Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Arfenilla

Themelues i Forumit

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti


Televizioni Kohavizion ka siguruar tekstin e kësaj marrëveshjeje që është:

1. Do të ketë një Asociacioni/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për secilën komunë tjetër nëse anëtaret aktuale pajtohen.

2. Bashkësia/Asociacioni do të krijohet me statut. Shpërbërja e saj do të ndodhë vetëm një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin përkatës dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3.

3. Strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohet në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave Serbe, si Presidenti, zv/president, Kuvendi dhe Këshilli.

4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje dhe ligji kosovar komunat pjesëmarrëse duhet do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për të zbatuar fuqitë e tyre bashkërisht në krejt Asociaionin . Asociacioni/Bashkësa do të ketë mbikëqyrje për zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.

5. The Asociacioni/Bashkësa do të ketë të tjera kompetenca që mund ti delegohen nga pushteti qendror.

5. Bashkësia/ Asociacioni duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim të ketë një ulëse në Këshillin konsultativ për komunitete. Në ndjekje të këtij roli parashikohet një funksion monitorues.

6. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.

7. Pjesëtarët e strukturave tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një vend i njëjtë në strukturat kosovare.

8. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.

9. Përbërja e Policisë në veri duhet të reflektojë përbërjen etnike të popullatës në 4 komunat. Do të ketë edhe një komandant për Komunat e Mitrovicës Jugore, Skënderajit dhe Vushtrrisë. Komandanti rajonal i 4 komuanve veriore do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonal.

10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formoj një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.



dacic-ashton-thaci.jpg

11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët do të jenë të vendosur në Mitrovicën veriore, ( Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do vendosin varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.

12.. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së në koordinim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

13. Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit.

14. Janë pajtuar që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajoj të tjerët të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejtë BE-së.

15. Një komisioni i zbatimit do të themelohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së.
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

dmth Serbia zoteroka pothuaj gjerat kryesore, per ca vite do behet kasaphane prape ja k'tu do jemi , duhet te merren masa qe tani, Nato vec per interesat e saja eshte aty ,
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Pun enkalvash me mir te themi !ndarja bishtin se ka ,keshtu do jet edhe me keq per te dy palet .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

mua me Intereson dhe me shqeteson Kosova, se kur te vije puna ate e lene pas dore dhe ja mbyllin dyert, se Serbia dihet nga kush furnizohet dhe mbahet , kshuqe nuk duhen lene pas dore k'to gjera nga vete populli,

Shume gjera i paskan lene Serbise, s'di pse paskan rene dakort....
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

,,,,,,,ajo se me shqetson me shum eshte se ketyre nuk i zihet bese,ndryshe thon ndryshe veprojn,pastaj aty sipas marveshjes duhet te jen cdo her ne kordinim me ligjet e shtetit te ks,,,,,nese veprojn ashtu nuk eshte edhe shum keq, por problemi qendron se mos po filllojn keta me nje mini shtet pastaj te kalojn ne superfuqi siq ishin.

ps keshtu ndodhe kur behet cdo kush i zoti i shpies tende.
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

po mire ajo qe po me ben pershtypje eshte, po populli i Kosoves si reagoi ndaj k'tij vendimi ? dhe ishin ne dijeni para se te behej kjo marreveshje ?

Po sigurisht moj Arfernilla, atyre uu kane lene pjeset goxha kryesore ne dore , do hapen prb prape shume shpejt, pune vitesh .....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

,,,,,,,,,, marveshja ka perfunduar ne oret e vona aty ka ora 8 mbremje ,tani te dalim me nje perfundim eshte heret, perderisa duhet te kuptojm ne esenc se cfar na sjell kjo marveshje.Aty me shum flitet per ato vende ku eshte ne shumic popullata serbe pra te udhheqet nga kreret e tyret por kordinimi siq e ceka me lart te jet ne bashkpunim me ligjet e shtetit te kosoves,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,Shiko piken 6 psh,perderisa pagat merren nga shteti i kosoves prap se prap jan te obliguar te punojn me te njetin planprogram.
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

e pra, te jem si populli ngrihem qe tani, gjithsesi jane hudh firmat, por gabim qe populli s'ka qene ne dijeni apo te kishte shprehur opinionin e tij para se te nenshkruhej kjo marreveshje,

