Nesër protesta “Për Drejtësi”, paralajmërime për mijëra protestues

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
flamuri251.jpg


Mijëra protestues janë gati për të marrë pjesë në protestën me moton “Për Drejtësi” të organizuar nesër në Shkup nga Këshilli i Organizatave Shqiptare në Maqedoni.


Organizatorët kanë theksuar se janë gati që marshi të nisë në ora 13.00 para Gjykatave themelore në Shkup duke vazhduar më pas kah Parlamenti, Qeveria dhe duke përfunduar në vendin e fillimit të marshit.

“U bëjmë thirrje gjithë pjesëmarrësve në protestë që të jenë të qetë, ta matur, dinjitozë dhe evropianë në paraqitjen e tyre. Edhe një lëshim i vetëm në këtë protestë e dëmton rëndë imazhin e shqiptarëve dhe shkon kundër interesit kombëtar të popullit shqiptar.

Kërkojmë nga pjesëmarrësit në marsh që në asnjë mënyrë dhe assesi të mos përdorin fjalor i cili nxit urrejtje në baza të ndryshme. Ndalohet rreptësisht fjalori i urrejtjes dhe fyerjes së tjetrit. اdo lloj fyerje në baza etnike shkon në mënyrë direkte kundër qëllimeve të protestës”, ka theksuar një nga organizatorët, Valon Kurtishi nga “Illyricum Libertas”.

Drejtuesit e këshillit të protestave kanë deklaruar se distancohen nga çdo lloj manipulimi politik apo partiak i protestës”, ka theksuar Ibrahim Koça, i cili ka ftuar qytetarët që t`i bashkëngjiten këtij marshi, që sipas tij do të jetë masiv dhe presin pjesëmarrjen e mbi 20 mijë vetave. Qëllimi i protestës është ngritjen e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit.

KOSH ka organizuar transportimin e protestuesve me autobusë nga disa qytete si Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, etj. Protesta deri tani është mbështetur nga Demokracia e Re, BDK, BDSH por edhe duke përfshirë Lëvizjen VETثVENDOSJE! nga Kosova si dhe një numër të madhe të organizatave e lëvizjeve të tjera. Për mospjesëmarrje në protestë është deklaruar edhe Lëvizja “ZGJOHU!”. (INA)
 
Titulli: Nesër protesta “Për Drejtësi”, paralajmërime për mijëra protestues

o sote o kur lufta ka me fillu
 
Titulli: Nesër protesta “Për Drejtësi”, paralajmërime për mijëra protestues

Shkup: Mijëra protestues marshojnë drejt institucioneve

fff3231.jpg


Mijëra shqiptarë po defilojnë rrugëve të Shkupit në protestën e filluar me marshin e nisur nga pallatet e gjykatave.

Me brohoritje “Liri, barazi dhe drejtësi” ka nisur protesta masive, ku protestuesit me sllogane, flamujt dhe pankarta janë nisur në drejtim të Parlamentit, më pas duke kaluar tek godina e Qeverisë dhe duke u rikthyer në vendin e fillimit të protestave para gjykatave, raporton agjencia e lajmeve INA.
Në protestën me moton “Për drejtësi” po marrin pjesë rreth 40 shoqata joqeveritare shqiptare, të cilët siç theksuan se po shprehin politikën qeveritare diskriminuese antishqiptare.

Në mesin e protestuesve janë edhe deputetët e Demokracisë së Re, Flora Kadriu, Abedin Zymberi dhe Sulejman Rushiti. Turmat e protestuesve po ndiqen nga forca të shumta të policisë, ndërkohë organizatorët kanë angazhuar rreth 200 aktivistë që do të përkujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Në letrën që do të lexohet pranë Parlamentit, protestuesit do të kërkojnë ndërperjen urgjente të gjykimit të rasteve të Hagës, si dhe të bëhet lirimi i të burgosurëve të rasteve të Sopotit, Brodecit, por njëkohësisht kërkohet edhe ndërprerja e realizimit të projektit “Shkupi 2014”. (INA)

---------- Post added at 08:51 ---------- Previous post was at 08:42 ----------

Shkup

Me brohoritje të zëshme UاK dhe Shqipëri etnike, Liri për të dënuarit të Sopotit dhe Brodecit, disa mijëra shqiptarë të cilët në dy grupe vinin prej اairit dhe nga Panairi i Shkupit, me flamuj shqiptar dolën sot në protesta kundër çdo lloji të diskriminimi.

Nën parullën „Për drejtësi“ kërkojnë që të ndërpritet procesuimi i rasteve të Hagës, të lirohen të dënuarit në rastet e Sopotit dhe Brodecit, kërkojnë që të përdoret shqipja si gjuhë zyrtare dhe të përdoren simbolet shqiptare.

Marshi protestues simbolikisht filloi para pallatit gjyqësor. Demonstrantët më pas do të shkojnë para Kuvendit, pastaj para Qeverisë.

Sigurimi policor është në nivel të lartë, pallatin gjyqësor e sigurojnë policë të thjeshtë, special, si dhe policia ushtarake.

Grupi parlamentar i Demokracisë së re, Flora Kadriu, Abedin Zumberi dhe Sulejman Rushiti, pa liderin Imer Selmani iu bashkangjitën protestës që të shprehin mbështetjen për demonstrantët.

