Neser

Katerina

Antar Aktiv
Do me pelqente ta dija :”çfare do jem neser?”
-Ndoshta një plakë,që mbi urë(teksa mëdyshet për të kaluar ajo) lufton me ndergjegjen e saj.Nuk duhet ta kish braktisur macen në shtëpi.
-Ndoshta një poete, qe i numëron netët e veta me rrënjën katrore të yjeve mëngjezore.
-Ndoshta një këmbësore ,që ecën nëpër kryqëzime ku ka semaforë të njëngjyrshëm.
-Ndoshta një luleshitëse ,që blen kalendarë çdo të hënë,për të mos harruar që çdo lule është një jetë ...që vyshket.
-Ndoshta mësuese letërsie,që i duhet ti mbledh ndërgjegjet e nxënësve edhe kur ata kanë frikë nga gënjeshtrat metamorfike,të cilat i lëshojnë pa ditur përse.
Nuk është e thënë që të jem domosdoshmërisht një nga të mësipërmet.Mjafton,të paktën që të më thonë se nuk do jem kjo,që jam.Që do të kem “Privilegjin”e një përvoje të shkuar.Sot,nuk e kuptoj dot sesi pas disa vitesh do t`i qahem kohës për një të vërtetë të paevitueshme...Madje kam një parandjenjë,se kur të vijë momenti do ta falenderoj,per mundësinë që po më ofron.Sepse Shkolla e Mesme për mua ka qene deri në korrik të 2008 një sfidë.E unë nuk dua t`i bëj bisht sfidave.Sidomos kur bëhet fjalë për sfida ndaj vetvetes .çfarë dua të them me këtë?Kur isha në vit të 4 të tjerët na quanin Maturante ...Para 4 vjetësh më pëlqente ta quaja veten “Adoleshente”e t`i nënshtrohesha çdo veprimtarie që në klasifikimin e vet të mbante këtë epitet.Sot jam e bindur se atëhere nuk isha “unë”.Pra ky është avantazhi i kohës:Zbulimi i vetvetes .Madje një i ri arrin deri aty sa thotë:More, po unë i bëra këto gjëra:-Kopjet në banka orët e matematikës.
-Rrugët më të gjata për në shkollë vetëm për të humbur orët e para.
-Shkrimi i “ثshtë”si shkurti “0”edhe në orën e letërsisë etj.
Njeriu është gjithmonë i hapur ndaj përvojave të reja,por jo sa është në gjimnaz:Ku përballë karaktereve të ndryshme identifikon çdo ditë nga një pjesë të vetvetes.Por më e bukura ende nuk ka ardhur...Dikush më përsëriste shpesh...”Tani do ta kuptoni se ç`është jeta per ju maturantët .Deri këtu keni luajtur.Duhet të njihni përgjegjsitë dhe problemet që këtej e tutje!Sepse nëse deri më sot bota jonë ishte aq e mbrujtur me lehtësira sa gjykimet e shokëve të klasës se ku është më mirë të organizojmë eskursionin,tani një botë tjetër na pret.Ajo ndaj së cilës kemi detyrime!Detyrimi i parë është të justifikojmë vlerën tonë.Nuk besoj se njeriu ka qëllim më parësor se ky.T`i bëj të tjerët të binden jo vetëm për ekzistencën por edhe për thelbin e tij.E ky “Thelb”është dhe sfida e çdo maturanti.Këtu dhe bindem për një kotësi absurde:Fakti se duhet të luftojmë për këtë thelb përpara një flete me alternativa(një testi)...Si mund ta gjej vetveten se s`bën në një formulë euklidiane,kur besoj në hapsirën relative,në romantizmin e Naim Frashërit,kur jetoj me ndergjegjen e Kafkës?E pra unë këtë edhe nuk e kuptoj...Por gjithsesi e bindur se “çdo diell e ka një hije;ndaj duhet jetuar edhe nata.Unë them se do t`ia dalim .Do t`ia dalim për hir të gjithë atyre mësuesve që na sollën këtu,dhe për hir të dëshirës që kemi për të vazhduar shumë më tej .Ndaj dhe e ndjej se duhet të falenderoj të gjithë ata që na u përkushtuan e na rritën si t`u uroj fat të gjithë atyre që janë në pozicionin tim!Suksese!
 
Redaktimi i fundit:
Katerina bravo per kete shkrim :)

Ndjehem krenar per kete kategori brezash qe rritet. Duhet te jesh krenare per pesimizmin qe shfaq. :ciaoo:
 
Katerina bravo per kete shkrim :)

Ndjehem krenar per kete kategori brezash qe rritet. Duhet te jesh krenare per pesimizmin qe shfaq. :ciaoo:

Eshte mosha e tyre nostra qe ja keput ndonjehere kot . Me siguri kur te rritet do buzeqeshe, ndersa do lexoj keto rradhe te shkruara prej saj . Do e hedhe tutje ate qe po lexon e do mendoj ndryshe per te nesermen :)
 
Nuk eshte mosha Mirela por eshte realiteti i sotem qe te ben te shkruash ne kete menyre...Ku jeton mi shoqe??? Ne qiell apo ne toke??????
 
Pergezime Per Temen ..!

“çdo diell e ka një hije;ndaj duhet jetuar edhe nata.Unë them se do t`ia dalim .Do t`ia dalim për hir të gjithë atyre mësuesve që na sollën këtu,dhe për hir të dëshirës që kemi për të vazhduar shumë më tej .Ndaj dhe e ndjej se duhet të falenderoj të gjithë ata që na u përkushtuan e na rritën si t`u uroj fat të gjithë atyre që janë në pozicionin tim!Suksese![/QUOTE]

“çdo diell e ka një hije`` Kjo Eshte Shprehja me e bukur qe ke thene Cdo Njeri Ka Horizontin e tij Dhe Mendoj Qe Cdo NJeri ne jete jeton per te arritur Gjene me te mire .. Te Pergezoj per kete teme .!! Urime Edhe suksese te metejshme :)
 
Last edited by a moderator:
O yll e paske qare fare kete realitetin ,shyqyr me ra ne dore nje nga temat e tua te vyera.
Sa per komentet ketu ,normalisht do ndeshesh me te tille nga me te ndryshmit ,vazhdo ti ,vete hapesira eshte nje burim mrekullish :dong::dong::dong:

Ps. te pershendes shihemi neser:ciaoo:
 
O yll e paske qare fare kete realitetin ,shyqyr me ra ne dore nje nga temat e tua te vyera.
Sa per komentet ketu ,normalisht do ndeshesh me te tille nga me te ndryshmit ,vazhdo ti ,vete hapesira eshte nje burim mrekullish :dong::dong::dong:

Ps. te pershendes shihemi neser:ciaoo:
[/QUO


Faleminderit shum....Epo kjo eshte e bukura e se tashmes qe asnjehere nuk jemi te te njejtit mendim dhe te tjeret duhet ta din kete...

JE SHUM E MIRE T.V.T.B:shoke::shoke:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top