Se ci kemi ca qeveritare ne , aman aman edhe kafsha ti kishte lindur s'do ishin sjelle ne k'te menyre , kishin qene te ngodhur per lek ....a thua se do i marrin me vete....
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Sikut te ish pyt populli sdo kishte fare marveshje ,se nuk ke me te ke beshe marveshje,ata nuk na ti kthjen te vdekurit e jo te bashkpunojn me te gjallet.Por ce do se populli eshte viktim plus asaj edhe kreret politik nuk kan cfar te bejn ne ket rast!? sepse kushtet per te hy ne BE duhen plotesuar ndryshe ngelesh jasht dhe i vetem ,,serbi ket e deshiron pastaj te vershojn Kosoven
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

U shit Mitrovica e hajt
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Po e lexoja edhe dje me vëmendje këtë marrëveshje edhe e vetmja gjë që nuk mund të shoh është interesi i Kosovës dhe kosovarëve në këto pika.Për të erdhur keq se çbëjnë këta farë politikanësh që udhëheqin popullsitë shqiptare,Thaçi qënka më zi se Saliu.Duke e përmbledhur me pak fjalë, e shitën veriun e vendit dhe jo që nuk fituan gjë por legalizuan edhe rroga nga taksat e qytetarëve të Kosovës për policë edhe kryetarë komunash që mund të quhen thjesht autonome në atë ç'ka u intereson dhe pjesë e Kosovës kur bëhet fjalë të marrin lekët e saj.
 
Pe: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Së pari budallakia më madhe janë vetë bisedimet!
اfarë zoti i shtëpise je, nëse dikush të tregon se çfarë apo
si do t'i kryesh punët në shtëpinë tënde?


Poashtu, sa duhet apo i takon të bisedohet për sërbët,
po aq i takon të flitet për shqipëtarët që janë jashte
Kosovës
, apo këtë zotëri Thaçiqi e ka harruar!?!?


Hajd medet, të mjerët ne kush po na udhëheq!
Për hatër të Europë edhe Botës, deri kur do të durojmë?


Por, për momentin, duket se maca ka punë të tjera,
e miu shetitet kah të dëshirojë...
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Ceshtja e Mitrovices mbrenda 24 oreve ish kryer nga Evropianet , po ta kishin vullnetin dhe deshiren e tyre . Problemi ketu eshte Evropa . Adresa per cdo konflikt ne Ballkane eshte Evropa . Keto mosmarrveshje ndermjet Serrbeve dhe neve Shqiptareve jane te krijuara nga keta , por eshte per tu habitur se si prijesit e Kosoves , nuk pritojne ti thone amin cdo vendimi te Evropes .
Duhet te shpejtojne sa me shpejte zgjedhjet dhe ti largojm keta njerez te pandergjegjeshem !
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Tani marreveshje emocionalisht nuk me pelqeu as mua, por duke patur parasysh rrethanat ne rajon dhe ne kete pjese te Kosoves munde te them se ajo eshte e mire dhe e keqe. Pra, tash e tutje varet se sa do i grahim bythes ne per ta integruar ate pjese. Lutem qe te punojme pak me shume seq kemi punuar deri tani.

Ajo qe me pelqeu ne marreveshtje eshte se ne disa raste permendet korniza ligjore e Kosoves dhe kur e kuptojme se ata qe 14 vite ishin jashte kesaj kornize them se eshte nje perparesi e dukshme. Tani une do rrekem per te kuptuar dhe shpjeguar gjerat me te cilat jame ne ngjarje dhe them se edhe munde te jap mendimin tim.



Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti


6. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.

7. Pjesëtarët e strukturave tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një vend i njëjtë në strukturat kosovare.

8. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.

9. Përbërja e Policisë në veri duhet të reflektojë përbërjen etnike të popullatës në 4 komunat. Do të ketë edhe një komandant për Komunat e Mitrovicës Jugore, Skënderajit dhe Vushtrrisë. Komandanti rajonal i 4 komuanve veriore do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonal.
.

