Nga e di qe ai te do ?

Gjestet flasin për ndjenjat dhe mendimet e meshkujve

Gjestet shpeshherë zbulojnë mendimet që nuk shprehen me fjalë, prandaj në vazhdim do të gjeni tetë nga gjestet kryesore që shfaqin ndjenjat dhe mendimet e meshkujve.
1. Gjatë takimeve me njerëz që u pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë, meshkujt instinktivisht ngrenë ose mbledhin vetullat. Në rast se njeriu që takojnë u duket interesant, simpatik, ata i ngrenë paksa vetullat, ndërsa në të kundërtën, i mbledhin duke krijuar rrudha të lehta në ballë.
2. Kur një burrë, pasi takohet me dikë, e mban gojën të hapur paksa, bashkëbiseduesi/ja paraqet interes për të.
3. Nëse ka interes apo jo për dikë, kjo duket qartë në fytyrën e mashkullit. Veç dy shenjave të sipërpërmendura, ai do të buzëqeshë dhe sytë e tij do të rrezatojnë.
4. Nëse mashkullit i pëlqen një femër, ai fare instinktivisht do të shkojë dorën mbi flokë, madje e përsërit këtë gjest disa here.
5. Në rast se një femër nis të flasë dhe mashkulli e dëgjon me vetulla paksa të ngritura, ky gjest tregon se atij i pëlqen ajo femër. Në rast se mashkulli shikon “normalisht”, nuk i lëviz fare vetullat, vështrimi është disi indiferent, kjo do të thotë se atij nuk i pëlqen as ti, as ajo çka i thua.
6. Në rast se jeni ulur dhe mashkulli papritmas fillon të rregullojë çorapet e veta, kjo do të thotë se ai është mjaft i emocionuar e dëshiron të duket sa më i mirë para teje. Dhe kjo, sepse ti atij i pëlqen..
7. Në rast se një mashkull e lëviz vështrimin, si i thonë, nga koka te këmbët dhe kundron figurën tënde, kjo do të thotë se ti i pëlqen, se ai e ka vlerësuar figurën tënde dhe shikon te ti një partner të mundshëm seksual.
8. Në rast se një mashkull fillon të lavdërohet për “meritat” e tij, për aftësitë e tij, pamjen e tij të jashtme, edhe pse hera-herës mund të duket qesharak, kjo do të thotë se ai dëshiron të tregohet i denjë për ty, të “thotë” se është i bukur e i aftë dhe të përshtatet. Pra, ti atij i pëlqen.

T.O

Interesant...Do i mbaj mend keto.
 
inushe të gjitha shenja dashurie janë ato, po problemi qëndron se imi sbën asnjë nga ato LOL...Smë do thua ti :P

Unë e di që më do akoma :D.....Nga shumë gjëra të vogla e të mëdha.....Asnjëherë nuk fle po smë përqafoi aq sa e shtyj pak unë kur e ka zënë gjumi :)...se di po kjo është një shenjë dashurie për mendimin tim (ndoshta iluzionohem :Ppo kështu e ndjej )

Më thotë të dua jo shpesh, por atëherë kur unë nuk e pres....dhe më sheh në sy gjithmonë kur jemi të shoqëruar, nuk harrohet apo hutohet nga ambjenti ku mund të ndodhemi.etj etj :D
Jane akoma te reja keta Bella,jane akoma ne faza teorike(pa ofeze goca).
Shikoeni djalin ne sy, nqs i shkelqejne syte kur te veshtron.
ps.sa keq qe nuk mund te jap nje rep.
 
Jane akoma te reja keta Bella,jane akoma ne faza teorike(pa ofeze goca).
Shikoeni djalin ne sy, nqs i shkelqejne syte kur te veshtron.
ps.sa keq qe nuk mund te jap nje rep.

Problemi qendron ne faktin se te gjithe (si djem si vajza) jane bere per çmim OSCAR kaq bukur dine te shtiren...
 
Problemi qendron ne faktin se te gjithe (si djem si vajza) jane bere per çmim OSCAR kaq bukur dine te shtiren...

Si flet dhe ti ,sikur vertet jane shtirur te gjithe me ty,po vuajtjet nga dalin pastaj,nga njerez te shtirur???
Jane pak me te komplikuara gjerat, nuk duhet te merren gjithmone shabllon(ne siperfaqe/pamje te 1-re)
 
Nuk eshte se te gjithe jane shtirur me mua,por ka nga ata qe jane shtirur...Vuajtjet pikerisht nga ato shtirjet qe te ka bere personin qe ke pasur perballe dalin. Sinqerisht une ju "adhuroj" per besimin qe tregoni. Une jam shuuume dyshuese pervete.

P.s. E di ç'do te thote shabllon..:kiss
 
Cdokush ka dyshimet e veta por megjithate ti cliroje njehere veten nga ndrydhjet e ndjenjave per te arritur idealin,relaksohu,gabo per te mesuar :),per te qene e pergatitur ;)
 
Cdokush ka dyshimet e veta por megjithate ti cliroje njehere veten nga ndrydhjet e ndjenjave per te arritur idealin,relaksohu,gabo per te mesuar :),per te qene e pergatitur ;)

Une po mesoj nga gabimet e te tjereve...:D Te tjeret eksperimentojne e une nxjerr mesime...:D :D
 
Menyra qe e kupton te do kuptohet vetem Nga sjellja edhe veprimet
P.S: Brazilka duhet te ishim edhe ne Princa Por do ziheshim per ngjyren qe do zgjidhnim :D
 
Si te kuptojme qe ai/ajo nuk ju do?

tema shtrohet mbi dy pyetje kryesore...
1.KUSH JANE ARSYET QE NJE FEMER/MASHKULL MUND TE RIJ LIDHUR ME DIKE PA E DASHUR?
2.NE NJE LIDHJE TE TILLE KUSH JANE DISA NGA VEPRIMET GJESTET DESHIRAT EDHE ATO GJERA QE TE LENE TE DYSHOSH OSE KUPTOSH SE AI/AJO RRI KOT LIDHUR ME JU?
 
