! - !
Once upon a time...
Jetesa në prani të një qeni, nuk i bën mirë vetëm humorit, por edhe shëndetit. Një studim amerikan i Universitetit të California ka zbuluar se prania e qenit pranë njerëzve, i mbron ata nga sëmundjet alergjike, si astma dhe i ftohti. Gjithçka në sajë të një bakteri të mirë që ekziston në aparatin tretës njerëzor, rritja e të cilit favorizohet pikërisht nga prania e qenit. U zbulua se qentë që jetojnë pjesërisht në ambient të hapur por edhe në banesë, mbartin mikrobe edhe brenda shtëpisë, një pjesë e të cilëve ndodhen në aparatin tonë tretës. Studiuesit morrën një monstër nga pluhuri i lëshuar prej qenve në shtëpi dhe një pluhur tjetër pa praninë e qenve, duke vënë në provë sistemin imunitar të disa personat. Rezultoi se personat e ekspozuara ndaj pluhurit të qenit kishin një reaksion alergjik më të vogël krahasuar me personat e ekspozuara nga pluhuri i zakonshëm. Kjo gjë duket se ndodhi pasi bakteri i mirë që ndodhet në aparatin tretës të njeriut është aktivizuar direkt pas kontaktit me pluhurin e qenit duke e bërë organizmin më rezistent./a.y/noa.al/