New York Times: Grandi, Hoteli më i keq në botë!


New York Times: Grandi, Hoteli më i keq në botë!





Gazetari i prestigjiozes amerikane “New York Times”, Andrew Higging ka bërë një reportazh për “Grand Hotel” të Kryeqytetin të Kosovës, duke e konsideruar si hotelin më të keq në botë.
Hotel Grand në kryeqytetin e Kosovës të Prishtinës fyhet rregullisht nëpër internetit.
1-33-801x600.jpg
Ja një shembull:
“i pështirë”,
“një shkatërrim” ,
“një tmerr i vërtetë”,
“ndoshta më i keqi ku kam qenë ndonjëherë “.
2-32-801x600.jpg
Por menaxherët duken të palëkundur nga ky lloj abuzimi.
Ata nuk marrin rezervime online dhe rrallë herë ofrojnë qasje në internet, hoteli i tyre nuk ka llogari e-maili.
Hoteli është i trashëguar nga ish- Jugosllavia dhe ndodhet nën pronësi shtetërore, shkruan gazetari i New York Times, zakonisht është një promovues i zjarrtë i gjithçkaje që vendi i tij ka për të ofruar, ndaj po përpiqet të gjejë ndonjë gjë të mirë për të thënë për hotel Grandin.
3-18-800x600.jpg
“Unë nuk mendoj se është hoteli më i keq në botë, por kjo është për shkak se bota është shumë e madhe” ka thënë Presidenti, duke shprehur mosbesim kur gazetari i tha se po qëndronte atje.
Gazetari shprehet se kur hyri në dhomën e tij me numër 500, mësoi se ishte i vetmi person që po qëndronte aty.
5-13-800x600.jpg
Kati i 13-të ishte bërë strehë për pëllumbat gjë që e dëshmon përmes fotografive.
Bodrumi i këtij hoteli dikur përdorej si një burg për bandat paraushtarake serbe.
“Ky hotel është i humbur në kujtimet e të kaluarës së Kosovës”, shkruan gazetari.
Menaxher i përgjithshëm i Grandit, Rrahim Fazliu, pranon se vendi nuk meriton vlerësimin me pesë yje që ka marrë kur sapo ishte ndërtuar, në vitin 1978.
Por, ai këmbëngul se “me pak grim” mund të bëhet “simbol i suksesi ” për një vend që ende po përpiqet të gjejë hapin e tij gati 20 vjet pas një fushate bombarduese të NATO-s që asgjësoi kontrollin e Serbisë mbi të.
6-6-800x600.jpg
Rrahim Fazliu shton se Hoteli ishte një “pasqyrë e Kosovës” dhe imazhi që pasqyron këto ditë është padyshim më pak tërheqës se sa ajo që shpresohej kur fitoi lirinë në vitin 1999.
Por për të qenë i drejtë, vijon gazetari, Grandi meriton rishikime më të mira se sa ato që merr në internet.
Ka dy kate të përshtatshme për mysafirë, dhomat janë mbajtur relativisht të pastra dhe ofrojnë ujë të nxehtë në çdo rast.
7-5-800x600.jpg
Personeli i vogël që ka mbetur, përpiqet të jetë i dobishëm dhe ata janë zënë ngushtë nga gjendja e lënë pas dore e ambientit të tyre te punës, dikur të respektuar.
Shurije Abazi, një grua 58 vjeçare, e cila filloi të punonte në hotel një muaj pasi u hap siguron që ka ende sapun dhe shampo për mysafirët të cilët nuk ekzistojnë më, por që, në triumfin e shpresës mbi realitetin, ajo mendon se së shpejti do të kthehen.
8-3-800x600.jpg
Presidenti, i cili ka vetëm kujtime të këqija të hotelit në të kaluarën dhe është i dëshpëruar me gjendjen e tanishme, mban plane të mëdha për të ardhmen e hotelit.
“Ndoshta ne mund të ndërtojmë një Kullë Trump atje,” sugjeroi Thaçi./NT/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top