Nese... (NDAL Ndotjes Akuistike - Shpetoni Planetin)

alfonci

Veri investigatio
Ngrohja globale besoj se nuk eshte nje term i padegjuar nga ndonjeri ketu, sidomos per ju qe jeni mbi te tjera perdorues te internetit. Por planeti nuk demtohet vetem nga dioksidi i karbonit qe leshohet ne ajer duke rezultuar ne rritjen e temperaturave, shkrirjen e akujve dhe rritjen e nivelit te ujit ne bote. Nuk jane rezultatet e ketij fenomeni qe sugjerohet te diskutohen ketu, por nje dhoj tjeter ndotjeje. Behet fjale pikerisht per ndotjen atmosferike nga xhurmet e krijuara ne emer te fese nga komunitete te ndryshme fetare.

Duke qene vete nje viktime i tille i kesaj ndotjeje mendova qe do te ishte e arsyeshme te krijohet pak hapesire per te diskutuar opinionet tona, per te ballafaquar argumentat dhe per te shikuar ne teresi sesi mendojme per kete c'eshtje nese eshte e pamundur per te arritur ne nje konkluzion. Te trajtojme xhurmat qe dalin nga renia e kembanave, nga kendimi i hoxhes apo xhurma te tjera qe jane plotesisht te menjanueshme, qe jane plotesisht kunder vullnetit te popullit dhe jo rradh nje shqetesim i perditshem i tyre me te cilin ato duhet te jetojne.

Gjate veres duke qene se jetoja jashte per pak vite dhe kisha harruar per pak kohe sesi ato xhurma ndikojne mbi mua ishte shume e veshtire per tu pershtatur me situaten. Qe heret ne mengjes diku aty nga ora 4-5 ja fillonte hoxha tek xhamia ne piac te shkodres te kendonte apo me mire fliste ne nje gjuhe sa te pakuptueshme per mua po aq edhe shqetesuese pasi gjithnje me zgjonte nga gjumi. Sikur kjo te mos mjaftonte rreth ores 7 e mengjesit ja fillonin te binin kembanat e kishave. Duke qene se jetoj ne afersi te qendres i takon qe une te ndeshkohem disa here ne kete menyre. Nje here nga katedralja, nje here tjeter nga Kisha e Fretenve ne Gjuhadol dhe nje tjeter nga nje kishe e vogel aty ne lagje. Une isha i shqetesuar dhe i ndikuar seriozisht nga zhurmat qe krijoheshin. Por fatkeqesisht nje vokalist kundershtues qe kerkonte shume por e shite te pamundur per te arritur dicka, sidomos ne nje periudhe aq te shkurter kohore.

Sikur mengjesi te mos mjaftonte rutina vazhdonte me pas ne oret e pikut te mesdites aty rreth ores 12 deri rreth ores 1. Pastaj si per ironi ishte edhe pershendetja e fundit e dites aty rreth oreve te para te nates.

Por nuk ishte vetem vendodhja e shtepise sime ajo qe ma bente te pamundur qe te ndahesha nga keto zhurme te padeshiruara qe me sherbenin pak ne ditet e mia. Duke qene se qyteti ka nje qender ku ne nje fare menyre gjithcka realizohet ne nje hapesire te caktuar duke filluar qe nga aktivitet argetuese duke ju lene vend te gjithe restoranteve dhe bareve me te mira ne qytet ne afersi te mjaftueshme per ti degjuar keto zhurme sa here qe ato te leshoheshin si nota demtuese ne veshet e kalimtareve. Ishte e pamundur t'iu largoheshe atyre megjithse deshira ishte shume e madhe.

Por shqetesimi im personal nuk eshte i izoluar. Dicka e tille eshte shqetesim per shoqerine ne tersi. Di raste te panumerta kur qytetaret ja fillojne te perdorin fjalore fyes sahere qe hoxha fillon te kendoje apo kembanat bien ndersa ato jane duke jetuar jeten e tyre. Kjo do te thote padyshim se shoqeria ne tersi eshte e shqetesuar, por zerat nuk jane te bashkuar. Vetem kur ato jane te bashkuar dhe kerkojne qe shqetesimi te trajtohet ne menyren e duhur ato do te arrijne ti afrohen mundesise se zgjedhjes se problemeve te tyre. Mundesite jane te pafundme duke filluar qe nga mbledhja e nje peticioni nga qytetaret dhe ta drejtojne ate ne keshillin bashkiak, ta drejtojne shqetesimin e tyre tek qytetaret e tjere duke ja bere te ditur kete medias apo kerkesave te tyre ndaj zyrtareve te komuniteteve fetare per ti dhene ato vete zgjidhjeje ketij problemi.

