Nga 17 shtatori Rruga e Kombit me pagesë, ja sa para do paguani

Nga 17 shtatori Rruga e Kombit me pagesë, ja sa para do paguani

rruga_e_kombit-600x301.jpg


Grupi ndërministror qeveritar dhe kompania koncesionare e rrugës Milot-Morinë kanë përmbyllur procesin e negociatave duke dalë me një formulë konkrete për tarifimin preferencial të banorëve të Qarkut të Kukësit, autobusëve të linjës dhe përdoruesve të shpeshtë.

Burimet nga grupi negociator sqarojnë se të gjitha automjetet e regjistruara në Qarkun e Kukësit do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim. Përdoruesit e Qarkut të Kukësit do të parablejnë përmes telepass në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar.


Reduktimi i tarifës do të prekë gjithashtu edhe linjat e transportit publik, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Tarifa e tyre e kalimit do të jetë gjithashtu 100 lekë me TVSH për një kalim.

Kategoria e tretë përfituese e tarifave të lehtësuara është ajo e përdoruesve të shpeshtë të rrugës ku përfshihen qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët e përdorin aksin rrugor në mënyrë të vazhdueshme. Parimi i vendosur është ai i reduktimit të tarifës në varësi të numrit të udhëtimeve. Sa më shumë të udhëtosh aq më shumë përfiton nga ulja.

Pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e biznesit të Kosovës dhe Shqipërisë, duket se qeveria ka pranuar propozimin e tyre për të shtyrë rinisjen e zbatimit të tarifës në Rrugën e Kombit pas përfundimit të sezonit turistik. ثshtë rënë dakort që kalimi me pagesë të nisë më 17 shtator.

Fatura për politikat lehtësuese do t’i kaloje buxhetit të shtetit, i cili për 30 vite do ti paguaj koncesionarit 48.5 milion euro./TCH/
 
Ket fare rruge,qe nese eshte e vertet fotoia ilustrative,turp me i thene autostrad.
 
me lind pyetja ngaqe eshte autistrade jo per gje tjeter...
sa do ju kushtoje mirembajtja e saj??
e nese ka kosto ( qe me siguri do kete nese duan ta mirembajne) si parashikojne ato ekonomistet tane ta paguajne kete borxh???
cpyes edhe une ... edhe ky do behet si te gjithe te tjeret do bymehet e do ju ven taksa te tjera..
ja pershembull ajri i ndotur ne qytetet e medha sua bejne ta paguani.. e te mendosh qe kontribojne shume per ta ndotur ate..
rrofte ppsh!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top