Nënkuptimi psikologjik i ngjyrave në dhomat e fëmijëve

Kresha

A pretty face can never trick me


Ngjyrat e spektrit të dritës dhe kuptimi i tyre psikologjik për fëmijët
Gjatë zgjedhjes së ngjyrave për dhomën e fëmijës, duhet të keni kujdes në përshtatjen e elementeve të tjera

Preferohet të përdoren maksimum tre ngjyra të ndryshme, çdo ngjyrë e tepërt do prishte harmoninë, ndërsa dhoma do dukej kaotike dhe e pakëndshme.

Më e rëndësishmja është se gjatë zgjedhjes së ngjyrave për dhomën e fëmijës, të keni kujdes në përshtatjen e elementeve të tjera. Kjo nënkupton mobiljet, perdet, tepihun, jastekët dhe pajisjet e ndriçimit.

Nëse të gjitha këto, do të mund ti harmonizoni, të jeni të sigurtë që vogëlushëve tuaj do ti krijoni një hapësirë të këndshme për mësim, relaksim dhe argëtim.

Ngjyrat e spektrit të dritës dhe kuptimi i tyre psikologjik për fëmijët

E gjelbërt

Forcon vetbesimin dhe jep qetësi, freskon por në atë që duhet të keni kujdes është fortësia e saj. Nuk duhet të jetë shumë e errët. Toni i ngjyrës së kivit është zgjedhje e bukur sepse me atë krijoni ndjenjën e qetësisë. Gjithmonë kombinojeni me ngjyra të ngrohta, siç është e kuqja dhe portokallia.

Lejla

Shpesh konsiderohet me ngjyrën e cila nuk duhet përdorur për dhoma të fëmijëve apo të fjetjes, sepse jep ndjenjen e ftohtësisë. Lejlaja e errët mund të shkaktojë ndjenjën e vuajtjes dhe frustrimit, përderisa lejlaja e hapur mund të jep ndjenjën e paqes dhe romantikës.

E bardhë

Zakonisht paraqet paqe, hare dhe pastërti. Duke patur parasysh që reflekton pothuajse 80 % të dritës, dhomat e fëmijëve duken më të mëdha sesa dhomat me ngjyra të tjera. E bardha duket paksa sterile në dhomat e fëmijëve, prandaj nuk preferohet. Por mund ta përdorni në mënyrë të mençur me ngjyra të tjera të forta, duke e shtuar ngapak, në mënyrë që të kontrolloni fortësinë e ngjyrës kryesore.

Portokalli

Portokallia e ka efektin plotësisht të njejtë sikurse e kuqja, por në masë më të vogël sepse kombinohet me energjinë e së kuqes dhe verdhës, e cila jep fat dhe gëzim. Nuansat e errëta të portokalles krijojnë një atmosferë të ngrohtë përderisa nuansat e portokalles së hapur, i japin hapësirave gëzim, dhe janë një zgjedhje shumë e mirë për dhoma e fëmijëve.

E kaltër

U jep hapësirave qetësi, harmoni dhe thellësi. Nëse e përdorni në dhoma të fëmijëve, duhet të dini që ajo ngadalëson sistemin nervor dhe prodhon një efekt qetësues, i cili përgatit trupin për gjumë. Ajo gjithashtu përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit. Ajo mund të zbus dhomat e ndritshme dhe duke i dhënë hapësirës një ndjenjë te paqes dhe qetësisë. Në anën tjetër, disa tone të kaltrës, mund të krijojnë efekt të kundërt dhe mund të bëjnë hapësirën të ftohtë dhe të pakëndshme, sidomos për të fjetur.

E verdhë

Stimulon hapësirën dhe i jep ngrohtësi dhe gëzim. Me përdorimin e ngjyrës së verdhë, dhomat duken më të mëdha përderisa nuansat e forta krijojnë ngrohtësinë e nevojshme./bebaime/
 
Titulli: Nënkuptimi psikologjik i ngjyrave në dhomat e fëmijëve

Shume kulturus ky artikulli .
Me dha ca ide te mira se po pergatis dhomen e çunit .Flm Lover.
 
Titulli: Nënkuptimi psikologjik i ngjyrave në dhomat e fëmijëve

S'ka gje Hartini, me duhet edhe mua se shpejti lol ! Une e kam ndermend te gjelbert, me pelqen tejmase !
 
Pe: Nënkuptimi psikologjik i ngjyrave në dhomat e fëmijëve

ngjyre e kalter me bukur.....e lehte.
 
Back
Top