Nëse “humbni” nervat dhe ndieni lodhje, pini një gotë ujë

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0223210429145_m.jpg


Njerëzit të cilët ndihen se “i kanë” humbur nervat shumë lehtë mund të qetësohen, nëse pinë një gotë ujë.
Dehidrimi i lehtë mund të çojë deri te ndryshimi i gjendjes shpirtërore, mund të ndikojë në nivelin e energjisë dhe në aftësinë e të vlerësuarit të qartë, thuhet në një hulumtim të Universitetit të Cennecticutit.

Nëpërmjet këtij hulumtimi është konstatuar se nga humbja e lëngjeve e shkaktuar nga ushtrimet trupore apo thjeshtë nga mosmarrja e mjaftueshme e sasisë së ujit, madje edhe kur qëndroni ulur, efekti është i njëjtë.

Gjatë hulumtimit është konstatuar që dehidrimi te femrat e reja shkakton dhembje koke, lodhje, mundime dhe humbje të koncentrimit. Ky fenomen nuk i kursen as meshkujt. Te ata kjo shfaqet me lodhje, aftësi që të qëndrojnë zgjuar, në memorie, në tendosje nervash, por përfshihen edhe nga ankthi. Mirëpo, ndryshimi i gjendjes shpirtërore dukshëm më shumë shfaqet te femrat se sa te meshkujt, si kur janë duke pushuar, ashtu edhe gjatë ushtrimeve trupore. /Telegrafi/
 
Titulli: Nëse “humbni” nervat dhe ndieni lodhje, pini një gotë ujë

ooooo me ne fund....goca do rri me shishe uji ne dore....sa here acaroheni do ju ofroje uje pa fund, deri sa te pushoni LOL LOL LOL
 
Titulli: Nëse “humbni” nervat dhe ndieni lodhje, pini një gotë ujë

Po kur pi uje dhe njekohesisht je dhe me nerva dhe e lodhur ? Prap nuk zgjidh gje uji ....
 
Pe: Nëse “humbni” nervat dhe ndieni lodhje, pini një gotë ujë

As une nuk besoj ne kete studim,.:P
Me shume do besoja,po te thoshte: " Nje gote uij surratit atij/asaj qe te ngre nervat"..dhe ne vende qetesohet robi..:P..LOL
 
Titulli: Nëse “humbni” nervat dhe ndieni lodhje, pini një gotë ujë

Ky studim flet per njerez me nerva normale dhe jo me ata/ato qe i ben me nerva dhe era qe fryen e shiu qe bie...per ata nuk ka ilac
 
Pe: Titulli: Nëse “humbni” nervat dhe ndieni lodhje, pini një gotë ujë

Ky studim flet per njerez me nerva normale dhe jo me ata/ato qe i ben me nerva dhe era qe fryen e shiu qe bie...per ata nuk ka ilac


Si jane keta nervat normale??...Une di qe nervat jane te ndryshme,ska normalitet me to,pasi ka njerez qe jane ne natyre nevrike,ka njerez histerike,ka njerez qe nuk i shprehin nervat etj etj...Dmth forma e ndryshme e nervave ste le llogjike te thuash,nerva normale apo anormale...
 
Back
Top