Lidhur me kompetencat e policise eshte e rendesishme te permendet se kjo polici do integrohet. Ngelet per tu pare se si do integrohen strukturat tjera qe permenden. E keqja eshte se do krijohet njesi regjionale e re dhe tani Kosova nga shtate njesi regjionale do te kete 8. Per tjerat ashtu keshtu nga ligjet policore dihet se komunat (edhe komunat shqiptare) munde te propozojne nje liste me emra per komandant policie dhe pastaj Ministria e brendshme e emeron njerin nga ta.

Ajo qe me lehteson ne kete drejtim eshte se policia do merret me ceshtje te sigurise qytetare. Duke patur parasysh perberjen etnike te asaj ane them se ata do detyrohen te mbrojne qytetaret e vet.

10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formoj një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.

11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët do të jenë të vendosur në Mitrovicën veriore, ( Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do vendosin varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.
.

Aspekti gjyqesore them se eshte me me shume perparesi per ne. E para eshte brenda kornizes ligjore te Kosoves. E dyta nuk permendet Gjykate Themelore gje qe na jep te kuptojme se Gjykata THEMELORE Mitrovice (aktuale egzistuese ) do jete pergjegjese edhe per veriun.

Sa i perket Gjykates se Apelit ju beje me duje, per ata qe se kan ditur se edhe Kushtetuta edhe Ligji mbi KGJK, dhe ligji mbi Gjykata parasheh qe Kosova ka vetem nje Gjykate Apeli dhe se ne kete Gjykate nga 40 gjyqtar 10 prej tyre do jene komunitete ku 6 prej tyre serb. Nga marreveshja e kuptojme se nje pjese e ketyre gjyqtareve do barten per te punuar ne Mitrovice. Pra nuk do te kete gjykate te dyte te Apelit por do jete nje pjese e bartur deri ne krijimin e rrethanave te reja.


Pra, si perfundim topi ka ngel ne mes fushe. Duke patur parasysh shume faktor dhe rrethana (nataliteti, ekonomia, mundesia blerese etj) perparesia eshte jona. Kuptohet nese do dime ta shfrytezojme. nese nuk dime, siq e kemi deshmuar deri me tani, kemi per ta humbur edhe pjesen tjeter.


Dikush permendi ketu Kosoven Lindore. Kosova Lindore eshte obligim i Kosoves aq sa eshte obligim i Shqiperise. Me rrethanat e krijuara nese duan munde ta ndihmojne te dua mjaftueshem. Kam shprese se do e bejne.
 
Pe: Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Dikush permendi ketu Kosoven Lindore. Kosova Lindore eshte obligim i Kosoves aq sa eshte obligim i Shqiperise. Me rrethanat e krijuara nese duan munde ta ndihmojne te dua mjaftueshem. Kam shprese se do e bejne.

Kitra,

obligim i Shipërisë ishte edhe Kosova, por ku do të ishte Kosova
s'ikur të pritej diçka nga Shqipëria?

Besoj, se nuk duhet shikuar i kujt ësht radha apo obligimi,
por se kur është diçka për interesin e përbashkët dhe momenti,
duhet folur dhe bërë çdo gjë të mundshme. Gjithashtu, Kosova
është në situatë më të volitshme per të hedhur topin në anën tjetër,
së pari për arësye se është vetëm në rrjedha të bisedimeve,
si dhe e dyta Kosova Lindore, nëse diçka në një të ardhem
do të realizohej, do të ishte pjesë e Kosovës e jo Shqipërisë.
E në fund a bashkohen a jo, do të shohim.

Në qoftë se edhe ky tren shkon, më nuk dihet kur do t'i vie radha...
 
Titulli: Pe: Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Kitra,

obligim i Shipërisë ishte edhe Kosova, por ku do të ishte Kosova
s'ikur të pritej diçka nga Shqipëria?

Besoj, se nuk duhet shikuar i kujt ësht radha apo obligimi,
por se kur është diçka për interesin e përbashkët dhe momenti,
duhet folur dhe bërë çdo gjë të mundshme. Gjithashtu, Kosova
është në situatë më të volitshme per të hedhur topin në anën tjetër,
së pari për arësye se është vetëm në rrjedha të bisedimeve,
si dhe e dyta Kosova Lindore, nëse diçka në një të ardhem
do të realizohej, do të ishte pjesë e Kosovës e jo Shqipërisë.
E në fund a bashkohen a jo, do të shohim.

Në qoftë se edhe ky tren shkon, më nuk dihet kur do t'i vie radha...

