Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0316065329905_m.gif

A e keni lënë ndonjëherë dikë që e keni dashur të largohet nga ju? Dikush e ka krijuar këtë thënie, por sa është e vërtetë ajo në ditët moderne, dinamike, kur askush nuk ka kohë për të humbur?

Dashuria nuk është test
Ndoshta në ditët e hershme njerëzit kishin shumë më shumë kohë për të pritur dhe për të shkruar poema për zemra të thyera dhe për t’u dehur, duke pritur të dashurën/in e tyre derisa të kthehet. Në ditët e sotme askush nuk ka kohë për diçka të tillë. Kur diçka mbaron, thjesht mbaron.

Nuk mund ta detyroni
Ju nuk e lini të dashurin tuaj të lirë. Ai ju lë juve. Nëse dashuria mbaron, kjo ndodh për shkak të shumë arsyeve që kanë të bëjnë me ju të dy. I dashuri juaj mund të mendojë se ai është shumë i mirë për ju dhe se meriton më shumë. Në këtë rast ju duhet të bindeni se çdo gjë ka mbaruar dhe të mos mundoheni ta detyroni që të jetë me ju.

Nuk mund të prisni
Pasi që ndaheni me dikë, nëse kaloni tërë kohën duke pritur që ata të kthehen, ju do të shkatërroni jetën tuaj. Nëse vazhdoni të mendoni për një dashuri të humbur, ju asnjëherë nuk do të jeni në gjendje të vazhdoni përpara dhe të gjeni lumturinë. I dashuri juaj mund të ketë njoftuar dikë derisa ju vazhdoni të prisni që ai të kthehet. /Telegrafi/
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Mese e vertete,
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Nuk mund të prisni
Pasi që ndaheni me dikë, nëse kaloni tërë kohën duke pritur që ata të kthehen, ju do të shkatërroni jetën tuaj. Nëse vazhdoni të mendoni për një dashuri të humbur, ju asnjëherë nuk do të jeni në gjendje të vazhdoni përpara dhe të gjeni lumturinë. I dashuri juaj mund të ketë njoftuar dikë derisa ju vazhdoni të prisni që ai të kthehet. /Telegrafi/[/QUOTE]

po ne raste se kthehet cfar ndodh ? -Ke pritur kot apo apo tani qe u kthye ai sdo ti :p :p
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Dashuria eshte nje ndjenje dhe deshire qe ka nje fillim dhe nje fund ..merrja dhe dhenia e te mirave prej saj eshte reciproke .
Nese mbaron do te thot se eshte konsumuar cdo arome e saj dhe eshte koha per dicka te re....Ndjenjat na bejn skllever te vetvetes nganjeher por jo skllever te dikujt tjeter...Dashuria eshte e bukur per aq sa jeton dhe lulezon zemren tende ..nese ajo mbaron ndihu perseri bukur se nese ajo sdo kish nisur ti sdo ti dije as shijen qe le pas dhe as lotet e cmuar qe derdh ..
 
Pe: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Shume e vertete
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Nuk mund te quhet dashuri e vertet asnjelloj dashurie kur ka si trysni te saj mbajtjen me"zor"..
Dashuria eshte e vetmja ndjenj qe nuk duron trysni,,kur tjetri e don qendron vet pa i'a diktuar ti,,po u largua do te thote qe nuk e ndjen veten me pjes te asaj ndjenje dhe largohet.
Nuk ka pse te behet asnje perpjekje per ta ndaluar.
shumicen e rasteve kur shuhet nje dashuri,,fillimisht shuhet tek njeri partner/e,,keshtu qe i bije njerit ta vuaj pak me shume ndjenjen njerit prej partneveve qe ka akoma ndjenj kundrejt atij/asaj qe ju shua ndjenja.
Gjeja me e mire mbledh mendjen,,e len tjetrin te lire ne form fisnike,,pa drama fjalish e situata te ngarkuara emocionesh,,etj etj qete qete,, shef jeten tende,,
jeta eshte nje det aq i madh ndjenjash e gjera te reja saqe askush nuk eshte i varur nga askush.
Vetem ne rastin kur ti denon vetveten qe te jesh i varur nga dikush.
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Te duash apo te te duan.... Kjo eshte ceshtja :p
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Te duash apo te te duan.... Kjo eshte ceshtja :p
O Amleto, avash mi avash. Pse i vjedh aforizmat ti ee :p

Saper temen: Ne nje lidhje rendesi ka liria dhe kjo lihet qe ne fillim duke folur me partnerin
per cileat liri duhen lene dhe cilat jo. Se smund te lesh dike lisho fare, se eshte sikur te jesh
beqar. Gjithmon vendimet meren bashke. Prandaj po vajti puna tek ndarja se mban dot dike
me zore..
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

He mo ia e lashe te lire , e tani?
Tani ndihem bosh
Prandaj se le dot :D
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Mua keto recetat me ngaterrojne gjithmone :( me mire bej sic di vete dhe sja hedh fajin kujt :)
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

spo i kuptoj keto temat e yllit une ..
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Në ditët e sotme askush nuk ka kohë për diçka të tillë. Kur diçka mbaron, thjesht mbaron.