Këshilli i 40 organizatave të shqiptarëve paralajmëruan se do të kërkojnë ndërprerjen urgjente të procesuimit të lëndëve të Hagës, lirimin e të burgosurve të Brodecit dhe Sopotit, si dhe ndërprerjen e projekteve që shkaktojnë diskriminim etnik dhe fetar. /Makfaks/

---------- Post added at 08:54 ---------- Previous post was at 08:51 ----------

Kryetari Osmani mbështet fuqishëm protestën “Për drejtësi”
10.05.2010
Telegrami i kryetarit të komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani, drejtuar organizatorëve të protestës “Për drejtësi”

Të nderuar,

Padrejtësitë permanente që u bëhen shqiptarëve, diskriminimi në punësim, proceset e montuara gjyqësore, mos implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, janë pjesë e mozaikut antishqiptar në Maqedoni. Mu për këtë arsye, protestën e organizuar nën moton “Për drejtësi” e përkrahim fuqishëm dhe i bashkëngjitemi kërkesave të drejta të protestuesve.

Shtetet multietnike funksionojnë me respektim të ndërsjellë e jo me majorizime dhe diskriminim në baza etnike dhe fetare. ثshtë koha e fundit që t’i jepet fund kësaj politike e cila për fat të keq shkon në dëm të vet shtetit të Maqedonisë dhe të popujve që jetojnë në të. Ne nuk dëshirojmë të jemi forca destruktive që nuk ia do të mirën shtetit tonë të përbashkët.

Në pamundësi që të jem i pranishëm në protestën tuaj, me këtë shkresë ju jap mbështetje të parezervë, me dëshirë që kjo protestë të kalojë në frymën e demokracisë duke e shprehur mendimin e lirë dhe zërin e protestës dhe pa mos lejuar që e njëjta të keqpërdoret nga qëllimkëqijtë.

Me respekt,

Kryetari i komunës së Gostivarit
Dr. Rufi Osmani /gostivari.gov.mk/

---------- Post added at 09:21 ---------- Previous post was at 08:54 ----------

Protesta: KOSH shpalosi kërkesat, stop politikave represive


Marshi i mijëra protestuesve pas defilimit para Parlamentit, më pas është ndaluar para Qeverisë, ku Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH) ka lexuar edhe letrën publike me kërkesat e saja.



Ibrahim Koça nga KOSH theksoi se protesta e këtill detyroi shqiptarët që të dalin në rrugë në shenjë revolte kundër diskriminimit qeveritar antishqiptar. Organizatorët theksuan se marshi protestues nga Gjykatat, më pas Parlamenti dhe në fund Qeveria, simbolizon trinomin diskriminues institucional kundër shqiptarëve në Maqedoni. “Gjykata që dënon shqiptarët e pafajshëm, Parlamenti i dominuar nga maqedonasit që sjellin ligje antishqiptare si dhe Qeveria që aplikon më pas ligje antishqiptare”, kanë theksuar organizatorët, raporton agjencia e lajmeve INA.

Ndër kërkesat e shpalosur nga protestuesit janë: lirimi urgjent i të burgosurëve të rasteve të Sopotit, Brodecit; ndërprerja e procesve të hapura të Hagës; ndriçimi i fatit të personave të zhdukur nga uniformat zyrtare në vitin 2001 e më tej, ndërprerja e politikave diskriminuese në arsim, ekonomi dhe kulturë; ndërprerja e projektit Shkupi 2014, zgjidhja urgjente e përdorimit të gjuhës shqipe, simboleve kombëtare dhe ndarja e buxhetit në bazë proporcionale etj.

KOSH i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyrë në sistemin respresiv të pushtetit gjyqësor në Maqedoni dhe ndaj institucioneve të tjera represive. “Barazia e plotë e dy komuniteteve kryesore është rruga e vetme dhe me sigurt për të arritur në BE dhe NATO. Rruga jonë e vetme është integrimi në BE dhe NATO”, ka theksuar Valon Bela nga KOSH, i cili ka faleminderuar për pjesëmarrje mijëra protestuesit në protestën “Për Drejtësi”.

Protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë, nën mbikqyrjen e forcave të mëdha të sigurisë që janë të pozicionuara për të siguruar rendin dhe qetësinë për gjatë vijës së protestuesve në rrugët qendrore të Shkupit. Nga informacionet e para të organizatorëve të protestës, bëhet e ditur se pjesëmarrës kanë qenë rreth 10 mijë protestues. (INA)
 
Titulli: Nesër protesta “Për Drejtësi”, paralajmërime për mijëra protestues

Pamje nga protesta qe u zhvillua sot ne Shkup:

i1d8j71.jpg

1112gyu1.jpg
 

Attachments

  • i1d8j71.jpg
    i1d8j71.jpg
    84 KB · Shikime: 0
  • 1112gyu1.jpg
    1112gyu1.jpg
    51.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Nesër protesta “Për Drejtësi”, paralajmërime për mijëra protestues

Pamje nga protesta qe u zhvillua sot ne Shkup:

i1d8j71.jpg

1112gyu1.jpg

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • i1d8j71.jpg
    i1d8j71.jpg
    84 KB · Shikime: 0
  • 1112gyu1.jpg
    1112gyu1.jpg
    51.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Nesër protesta “Për Drejtësi”, paralajmërime për mijëra protestues

Shume mire bejne ,njerzit po ndergjegjesohen ....e kjo eshte shume e rendesishme .
 
Titulli: Nesër protesta “Për Drejtësi”, paralajmërime për mijëra protestues

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top