Mjafton t'i kesh syte(nenkuptojme mendjen/shqisat ) :ohh: edhe e kupton.
Arsyet, perse mund te rrije pa e dashur, dikush dike jane thene edhe ne nje teme tjeter,eshte po e njejta gje mendoj edhe per kete teme :)
 
Duhet me e pyet. Rruga me e shkurte.
 
Sa e lodhni veten..Jetojeni jeten pa i bere vetes shume pyetje,ne fund te fundit e rendesishme eshte qe ju te ndiheni mire.
 
tema shtrohet mbi dy pyetje kryesore...
1.KUSH JANE ARSYET QE NJE FEMERMASHKULL MUND TE RIJ LIDHUR ME DIKE PA E DASHUR?
2.NE NJE LIDHJE TE TILLE KUSH JANE DISA NGA VEPRIMET GJESTET DESHIRAT EDHE ATO GJERA QE TE LENE TE DYSHOSH OSE KUPTOSH SE AI/AJO RRI KOT LIDHUR ME JU?

1. mund te rij e/i lidhur ''kot'' kur ka ndonje lloj interesi ne mes.
2.kur dikush nuk te do kuptohet nga mosveprimet e tij.
 
interesi fama parate edhe ngritja ne detyre apo profesion keshtu mendoj qe do rrine te lidhur edhe pse nuk e don partnerin
 
mendoj se arsyet qe cojn dike te rij lidhur kot jane interesi financiar ose fizik(sexi)

persa i perket gjesteve qe e tregojn me shume ka te beje kur partneri nuk kujtohet per detajet e vogla qe te bejn te lumtur,nuk eshte disponibel shpesh ne tel qe te te kujtoj vet i pari etj etj....
 
tema shtrohet mbi dy pyetje kryesore...
1.KUSH JANE ARSYET QE NJE FEMER/MASHKULL MUND TE RIJ LIDHUR ME DIKE PA E DASHUR? Njerezit e shikojne jeten ne shume kendveshtrime te ndryshme, dhe si pasoje arsyet per te ndenjur me dike pa e dashur mund te jene te shumta, por asnje e vlefshme per mendimin tim.
2.NE NJE LIDHJE TE TILLE KUSH JANE DISA NGA VEPRIMET GJESTET DESHIRAT EDHE ATO GJERA QE TE LENE TE DYSHOSH OSE KUPTOSH SE AI/AJO RRI KOT LIDHUR ME JU?
Edhe tek njerezit qe dine te shtiren shume mire mund ta vesh re nje gje te tille(se mbas disa vitesh njeriu sshtiret dot me :) )...Nje njeri qe ste do eshte pergjithesisht i ftohte, tregon pak interes ndaj teje, pastaj keto jane gjera qe thjesht ndihen.. :)
 
tema shtrohet mbi dy pyetje kryesore...
1.KUSH JANE ARSYET QE NJE FEMER/MASHKULL MUND TE RIJ LIDHUR ME DIKE PA E DASHUR?
2.NE NJE LIDHJE TE TILLE KUSH JANE DISA NGA VEPRIMET GJESTET DESHIRAT EDHE ATO GJERA QE TE LENE TE DYSHOSH OSE KUPTOSH SE AI/AJO RRI KOT LIDHUR ME JU?

1.per tu tallur,per tu mburrur para shokeve/shoqeve,kot..............
2.dashuria ta ben MMMUUUUUU kur esht e sinqerte.vetekuptohet ajo pun!
 
-por dikush rrin edhe pse nuk din me ke te shtyj kohen, nuk din me ke te dali.
- sa u tha dhe me lart per interes, ndoshta pasuria
- mendon se mu te plotesoj tekat e tij , sa here qe ai kerkon teko.....
dhe shum gjera te tjera...

pastaj kur duket nje person qe nuk te don, fare mire menyra sesi reagon, sa i interesuar eshte ai per ty, si i bie telefonit, si i lini takimet, sa deshire ka ai te rrije me ty, mendoj se keto jan hapat me bindese per te pare ne don te rrije me ty apo jo, qe te kupjtom me vone ne te don ty apo jo.
 
SHUME E DREJTE KUPTOHET TEK ANGAZHIMI NDAJ KOHES QE TE KUSHTON TY EHE VEMENDJA E TIJ/SAJ!:dong:
 
mendoj qe asnjera nga keto nuk mund ta deshmoj se ai apo ajo te don per arsye se ka edhe persona te cilet mundohen te te beojn per vete ngjashem me keto gjera qe i the ,,un mendoj qe dashuria e vertet ndjehet brenda dhe asnjeher nuk mund ta dish se kush te do
 
ndonjher edhe kuptohet sepse kur ndjehesh bosh ne nje lidhje nga partneri pak a shum e kupton qe ai nuk ndjen ndonje gje te madhe per ty!
 
asnjehere sjam e sigurte
dhe se mundoj veten nese me do ose jo
 
Dashuri e paster!!

Shpeshhere degjojme njerez qe thone :

Ai/ajo ka dashuri te paster, ose ai/ajo ben si i/e dashuruar por nuk eshte me te vertet.

Ju nga e dalloni dike qe ai dashuron vertet, apo per te kaluar kohen???? :)
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top