Ado
FISEBILIL-LAH
Nesër mbahet takim për Gripin A H1N1
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, organizon nesër një takim gjithëpërfshirës për Gripin A H1N1.
Në këtë takim do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Alush Gashi dhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë Enver Hoxhaj.
Takimi mbahet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ndërsa pjesëmarrës përveç dy ministrave do të jenë edhe krerët e IKSHP-së, QKUK-së, Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, përfaqësues të instituteve rajonale shëndetësore, Inspektoratit Shëndetësor, Farmaceutik e Sanitar, përfaqësues të Policisë kufitare, Doganave dhe të strukturave të tjera të involvuara në menaxhimin e pandemisë.
Në këtë takim do të diskutohet për masat e ndërmarra deri më tani për menaxhimin e Pandemisë së Gripit të ri AH1N1, zhvillimet aktuale rreth pandemisë dhe veprimet e mëtejme që do të ndërmarrin institucionet e Kosovës për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë. /Telegrafi/