Ami DeNegri tha se kur i shoqi zbrazi një kanaçe Pepsi dietike, prej saj doli një bretkosë. Lajmin e konfirmon Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Zonja DeNegri bëri fotografi të kanaçes, menjëherë pasi i shoqi i saj volli pas pirjes së lëngut.
اifti DeNegri po hante në kopshtin e shtëpisë së tyre në Ormond Beach, Florida, kur Fredi hapi një kanaçe Pepsi dietike, piu një gllënjkë dhe menjëherë më pas filloi të vjellë, tha gruaja e tij, Ami.
Ai e zbrazi kanaçen në një lavaman, por diçka e rëndë kishte ngelur brenda. E shoqja e tundi kanaçen mbi një pjatë të sheshtë derisa diçka e ngjashme me “linguin rozë” doli jashtë dhe më pas dolën ca “gjëra të zeza”, tha Ami DeNegri.
“Ishte e shpifur – tregon Ami, 55 vjeç -. Ajo që filloi si një pasdite normale në kopshtin tonë, u shndërrua në një gjë kaq të tmerrshme.”
اifti bëri foto të kanaçes para se të telefononte kontrollin ndaj helmeve dhe Administratën e Ushqimit dhe të Barnave, e cila tha se do të kryejë analiza dhe testime në laborator.
*start*