“New Europe”: A është i lidhur Rama me vilën 1.6 mln € të Vlahutin?

P1.jpg



Komisioni Evropian ka blerë së fundmi në Shqipëri një vila me vlerë 1.65 milionë euro në zonën “Rolling Hills” në periferi të Tiranës në Shqipëri.

Në këtë vilë jeton kreu i Delegacionit të BE-së atje, ambasadorja Romana Vlahutin, kur faqja informative “Exit”, raporton se e ka blerë nga një firmë ligjore, që e kishte në pronësi.P1
BE ka shpenzuar 4 700 euro për metër katrorë në një zonë ku çmimi arrin nga 1 000 euro deri në 2000 euro për metër katrorë.

Gazeta me qendër në Bruksel, “New Europe”, thotë se vetëm me një klikim një vilë të tillë mund ta blesh në të njëjtën zonë për një çmim 850 mijë euro, madje edhe më të madhe se sa ajo e blerë për Vlahutin.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç, duke iu përgjigjur interesit të gazetës së përjavshme me qendër në Bruksel, thotë se, vendimi për blerjen e vilës u morë në fund të një analize të plotë, duke përfshirë edhe një studim të tregut si dhe një vlerësim të pavarur të ekspertëve.

“New Europe” i ka drejtuar KE-së një kërkesë për të bërë publik analizën e pavarur dhe studimin e tregut për hir të transparencës.

Një nga argumentet e përdorura për të justifikuar çmimin e lartë është se vila ndodhet 8 km larg zyrave të BE-së në Tiranë, por kjo është e vështirë për të bindur.

Gjithashtu argumenti çmim/cilësi duket vështirë të të bindë sidomos nëse ke parasysh se “Rolling Hills” është një kompleks i ndërtuar kohët e fundit, dhe se deri tani nuk është shitur asnjë vilë tjetër me një çmim kaq të lartë.

P5-BOTTOM.jpg
“New Europe” shkruan se, në kontratën e blerjes firma është vënë nga Romana Vlahurin, por KE ka sqaruar se negociatat kishin nisur para se ajo të emërohej ambasadore në Tiranë.

Më tej, gazeta shkruan se Shqipëri mbetet një vend ku korrupsioni mbetet realitet. Por, gjithashtu dhe delegacioni i BE në Tiranë ka një histori me sjellje problematike në këtë aspekt.

Në fund, “New Europe”, e cilëson Vlahutin një përfaqësuese të BE që nuk e fsheh mbështetjen për Kryeministrin, Edi Rama.

“Një burimi nga Tirana i tha ‘New Europe’, se ambasadorja Vlahutin “bën shumë pak për të fshehur mbështetjen e saj për Ramën. Ndoshta duhet parë se çfarë interesi ka rrethi i Ramës te ‘Rolling Hills’”
Panorama
 
Jo moj jo, vila eshte imja. Tere pensionin e pleqerise kam vene aty :fiu:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top