Pse paska ndyshu dhe ndjenjat e zemra tani ?letrat me zemra pasken qen inspirimi te dashurosh dhe te presesh, immmmm interesant me duket?!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Por kur ai iken e kthehet serish ?
Clloj mashkulli esht qe deri para ca koheve te thosht"je e perdal, qe i ben per vete meshkujt m nje tshkelur syri" kurse sot kthehet serish A ma jep e nje tjeter shanc?
P.S Ai qe thot fund esht fund ska m kthim pas
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Asgje nuk mbahet me zor,aq me pak dashuria.nese do te ike,rrugen drejte e ka.por ne bote ka ca lloj njerezish,qe vete i nisin,vete insistojn,vete luten,vete tregojn edhe veten ne fund.po ketyre njerezeve si me ja bere?
Se jo per gje por del edhe i keqi pastaj.
 
Lere te lire dhe ket grup.
Puno me veten tende te harrosh, te largosh dhe urrejtjen inatin etj. Kam pare qe je shprehur se je hakmarres nese ta bejne borxh, etj. Ne fakt te gjitha energjite negative jane ty qe te demtojne jo personin qe mund te te kete lenduar. Keshtu qe, puno me veten fort!
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

O Amleto, avash mi avash. Pse i vjedh aforizmat ti ee :p

Saper temen: Ne nje lidhje rendesi ka liria dhe kjo lihet qe ne fillim duke folur me partnerin
per cileat liri duhen lene dhe cilat jo. Se smund te lesh dike lisho fare, se eshte sikur te jesh
beqar. Gjithmon vendimet meren bashke. Prandaj po vajti puna tek ndarja se mban dot dike
me zore..

اfarê lirie duhet tê flasesh me partnerin se nk.po të kuptoj fare....lirin te ka falur Zoti e ta gezofsh .
Nuk ka të drejtë as kush të luaj me lirin tënde.

Pastaj po e perdore lirin si bleta , ēshtë tjt. prb. :)

Sa per temen : Titulli qendro e secili të tijën .
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Oborri i madh,shtepi e madhe,kangjella te larte,dylbi po,teleskop po,c'duhet per shtepi nje telefonate mjafton e tak te porta te gjitha.

Pse more si thoni ?
Lihet shtepia pa kyc kur iken? ? :p :p
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Thone qe kush te do kthehet perseri...ne fakt kush te do nuk iken kurre ;)
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Oborri i madh,shtepi e madhe,kangjella te larte,dylbi po,teleskop po,c'duhet per shtepi nje telefonate mjafton e tak te porta te gjitha.

Pse more si thoni ?
Lihet shtepia pa kyc kur iken? ? :p :p

Hahbaha sa ironi ve dhe ti hahah
Prit ti prit, kur te behet dicka te behet mire ; te kyqen dritaret ato te katit pare... pa dhe dera .. ne fund cdo ne oborr.. vendosim edhe ca telecamera (per sigurin kjo) te shkarkojme app e e shikojme ne vazhdim nga sotollatet per dhoma... her pas here te kontrollojme kyqin mos e kemi humbut.. e ahha cjete ne paqe ne fund jemi te sigurte....
....... zogu ne kafaz sdo te kendoje... ( keshtu titullohet nje poezi abetarje?????? )
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

e bete jeten aforizem....a thua se kur dashuroni merrni manualin perpara dhe filloni ndiqni hapat.

Fjale goje eshte -nese e do lere te iki
pikerisht se e do , sta ben zemra por as arsyeja sta thote -lere te ike...

Tjeter gje qe zgjedhim ta bej ,sepse askush nuk mbahet me zor ....por kur beni te tere si menefregist ,sikur sju ka dhembur hic kur iki dikush qe e deshet fort...blahhh

Lotet e qyrret ju kane mulu surratin per kohe e kohe...lejini pocat se do ju grisen brekurinat si Shukriu lol
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Une nuk e le. :)
Keq e kam me e gjet :D ,SE ta le joooo.
S'rri dot vetem,me gerryen vetmia.
Liri do? :)
Liri te kete. :D

Mon!
Me thuaj qe se kam thur bukur :D
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Une nuk e le. :)
Keq e kam me e gjet :D ,SE ta le joooo.
S'rri dot vetem,me gerryen vetmia.
Liri do? :)
Liri te kete. :D

Mon!
Me thuaj qe se kam thur bukur :D

ma bukur prishej mo....

Per lirine vallaj e une jam...dhe shume te lire e pafre do e lej :p
Por per te ik jo, se si lodh kembet kot lol
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Po me po .. Po do e leme!
Ne fakt nese sme do mua per ca ta dua? Apo per te bukur? Jo me e bukur jam vete:p
Te ike? Qafen :D
He te behem cik serioze tanii:) lol
Njeri me zor nuk mbahet, ne eshte e thene te jene dy persona bashk nuk mjafton ta duash duhet dhe te te duan!
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

ma bukur prishej mo....

Per lirine vallaj e une jam...dhe shume te lire e pafre do e lej :p
Por per te ik jo, se si lodh kembet kot lol

Hahahaha me meso e mua si ta ze ? Nga ta ze? Qe mos me ike? Se une e lej me kaq e mire jame:p
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Hahahaha me meso e mua si ta ze ? Nga ta ze? Qe mos me ike? Se une e lej me kaq e mire jame:p

ska dal akoma manuali i te zenit...i te leshuarit po :p
 
Titulli: Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Po me po .. Po do e leme!
Ne fakt nese sme do mua per ca ta dua? Apo per te bukur? Jo me e bukur jam vete:p
Te ike? Qafen :D
He te behem cik serioze tanii:) lol
Njeri me zor nuk mbahet, ne eshte e thene te jene dy persona bashk nuk mjafton ta duash duhet dhe te te duan!

Kush ditshuar s'do te doje ty?
:D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top