Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Na “ndan” futbolli, ai që na bashkoi!

Kur një sukses arrihet pas shumë përpjekjesh e sakrificash, shijen e ka më të ëmbël. Disi të çlodh. Të jep forcë. Të jep motiv për betejën e radhës. Dhe sërish për suksesin tjetër.

Ndërsa lexoj lajme nga më të ndryshmet për ndeshjen historike Finlandë – Kosovë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, më dalin përpara syve pamjet e një pjesë të madhe të futbollistëve nga Kosova; disa nga ata sot janë yje, duke u stërvitur dhe duke luajtur në kushte të jashtëzakonshme gjithandej Kosovës. Në fusha sportive të improvizuara. Të mbushura më shumë me baltë, sesa me bar të njomë. Me porta prej druri. Duke luajtur më shumë pa para, sesa të motivuar nga to. Duke çaluar gjatë lojës, në mungesë qoftë edhe të një mjeku profesionist. E çka nuk më kujtohet, siç mund t’i kujtohet në këto momente secilit nga ne, që ato ditë përcillnim nga afër futbollin në Kosovë.

Krahas sistemit arsimor, futbolli, aty-këtu edhe sporte të tjera, na mbanin gjallë në ato ditë të rënda robërie. Na bënin të hiqnim vëmendjen prej saj, qoftë edhe për çaste të shkurtra.

Ndërkohë, sytë tanë për shumë vite ishin të drejtuar edhe nga Shqipëria, siç janë edhe sot. Siç do të jenë edhe nesër. Nga kombëtarja, së cilës i kemi dhënë shumë. E kemi mbështetur me gjithë forcë. Me gjithë shpirt. Edhe kur ka humbur. Edhe kur ka fituar. E kemi mbështetur “Kuq e Zi”, me plis të bardhë në kokë, edhe në “Euro 2016” në Paris.

Por nga sonte, shqiptarët kudo që ndodhen do të jenë të ndarë, jo shpirtërisht, as për nga gjuha e gjaku, por për 90 minuta në futboll, dikush duke shikuar Shqipërinë e dikush Kosovën. Me siguri se do të ketë të atillë që herë pas here do ta shikojnë Shqipërinë e herë-herë Kosovën.

Dhe më pas prapë do të jemi NJث. Do të na pëlcasë zemra kur humbet Shqipëria. E do të “çmendemi” nga gëzimi për fitoret dhe sukseset e saj. Do të pikëllohemi në shpirt kur të humbasë Kosova, e do ta “kallim” atmosferën me këngë e valle shqiptare kur të fitojë ajo.

Shumë fat djelmoshave të Shqipërisë!

Shumë fat djelmoshave të Kosovës!

/tesheshi
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

e ja ashtu e fakt , me ngriu telekomanda ne dore dje, sa te shqiperia e sa te kosova ;)....edhe nje fitore sot per tanet dhe jemi ok me planin e pare )
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

e ja ashtu e fakt , me ngriu telekomanda ne dore dje, sa te shqiperia e sa te kosova ;)....edhe nje fitore sot per tanet dhe jemi ok me planin e pare )

Pse luanin te dyja?!

Deri sa te mos dalin te dyja ne finale jemi prap 1, ama nqs ndodh e i bie te perballen bashke.... :mad::mad::mad:
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

Une nuk jam me kosoven :p

haha atehere normal do jemi sic jemi kur lozin ekipet brenda shtetit si TIRONA - SHKODRA! E njejta filozofi me pak fjale :)
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

Te shperndahet pak patriotizmi se i koncentruar na mori frymen :p

hajduti
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

haha atehere normal do jemi sic jemi kur lozin ekipet brenda shtetit si TIRONA - SHKODRA! E njejta filozofi me pak fjale :)

Mos harro,tifozat e Partizanit dhe te Tirones jane "armiq" :p
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

Mos harro,tifozat e Partizanit dhe te Tirones jane "armiq" :p

:p
Ne kete rast behemi me ke loz me mire :p(me fituesin me pak fjale)
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

Bravo Burim, unë kam qejf me fitue Kosova, se Kosova është Shqypni :)
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

Bravo Burim, unë kam qejf me fitue Kosova, se Kosova është Shqypni :)

Le te fitoj kush te doje, per mua jane nje te dyja :)

@Soulmind, jepeshin ne nje ore te dyja, Kosova me Finlanden dhe Shqiperia me Maqedonine.

Me pelqeu ajo cka tha Baton Haxhia....
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

Le te fitoj kush te doje, per mua jane nje te dyja :)

@Soulmind, jepeshin ne nje ore te dyja, Kosova me Finlanden dhe Shqiperia me Maqedonine.

Me pelqeu ajo cka tha Baton Haxhia....

U gëzova shumë që dha gol Shqipëria :D Po fitojmë .
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

e ja ashtu e fakt , me ngriu telekomanda ne dore dje, sa te shqiperia e sa te kosova ;)....edhe nje fitore sot per tanet dhe jemi ok me planin e pare )

e ja ja ...se mos me thoni qe sjam orakull pastaj lol

E kapem planin :)
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

...deshiroj te luhet lojè e paster , prandaj quhet futboll.

Tani jo mè pak se 11:0 kunder KS ... sorry :(
 
Titulli: Nga Burim ETEMAJ: Një komb, dy ekipe!

U gëzuam për Shqipërinë!

U gëzuam për Shqipërinë, ups Kosovën!

Po krej ështtë Shqipëri, çfarë ndarje!
Njësoj s'ikur zen peshqi me 2 grepa! E më vonë inshallah me 3, 4 e më tepër!
E në fund prap inshallah me 1! Nuk ka problem!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top