Historia dhe shancet historike nuk maten me kohe te ikur. Ato maten me fuqi ekonomike dhe njerezore. Pra kur do qe une dhe ti fuqizohemi munde ti themi serbi ajde ketu te bejme debat per kete ceshtje ndryshe i kemi hesapet ndryshe.

Kur permenda Kosoven dhe Shqiperine, nuk desha me nda dhe me perjashtu se veten, ne radhe te pare, as ty dhe aske tjeter. Cdo pjese shqiptare eshte obligim kombtare per secilin shqiptar kudo qe te jete ai. Kshu e shof une, pastaj them te drejten Shqiperia ne kete drejtim munde te beje edhe me shume, jo vetem se eshte populli i saj, por ka fuqi me te madhe vepruese si shtet.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

kitrra 123;524111[COLOR="#FF0000" said:
]Historia dhe shancet historike nuk maten me kohe te ikur. Ato maten me fuqi ekonomike dhe njerezore. Pra kur do qe une dhe ti fuqizohemi munde ti themi serbi ajde ketu te bejme debat per kete ceshtje ndryshe i kemi hesapet ndryshe.
[/COLOR]
Kur permenda Kosoven dhe Shqiperine, nuk desha me nda dhe me perjashtu se veten, ne radhe te pare, as ty dhe aske tjeter. Cdo pjese shqiptare eshte obligim kombtare per secilin shqiptar kudo qe te jete ai. Kshu e shof une, pastaj them te drejten Shqiperia ne kete drejtim munde te beje edhe me shume, jo vetem se eshte populli i saj, por ka fuqi me te madhe vepruese si shtet.


Nuk e dij ti si e kuptove, por unë nuk fola për obligim
moral, por për obligim real shteteror, obligimi moral
u pa kur ishte lufta. Fola ashtu sikur se edhe shtetet
ndërkombëtare do ta pranonin si më legjitime.

Sa i përket asaj që ke thënë në fillim (me të kuqe),
ti je duke folur s'ikur kur dikush do të martohet
kur të jetë gati, e gati njeriu nuk është kurr.

Njëherë, pata hyrë në një fabrikë për të punuar dhe natyrisht
njeriu si fillestar dhe mundohesha ta bëjë punën sa me më kualitet,
dhe një ditë shefi mu afrua dhe më tha "riki, është shumë me rëndësi
kualiteti, por nuk duhet harruar faktorin kohë!"

Nëse diçka nuk bëhet brenda një kohe të caktuar, më vonë
bëhet edhe shumë vonë. Një ditë mund ta marrim edhe deri te
Nishi, por nuk kthejmë si ka qenë. E marrim edhe اamërinë,
po si e marrim? Edhe Preshevën e marrim, por nëse zgjat edhe tepër
një ditë mund të jetë si nje fitore e Pirruas. Pika pika mbushet kupa,
por edhe zbrazet njësoj, pra mund të ndodh që të mos mbetet njeri atje.
Nëse qëllimi është ti kthejmë vetëm territoret, e jo edhe
popullsinë më mirë është ta lëmë krejt!


Po edhe sikur të jetë më mirë ashtu si thua ti "të presim " kur të jemi gati,
por athua kur do të jemi të gati? Sa kohë na duhet? Kur të forcohesh ti,
forcohen edhe të tjerët, nuk hanë kashtë ata...
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Ricky, kjo pergjigja yte, ka hape shume gjera per tu thane, dhe do e diskutoja me shume deshire pa ekuivoke (edhe nga te tjeret) pasi them se edhe duhet ta bisedojme, por kam pershtypjen se nuk jemi ne temen adekuate. Sa na fshin dikush postimet ketu hape nje teme te re dhe do e diskutojme ne vazhdimesi varesisht nga koha.
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Nqs kosovaret jane te kenaqur dhe e mbeshtesin kete marreveshje, me behet qejfi per to. E meritojne qe te jene nje vend normal. Situata ku jane sot, pa nje qartesi politike mbi statusin e vet, i ka lene prapa. Uroj me gjithe zemer te jete ne te miren e tyre kjo marreveshje.
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Shefqet KRASNIQI

Shumëkush mendoi se do të përsëritet edhe njëherë “Rambuje” ku serbët do ta refuzonin marrëveshjen e propozuar nga perëndimorët dhe se Kosova në krye me Thaçin do të dilte triumfuese.

