Nëntëvjeçari i sëmurë me kancer pikëllon njerëzimin

f.0516151411337_m.jpg


Po i vjen fundi luftës pesëvjeçare për jetë, të nëntëvjeçarit Ryan Kennedy Clarkston. Ai vuan nga një tumor i rrallë në tru, për çka deri tash ka kaluar në shtatë operacione, katër kimioterapi dhe dy rrezatime. Kur nëna i thotë se duhet t’i nënshtrohet edhe një operacioni, ai përgjigjet se është lodhur nga gjithçka.

“Të thash nënë, nuk mundem më, nuk dua të futem në operacion dhe rrezatim. Kam mbaruar me këtë”, ka cituar nëna e pikëlluar fjalët e birit të saj, të cilit operacioni do t’ia shtonte jetën edhe për tre muaj, shkruan Oakland Press. “Vendosi të mos i marrë më pilulat, e as të mos i nënshtrohet operacionit, se është shumë e dhembshme për të”.

Mjekët nuk e dinë nëse djali do ta përjetojë ditëlindjen e tij të dhjetë, të cilën do të duhej ta festonte më 24 maj.

“Gjithmonë kam qenë me të, këtu jam për gjithçka që duhet, do t’ia plotësojë çdo dëshirë dhe do ta dua përgjithmonë”, ka thënë nëna e tij Kimberly Morris-Karp për CNN, duke shtuar se përvojën më të rëndë në jetë e ka pasur kur djali ua tha lamtumirën vëllezërve të tij.

Edhe pse Ryani i vogël nuk e di se çka është rrjeti social Twitter, pasi një mik i familjes ka shkruar aty një lutje për të, me shpejtësi të madhe në botë u përhap lajmi për djaloshin e sëmurë të cilit edhe personalitetet e famshme i kanë dhënë mbështetje. /Telegrafi/
 
Pe: Nëntëvjeçari i sëmurë me kancer pikëllon njerëzimin

Gjynah:(...Shendeti eshte gjeja me e rendesishme per njeriun...
 
Titulli: Nëntëvjeçari i sëmurë me kancer pikëllon njerëzimin

operacioni do t’ia shtonte jetën edhe për tre muaj
Keto jane raste qe te len pa zgjidhje. Kanceri eshte veshtire per te pranuar tek njerzit ne mosh, e aq me shume tek nje femije, qe konsiderohet qe sapo ka nisur jeten, dhe ka gjithe ato vite per te jetuar. Gjithsesi, arrin nje pik ku trupi lodhet fizikish dhe psihikisht, qe smundet me. Eshte veshtire te pranosh ( si familje) qe te nderpritet trajtimi, por nqs ky trajtim nuk ka shprese sherimi, s'ben gje tjeter pervecse ti shtoj periudhen e dhimbjes e tortures ( sepse nen trajtim sdo te thote qe femija do ndihej mire, pa asnje problem).
E di qe nga pozita prinderve cdo dite ka shume rendesi, cdo dite shtes, por duhet te mendojne dhe tek femija e tek dhimbja tij.

Gjynah aq per vogelushin, sapo dhe per familjen.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top