ka kaluar inati dhe urrejtja dhe vërtetë ka rezultuar se "i urryeri" ishte njeri i mirë, ndoshat edhe më i mirë se unë!

Urrejtje edhe mund të kem pasur, por kurrë në jetë nuk jam hakmarrë ndaj askujt!

Vriteni urrejtjen, inatin në shpirtin tuaj
Do të shihni se ka njerëz të mirë!

Ju përqafon, Demka
 
Demk mire se erdhe!
Jam shume dakort qe njeriu i mire,i qete i zgjuar nuk ushqen ne vetvete urrejtje per asgje.
 
Shume dakort!
Gjthss, urrejtja dhe dashuria shikohen rruges, kur je perballe sfidave, se ne kohe paqe te gjithe te paqte jane!
:D
 
Santa Maria is here with you 😇
Nuk urrej kam dashuri për të gjithë por as fal po ma more për dobësi ,amen 😇
 
Ja pse e du fort @NGU un se Eshte aq origjinale e ben ca postime qe mua me shkojn si sérum ne gjak .🥰

@Gi de Masha komplimente per temen e bukur . Do pergjigjem kur te kem pak me shume kohe Por shkurtimisht do thoja vetem:
Mjer ai/ajo qe ben keq dhe pervec kesaj nuk thot me fal Por ben si skuth/e dhe vazhdon akoma me keq duke urryer faktin qe ti ate te keqe ja perplas ne fytyre lol
 
A të tregohem e sinqertë.
Vjet isha pa punë,nuk isha mirë as nga ana sentimentale as nga ajo psikologjike,leje më nga ajo shoqërore.
Isha out kudo.
E kisha humbur besimin në vete.....thashë ky është fundi për mua.
Thashë ti bëj keq vetes....bija në gjumë duke qarë e zgjohesha duke qarë.
Edhe ndjeja mllef ....inat....bëhesha me nerva.
Nuk më vinte mirë të shikoja njeri më mirë se feten.
Unë mendoj se jeta ma dha një shanc të dytë.
Më ndihmoi.:):)
Nuk them se nuk kam inat.....por jo në doza të mëdha.
Nuk ka njeri që nuk ndjen inat e xhelozi.;);)
 
A të tregohem e sinqertë.
Vjet isha pa punë,nuk isha mirë as nga ana sentimentale as nga ajo psikologjike,leje më nga ajo shoqërore.
Isha out kudo.
E kisha humbur besimin në vete.....thashë ky është fundi për mua.
Thashë ti bëj keq vetes....bija në gjumë duke qarë e zgjohesha duke qarë.
Edhe ndjeja mllef ....inat....bëhesha me nerva.
Nuk më vinte mirë të shikoja njeri më mirë se feten.
Unë mendoj se jeta ma dha një shanc të dytë.
Më ndihmoi.:):)
Nuk them se nuk kam inat.....por jo në doza të mëdha.
Nuk ka njeri që nuk ndjen inat e xhelozi.;);)
Me cfarë ke shkruar nuk hynë tek inati por tek zëmërimi me veten!
 
Jo urrejtje kurr..dhe te falesh eshte njerzore .
Jam tip se fali…ama vendin se kishte ai person psh tek zemra ime, kurr me!
e mbyll ate kapitull.
 
Me urrejtje nuk demtojme askend me shume se sa veten dhe organet tona....
Nese e doni veten mos urre askend...
Gjithkush vjen ne jeten tende te te jap nje mesim...dhe mesimet me te medha i marrim nga lendimi...dhembja...trishtimi dhe frika...
kur i kalojme keto teste...kuptojme se cfare ka vertet vlere ne jeten tone....
 
Kur Zoti urren te keqen dhe veprat e sharlataneve pse mos te urrej une te keqen.
E keqja urrehet, kurse e mira duhet, dhe vetem keshtu vepron njeriu qe jeton ne korniza te se drejtes.
Zot na largo nga ata qe i ke lene te paudhezuar dhe te humbur, dhe na afro tek ata te udhezuarit te cilet i ke ndriquar me driten tende, amin.
Njerez te mire dhe te devotshem eshte veshtire te gjenden sot ne jeten reale, e lere me ate virtuale, ku mbas telefonit apo kompjuterit mund te fshihet turli skizofreni!
Sa i urrej skizofrenet, e te cilet mendojne se bejne jeten e normalitetit. Dhe nuk i urrej ata te cilet jane te shtrir ne spitale.

Jeta eshte e tille qe smund ti duam te gjithe, sepse jo te gjithe jane per ti dashure.
 
I gjalli dashuron, xhelozon, gabon, fyen, tradhton dhe urren. I vdekuri nuk i ben keto – shpresoj jo. Gjithsesi jemi njerez dhe derisa te gjithe ne jetojme ne te njejten bote sigurisht qe kemi per te perjetuar ose sprovuar shumeçka. Nganjehere detyrohemi deshem s’deshem na imponohet te dalim nga vetja.

Rendesi ka te dime si te dilet nga nje situate e tille e brishte. Njejte si ne boten virtuale (rrjetet sociale) ashtu ne ate te perditshmen, duhet t’u veme vetes dhe njerezve qe bejne pjese ne jetet tona frerin.

Nese e do, duaje pa interes! Ose te pakten mos i bej keq.
Nese e urren me arsye, distancohu nga ai! Nese pa arsye, atehere mos i hyj ne hak nxitur te urrehet edhe nga te tjere. Mos kalo ne bullizem.

Po e dashurove, ji besnik/e vetem atij/asaj. Te tradhtosh nuk do te thote se ben pune te madhe, pos i ke hapur nje problem akoma me te madh vetes. Problemi me i vogel yti do te ishte vetem te te shkonte ne mendje te tradhtosh. Problem me i madh eshte vete tradhtia - per 5 min kenaqesi. Hajt po zeme disa per 15 min. Rrallekush qendrojne 30 min. Pavaresisht, kenaqesi e perkohshme dhe e genjeshtert.

Te kerkosh te falur eshte burreri por edhe me burrerore nese e ben te qenet nje njeri i forte - i ligu kerkon ta falin, por pse u druhet pasojave. I forti, nese e ben, rritet ne sy te te tjereve.

Sidoqofte, jemi njerez.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top