Edhe unë isha ndër ata që mendonin dhe luteshin që të ndodhte një gjë e tillë, ose që marrëveshja të jetë në favor tonin. Por nuk ndodhi as e para dhe as e dyta, mirëpo ndodhi e treta. U bë marrëveshja më famëkeqe e mundur, vetëm një hap ka mbetur pa rënë në humnerë, e që ishte t’ia falësh krejt veriun Serbisë, përndryshe thuajse krejt çka kanë kërkuar ata, e arritën. Veriu i Kosovës de facto fitoi një autonomi pa emër, e cila është frikë se do të vjen duke u forcuar, dhe pas disa viteve do të kërkojnë republikë apo bashkim me Serbinë.

Ne mund të flasim çka të duam, mund ta interpetojmë marrëveshjen si të duam, por një gjë është e sigurt se ne e kemi humbur “betejën politike” kundër Serbisë. E fituam betejën me armë në vitin 1999 me ndihmën e Perëndimit, por tani me ndihmën, apo pa ndihmën, e tyre ne e humbëm atë. E një pjesë të fajit pa dyshim që e ka Perëndimi, i cili vet është bërë shkaktari kryesor që e ka toleruar Serbinë të manipulojë e të ndërhyjë në një vend ku ka sunduar UNMIKU dhe ku ka qenë nën kontrollin e NATO-së. Kjo për faktin se ata vet i kanë toleruar strukturat serbe të veprojnë në veri, ata i kanë llastuar serbët e veriut të Kosovës, përndryshe nuk ka pikë dyshimi se po të ishin NATO dhe UNMIKU më serioz, kurrë nuk do të shtyhej problemi i veriut deri më tani.

Perëndimorët nuk kushtëzuan Serbinë që të kërkojë falje për luftën dhe masakrat e bëra ndaj popullatës kosovare, ata nuk kërkuan nga serbët që t’i paguajnë dëmet e luftës, nuk ia kushtëzuan anëtarësimin në NATO dhe në strukturat tjera evropiane që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përkundrazi. Ata e avancuan atë. Ndërsa neve, në anën tjetër, na vunë shumë kushte të rënda dhe të vështira, na izoluan nga e tërë Evropa, ku të vetmit kosovarët presin për një vizë me javë e me muaj për ta vizituar një të afërm në ndonjë shtet evropian. Dhe jo vetëm kaq, por kërkuan nga ne që edhe ndaj veriut të vendit tonë të lëshojmë pe e të bëjmë kompromise me ata që na vranë e na masakruan. Këtë nuk di ndryshe si ta emërtoj përpos siç thotë populli “i forti të rrah e nuk të lë me kajtë.”

Por, fajin kryesor gjithsesi e kanë qeveria jonë, e kanë politikanët tanë, të cilët kurrë nuk mundën të bashkohen as për çështjet më madhore të vendit.

E mjera ajo dorë që ka nënshkruar një marrëveshje në dëm të vendit! . Kosova nuk është e politikanëve apo qeveritarëve, ajo është e popullit, është e qytetarëve të saj të cilët dhanë jetën dhe krejt çka patën për ta çliruar këtë copë vend që na ka mbetur. E shitja e një pjese të kësaj toke është tradhtia më e madhe që ka mund t’ia bëjë dikush popullit të Kosovës. La ilahe ilallah! Zoti është i madh, Ai sheh dhe dëgjon! Të lëshohet pe ndaj shtetit tonë, dhe atë në llogari të çkajes?! Të anëtarësimit në institucione të Evropës?! Anëtarësimi nuk është çmimi për të cilin ia vlen t’ia falësh shtetin tënd të tjerëve. اfarë dobie ka anëtarësimi kur ta shesësh shtetin?! Bile unë kam frikë se derisa ta anëtarësojnë Kosovën në Unionin Evropian shumë shtete të Evropës kanë për të dalë prej atij unioni, ose kanë për t’u përjashtuar, siç po flitet për disa shtete evropiane.