Kujt i sherbjene ato zera te leshuar ne atmosfere? Pergjigja e disave mbase mund te jete se ju drejtohet besimtareve. Por pyetja ime tjeter eshte ateheran se kush jane besimtaret, ato qe thjeshte identifikohen si besimtare apo ato qe kryejne me zell te larte te gjitha ritet fetare? Pavarsisht pergjigjes dhe numrit te besimtareve te cilitdo komunitet fetar nuk mund te mendoj per nje argument te logjikshem qe do i favorizonte keto zhurma per te vazhduar te nderhyjne ne jetet e qytetareve. Nuk eshte numri i qytetareve qe jane besimtare qe i favorizon ato, pasi sado i madh qe te jete ai, kur ndikohet jeta e pakices qe pavarsisht vogelsise se saj kjo eshte e jashteligjshme.

Ne kushtetuten shqiptare feja dhe shteti jane te ndare. Pra ne kete kontekst feja eshte e veteadministruar sic eshte po ashtu edhe shtetit. Shteti eshte perfaqesues i te gjithe qytetareve ndersa komunitetet fetare jane perfaqesues vetem te atyre qe identifikohen ne radhet e tyre. Sheteti duke qene i krijuar nga njerezit per t'iu sherbyer atyre eshte i detyruar qe te shikoje gjithnje interesat e popullit, te zgjedhe ndaj argumentave te tyre ate qe ju sherben me mire interesave te tyre dhe te mbroje te drejtat e individit pasi ai individ i ka kushtezuar lirine individuale vetevetes per t'ia dhene shtetit ne menyre qe ai ta siguroje ate dhe ta mbroje nga rreziqet qe mund ti kanosen nga individet e tjere. Pra ne kontekstin e ligjshmerise shteterore nese individed i kerkojne shtetit qe kjo c'eshtje te trajtohet shteti eshte i detyruar qe jo vetem ta trajtoje por te mbroje te drejtat e individid. Individet nuk qene pyetur ndonjehere per te qene te denuar nga nje trajtim i tille. Megjithse ato kane dalur shume pak ne kundershtim te tyre per arsye te ndryshme qe nuk eshte e rendesishme te trajtohen ketu, koha eshte tani. Intepretimin e kushtetutes do ta bente organi kompetent per kete qe eshte Gjykata.

Por e c'fare rendesi eshte kjo per besimtaret? Kjo ka pak vlere per besimtaret. Ne radhe te pare ne librat e shejnte te komuniteteve respektive nuk gjendet asnje varg qe i cileson keto vitale ne mbarevajtjen e besimit. Madje ato nuk i kane rrenjet aq te hereshme saqe te shkojne aq larg, po jane krijuar me kalimin e kohes nga njerez me autoritet qe kane perfaqesuar komunitetet fetare. Duke patur parasysh kohen ne te cilen jetojme dhe nivelin e larte te mundesive te komunikimit kjo forme e hereshme qe gjen pak aplikim ne ditet tona. Duke filluar qe nga oret me alarm, te vazhdojme me median vizive dhe te shkruar, duke perfunduar me celularet dhe kompjuterat individed kane mundesi te pafundme per te qene ne dijeni te kohes. Duke mos lene pas oret e dores personale te cilat i plotesojne te gjitha kushtet qe individi te jete i informuar. Duke qene i informuar atij i jepet mundesia qe te zgjedhe vete nese do te lutet apo jo. Ne kete menyre do te menjanoheshin shqetesimet e masave dhe mundesite e realizimit te kerkesave te pakicave jane te mundeshme. Keshtu mund te arrihet ne nje bote ku te drejtat e pakicave dhe shumicave jane te mbrojtura dhe nuk kemi as qytetaret te shqetesuar dhe te kushtezuar per te vazhduar me jeten e tyre.

Perfundimi eshte se shoqeria eshte e shteqesuar nga ky fenomen, por ka bere dhe ben pak per ti dhene pergjigje ketij problemi. Lirite e disave jane te cenuara nga ky fenomen ndersa ju jepet trajtimi i vecante nje pjese tjeter qe nuk dihet saktesish nese eshte apo jo ne anen e shumices apo pakices. Egzistojne rruge te shumta per ta zgjedhur problemin ne menyre demokratike dhe paqesore nga vetedijesimi i shoqerise. Keto menyra komunikimi jane te jashtkoheshme dhe gjejne aplikim te paket ne shoqerine e diteve tona. Nje pjese e mire e shoqerise e gjen veten te shqetesuar nga keto zhurma. Koha eshte e nje rendesie te vecante prandaj duhet filluar me punen qe tani. Nje shoqeri e shendoshe fillon nga individe te vetedijesuar, nga individe te lire per te vendosur per veten dhe te pa shqetesuar nga shumica. Mbi te gjitha keto menyra komunikimi nuk jane te nje rendesie vitale per lirite e individit per te nenshtruar praktikat e tij fetare por mbi te gjitha keto jane ne cenim me ligjet baze te kushtetutes sic eshte laiciteti.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top