Nëse lind vajzë, nëna ka probleme me zemrën

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Një studim sugjeron se gratë me sëmundje kardiovaskulare kanë më shumë shanse të lindin pasardhësit femra
cfc47bce0040362704f2c02699c09918.jpg

Sëmundjet kardiovaskulare apo problemet në zemër duket se favorizojnë lindjen e fëmijëve të seksit femër në 75 për qind të rasteve, sugjeron një studim i ri, i paraqitur në “World Heart Federation World Congress of Cardiology”, e mbajtur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga 18 në 21 prill 2012.

Përfundimet e studimit treguan se nga 216 fëmijë të lindur në 200 nëna, 75 për qind e tyre ishin femra.

Deri këtu mund të duket se nuk ka asgjë të veçantë, por vetëm se ka pasur një prevalencë të femrave ndaj meshkujve. Megjithatë, veçori është se gratë në studim u diagnostikuan të gjitha me një formë të sëmundjeve të zemrës.

Sipas studiuesve, ky është studimi i parë që tregon mbi marrëdhëniet që ekziston mes gjinive (seksit të fëmijëve) dhe sëmundjes së zemrës te nëna.
Studimi mund të ketë një vlerë të dyfishtë: nga njëra anë, është e dobishme në parashikimin e gjinisë së foshnjës, ndërsa dihet se nëna që do ta sjellë në jetë vuan nga ndonjë sëmundje e zemrës; dhe nga ana tjetër, lindja e një fëmije të seksit femër mund të sinjalizojë praninë e mundshme të një sëmundjeje kardiovaskulare te nëna, e cila, ndërkohë nuk është në dijeni.

Në këtë studim, 64 për qind e pjesëmarrësve ishin diagnostikuar me simptoma të ndryshme të sëmundjes se valvulës së zemrës, e cila prek një ose më shumë valvula të saj, në varësi të shkallës së sëmundshmërisë. Rezultati i veçantë dhe i papritur i këtij studimi ka nxjerrë në pah një fakt interesant. Në qoftë se deri tani besohej se është sperma e mashkullit, dhe në veçanti kromozomet ato që përcaktojnë seksin e fëmijës, në këtë rast është një anë e rëndësishme e shëndetit të nënës, dhe pikërisht gjendja e zemrës së saj.

Pra, nëse deri tani keni lindur vetëm fëmijë të seksit femër dhe nuk e dini nëse vuani nga ndonjë sëmundje kardiovaskulare, një vizitë te kardiologu duhet marrë gjithmonë në konsideratë.

G.SHQIP
 
Pe: Nëse lind vajzë, nëna ka probleme me zemrën

Kjo puna e gjetjes se seksit te femijes me duket budallallek...Femija eshte bekim si femer si mashkull qofte,sme pelqejne keta detyrat qe merr shkenca me keta studime...Jo po ashtu lindi djale,jo po keshtu lindi vajze...Te linde cte doje rendesi ka te jete mire femija dhe nena...
 
Pe: Nëse lind vajzë, nëna ka probleme me zemrën

po une qe kam cun dhe goce??

e mire qe qenkam bere me zemer heren e dyte ...se le koken pas saj :)
 
Titulli: Nëse lind vajzë, nëna ka probleme me zemrën

Clidhje kane njera me tjetren skuptova. Gjinia bebit varet nga dita qe behet koncepcioni ( ne diten fertile =mashkull, nje dite para/mbrapa dites fertile- femer). Prandaj lindin me shume femra se kane shance 2:1 ( para meshkujve).

Se mund te shfaqen semundje zemre gjate bares ( sic mund te jete hipertensioni), ndodh dhe per te 2 gjinite e bebeve, por sdmthn qe e kane fajin bebe-vajzat.
 
Pe: Nëse lind vajzë, nëna ka probleme me zemrën

e habitshme dmth mami im vuan nga zemra qe paska ber 3 goca?lol ajo e ka zemren top :D
 
Back
Top