Për fund, dua të them se këto fjalë nuk i them nga perspektiva ime si politikan apo analist politik, por si një qytetar i thjeshtë, të cilin e mundon fati dhe ardhmëria e vendit të tij.
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti


Une sjam e pajtimit me marreveshje me Serbine. Ata nuk kane besë dhe as qe i perkasin nivelit njerezor per marreveshje. Kurse çështe kjo pika 8 ? Aty duhet te jete Komandanti shqiptar, ska nevoje te jete serb...serbi e ka vendin ne serbi te vendoset si shef, jo ne Kosovën tonë. Pastaj Mitrovica eshte vendi ynë. Nese humbim atë, kemi humbur shumëqka, per atë as ne sdo te leshojm prej dore asnje pjesë vendi. Serbet vendin e kane ne serbi, kete e thash me lart, ne Kosovë skan qka lypin as pakice e as shumicë.

Hashimi le te leshon karrigen, sepse ka kush e zen.

 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Ajo qe ju NUK kuptoni eshte se ne duhet te gezohemi e te konsiderojme FAT TE MADH, qe Brukseli e diplomacia evropiane e amerikane te preokupohet edhe per ceshtjen e Kosoves, kur lista e agjendes se tyre eshte e mbushur me probleme shume here me shqetesuese e me emergjente se Kosova. Kosova e Serbia jane fundi i listes se preokupimeve evropiane ne kete moment, dhe ne nuk duhet ti biem me shkelm ketyre mundesive qe na ofrohen, por duhet te perfitojme nga ato.

Cdo mareveshje e nenshkruar, asnjehere nuk eshte perfekte. Do te kete shume pyetje e paqartesi e shume probleme qe do te lindin ne permbushjen e saj ne terren. Por kjo nuk e ben kete mareveshje te keqe. Koha dhe impenjimi i qeverise se Kosoves e Beogradit do te tregoje nese mareveshja do te japi fryte ne terren apo ajo. Keshtu qe jepini nje shans diplomacise e mareveshjes qe te realizohet ne terren, para se ta paragjykoni qe ne leter. Alternativa ne mungese te nje mareveshje te tille, eshte ajo qe Kosova e shqiptaret e njohin shume mire ne keto 10 vjet: barrikada, embargo, konflikte e dhune, police e qytetare te vdekur.
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

FAT TE MADH, :S

Ne fakt kshu duhet te konsiderohet perderisa perfaqesohemi nga politikane Servile te etur per lek, qe shesin gjakun dhe tokat Shqiptare, Sikur te kishim politikane te denje qe e duan vendin/ popullin dhe synimet e tyre politikane jane ne favour te kombit dhe njerezve si te Kosoves edhe te Shqiperise , do e shihje BE ti, kur te te vinte nga pas duke tu lutur,

BE i hiqet 1 kafshate e madhe pa korrupsionin e Shqiperise dhe Kosoves, po ja c'ti besh vete realiteti flet.....
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Ne nje marreveshje 2 paleshe s'mund te plotesohen kushtet e njerit apo tjetrit,Baronesha Ashton ka gjetur nje rruge te mesme me te 2 shtetet.
Ajo qe s'kam dashur ne kete marrveshje ishte qe Thaçi mos te ishte ne ate tavoline...
 
Titulli: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë - Serbi, ja teksti

Ne fakt, serbet arriten qellimin e tyre. Kete enderr e kishte pasur edhe i ashtuquajturi "baba i kombit serb", Dobrica Cosic, i cili me 1992 kishte propozuar per ndarjen e pjeses veriore. Situata e tanishme i gjason pothuajse teresisht propozimit te Dobrica Cosicit. Bile pa shume komplikime, duke perfshire qe dogana do t'kishte vjele tatimet per qeverine qendrore e jo per komunen serbe kryesisht, s'kishte pase nevoje qe t'i amnestoje kriminelet, dhe te njejtit t'i pagoje si police te Kosoves (t'i punesoje ata), nuk do t'ishte kushtezuar ulesja ne OKB etj etj etj...!!!

Sipas kesaj, qenka dashur ta pranojne shqiptaret propozimin e Cosicit qysh atehere. Nuk do t'kishte pasur nevoje per lufte, intervenimin e NATO's etj, qe tash i bie qe t'gjitha ato perpjekje shkuan posht! Edhe akoma aty ketu dikush po mundohet ta cilesoj kete marrveshtje si te favorshme per shqiptaret !
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top