Pe: Nga e shikoni njeriun tuaj te zemres?
- edukata ( nje mashkull qe di te respektoj femren, se kam fjalen vetem tek ata qe te mbajne deren, te lejojne te hysh ti e para, te terheqin kariken, por tek ata qe dine te sillen me nje femer, nuk ngrine doren mbi nje femer, nuk perdorin fjalor banal/sharje te drejtuar femres... dhe nqs i kane lulezuar nervat mbi koke...)
- te ket humor dhe te buzeqeshi - ska gje me te poshter se sa te shofesh nje njeri te ngrysur 24h, qe sdi me ca ti thuash ta besh ti ndricohet fytyra, nje njeri qe nuk shijon shakane, e keshtu me radhe
- inteligjenca- ka lezet te kesh partener debati dhe diskutimesh, se mbasi kalon euforia dashurise se fillimit (kur gjithcka duket roz), duhet te kalosh dhe kohe me kete njeri, nqs ske cti thuash...thuaj mirupafshim
- te jete njeri i mire - ti pelqejne njerzit ( dhe ne menyre speciale femijet),
Sa per bukuri, aq kohe sa do nje njeri, te duket i bukur ( dhe nqs te tjereve si duket, por ketu nderhyn dhe relativiteti, ca me duket mua e bukur ste duket ty....)
Per leket, nuk kerkoj nje miliardar ose milionar, por nje njeri punetor, te mirembaj veten ( mos e mbaj une), dhe kaq.
e nje element i rendesishem : mos pij duhan, alkool ose droge. Mos jete i apasjonuar mbas lojrave ne pc ose lojrat e bixhozit/fatit (poker)