Nga Beogradi pritet bashkëpunim i mirë me Prishtinën

Kresha

A pretty face can never trick me
Për Brukselin çështja e Kosovës dhe anëtarësimi i Serbisë në BE janë "dy procese paralele", për faktin se Kosovën e kanë njohur 22 vende të BE-së, ndërsa 5 jo, tha ambasadori Vincent Degert, shef i delegacionit të BE-së në Beograd.

"Kosova është një proces paralel dhe gjendet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Bashkimi Evropian nga ana e tij ndihmon në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës", tha Degert në një intervistë për gazetën e Beogradit, "Veçernje novosti".

I pyetur se çfarë raporti pritet nga Serbia ndaj Kosovës dhe nëse do të ketë presion që Beogradi të trajtojë Prishtinën si fqinj, përfaqësuesi i BE-së tha se "ajo që pritet është një bashkëpunim i mirë, bashkë me një debat politik".

"Kërkojmë bashkëpunim në temat praktike sociale, ekonomike për të mirën e të gjithë qytetarëve".

Degert tha se hapi i parë në atë drejtim është "nënshkrimi i protokolleve për sigurinë e linjës administrative midis Ministrisë së Punëve të Brendshme (të Serbisë) dhe EULEX-it", ngase sipas tij "nëse nuk ka bashkëpunim nga kjo dobi kanë grupet e organizuara kriminale", theksoi shefi i delegacionit të BE-së në Beograd. /QIK/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top