Nesër nis Ramazani, KM: Agjërim të lehtë e adhurim të pranuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nesër nis Ramazani, KM: Agjërim të lehtë e adhurim të pranuar

meka-kaba-naslovna-940x560.jpg


Për besimtarët myslimanë nesër nis Muaji i Ramazanit. Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron mbarë myslimanët shqiptarë agjërim të lehtë e adhurim të pranuar.

“Le të sjellë ky në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. Zoti Fuqiplotë e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë!” uron Komuniteti Mysliman.

Besimtarët myslimanë nga mbarë bota fillojnë më 16 maj muajin e Ramazanit, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Thelbi i agjërimi është të qenët urdhër i Zotit, dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë ai ka një varg të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Agjërimi është një shkollë që sjell një efekt pozitiv të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë. Gjatë periudhës njëmujore të kësaj disipline shembullore ndjenjat e të pasurit zgjohen për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes së gjithanshme të anëtarëve të shoqërisë, që ndonëse nuk janë të një niveli force, pozite e kamje.

Kur besimtari nis agjërimin e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë komunitetit të besimtarëve dhe realizimit të këtij obligimi në të njëjtën mënyrë dhe për motive e qëllime të njëjta. Kjo mënyrë unike agjërimi kultivon unitetin dhe barazinë në mbarë botën islame.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.


(gazeta-Shqip.com)
 
Urime te gjitheve vellezerve e motrave muslimane Shqiptare muajin e RAMAZANIT.

agjerim te lehte...

Darius
 
Agjerim te lehte kush agjeron, e Zoti na pranofte agjerimin dhe cdo adhurim tjeter qe bejme.
 
Ju faleminderit :)

Dhe une nga zemra per zemrat uroj Gezuar Ramazanin! Qofte zemra jone ne paqe me Zotin dhe me njerezit!
 
Gezuar Ramazanin e argjerim te lehte
 
Agjerim te mbare... me krahe te lehte dhe zoti jua u pranofte.
 
Rama tregon ndryshimin e Xhamisë Et’hem Beu: Agjërim të lehtë (Foto)

32785928_10155813665236523_7400054842271465472_n.jpg


Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar disa foto të restaurimit të Xhamisë Et’hem Beu në kryeqytet. Krahas fotove, ai ka uruar edhe një agjërim të lehtë për besimtarët myslimanë.

“Mirëmëngjesi dhe me këto foto nga kantieri i restaurimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, pjesë e programit ‘Rrugët e Besimit’ që mundëson restaurimin e objekteve të Kultit si pjesë e zhvillimit të Turizmit Kulturor, ju uroj të gjithë qytetarëve myslimanë agjërim të lehtë”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

32582823_10155813664591523_7295365061676105728_n.jpg


32661387_10155813664546523_7085402995545866240_n.jpg


32678496_10155813664511523_600498305574633472_n.jpg


32832700_10155813664616523_1127569051392933888_n.jpg


32926266_10155813664931523_3009106335854755840_n.jpg


32785928_10155813665236523_7400054842271465472_n.jpg
 
Agjerim te lehte per gjith ata se agjerojn...

Urime muaj i BEKUAR...i Ramazanit.
 
Perse Shqiptaret I thone Ramazan e gjithandej I thone Ramadan ?

Ps... Agjerim te mbare per te tere besimtaret Shqiptare.
 
Ramadan eshte Arabisht dhe origjinali.
Ne e kemi prej turqishtes qe i thone ramazan. ama Ramadan duhet.
 
Contradiction everywhere ... and ppl call it a religion . I see I got it
 

Urime Muaji i shenjte i Ramazanit per te gjith besimtaret muslimanë, kudo qe janë.

Zoti qoftë me JU!

Ju uroj agjerim të lehtë, të këndshëm dhe të pranuar....
 
yes. thats true. it has a lot of contradiction. But u knw.. ppl like to believe somewhere.. stupid them.. let them be...
 
Not smth to be encouraged and be proud off ... I won’t say let it be on this case .
 
Contradiction for 1 letter :p Meme of the year !
 
Argjerim te lehte te gjithe ju qe agjeroni e zoti ju pranofte lutjet qe i drejtoni.
 
Janë disa pamje që tregojnë vendin më të shenjtë të Islamit, pamje që nuk i keni parë kurrë më parë.

Sipas Euronews, Xhamia e Madhe në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, zakonisht do të mbushej me njerëz ditën e parë të Ramazanit.

Por me vendin në bllokim të rreptë për shkak të coronavirusit, kjo hapësirë tanimë është e zbrazët.

Gjithashtu, miliona myslimanë në mbarë botën shënuan fillimin e Muajit të Ramazanit të premten nën kufizime të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.



Shumë nga praktikat tradicionale të Ramazanit, përfshirë adhurimin në xhami duhej të ndaleshin për shkak të coronavirusit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top