Nesër pritet të realizohet ekstradimi i Shkodran Idrizit

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Autoritetet gjermane kanë refuzuar kërkesën e ish-pjesëtarit të UاK-së, Shkodran Idrizit për azil politik në Gjermani. Pas këtij vendimi më së largu nesër pritet ekstradimi i tij për në Maqedoni.


Avokatët mbrojtës gjerman kanë dështuar në përpjekjet e tyre maksimale për të mos kryer ekstradimin e ish-pjesëtarit të UاK-së, Shkodran Idrizi, i cili u arrestua javën e kaluar nga policia gjermane, i cili kërkohet për ekstradim nga autoritetet maqedonase të drejtësisë në Shkup.Pas refuzimit të azilit politik nga autoritetet gjermane nesër pritet ekstradimi i tij për në Maqedoni.

Ministria e Drejtësisë tashmë ka bërë gati të gjitha procedurat dhe më së largu nesër pritet ekstradimi i tij në Maqedoni. Kjo është vërtetuar edhe nga familjarët e Shkodran Idrizit.

Ish-pjesëtari i UاK-së, Shkodran Idrizi është njëri ndër të akuzuarit për maltretimin e punëtorëve maqedonas gjatë konfliktit të vitit 2001, lëndë gjyqësore që u kthye nga Tribunali i Hagës, për shkak të mungesës së fakteve. Në mbrojtje të Shkodran Idrizit kanë dalë shoqatat e veteranëve të luftës, të cilët kërkojnë mos ekstradimin e tij dhe lënien të lirë, për shkak të amnistisë së shpallur për të gjithë pjesëmarrësit e konfliktit të vitit 2001. (INA)
 
Titulli: Nesër pritet të realizohet ekstradimi i Shkodran Idrizit

Shtyhet ekstradimi i Shkodran Idrizit

Ish-pjesëtari i UاK-së, Shkodran Idrizi të mërkurën është transferuar nga Kelni në Dyseldorf ku edhe sonte do ta kaloj natën. Ekstradimi i tij është për në Maqedoni është shtyer për ditën e nesërme.
Kjo është vërtetuar nga avokati i tij në Gjemani i cili nuk ka dhënë sqarime për shtyrjen e ekstradimit.


Shkodran Idrizi është njëri ndër të akuzuarit për maltretimin e punëtorëve maqedonas gjatë konfliktit të vitit 2001, lëndë gjyqësore që u kthye nga Tribunali i Hagës, për shkak të mungesës së fakteve. (INA)
 
Titulli: Nesër pritet të realizohet ekstradimi i Shkodran Idrizit


Shkodran Idrizi ekstradohet në Maqedoni
15 janar- Idrizi ishte arrestuar nga policia gjermane muajin e kaluar. Kërkohej me dy fletarreste për rastin "Punëtorët e Mavrovës" dhe për falsifikim të dokumenteve. Idrizi është arrestuar sipas vendimit të gjykatës gjermane që të ekstradohet në Maqedoni. Pas fletarrestit ndërkombëtar që e kishte lëshuar policia e Maqedonisë, Idrizi është arrestuar para tre muajve, por pastaj është liruar nga policia gjermane.


Shkodran Idrizi i akuzuar për rastin "Punëtorët e Mavorvës", sot është me sigurim të madh policor është ekstraduar nga Gjermani në Maqedoni.

Ministria e Drejtësisë konfirmoi se në bazë të nenit 12 të Konventës Evropiane për ekstradim, sot nga Republika Federale e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë është ekstraduar Idrizi, për shkak të vujatjes së dënimit me burg prej një viti, i shqiptuar me aktgjykim nga gjykata kompetente për vepra penale, falsifikim të dokumenteve dhe për shkak të ndjekjes së personit të akuzuar për veprat penale pët të cilat është kërkuar ekstradimi sipas aktakuzës së dorëzuar të Prokurorisë kompetente publike.

Idrizi ishte arrestuar nga policia gjermane muajin e kaluar. Kërkohej me dy fletarreste për rastin "Punëtorët e Mavrovës" dhe për falsifikim të dokumenteve. Idrizi është arrestuar sipas vendimit të gjykatës gjermane që të ekstradohet në Maqedoni. Pas fletarrestit ndërkombëtar që e kishte lëshuar policia e Maqedonisë, Idrizi është arrestuar para tre muajve, por pastaj është liruar nga policia gjermane.

Familja e Shkodran Idrizit ishte kundër ekstradimit dhe padisë së tij, si dhe partitë politike shqiptare të cilët vlerësojnë se Shkodran Idrizi është përfshirë me ligjin e amnestisë dhe nuk duhet të hapet rasti "Punëtorët e Mavrovës".

Rasti "Punëtorët e Mavrovës" është njëri nga katër lëndët për të cilat Tribunali i Hagës ka vendosur të mos hap procedurë dhe i ka kthyer në procesuim në Maqedoni.


TV Koha
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top