Gazeta Metropol
Nënë Tereza nuk është “humanistja” që njohim.
Prapa sakrificës së saj duket se fshihet diçka tjetër. Kjo është hija që hedh mbi figurën e shqiptares Nënë Terezë një studim i kryer nga një grup akademikësh kanadezë.
Sipas këtij studimi, thuhet se, Nënë Tereza është vetëm një produkt i suksesshëm i raporteve me publikun.
Kjo për shkak se, sipas studimit, ajo ishte një grua që të varfërve e të sëmurëve u gjente strehim në vende të mjerueshme, megjithëse kishte qasje në pasuri marramendëse. Duke raportuar për këtë ese kontroverse, gazeta “The Times of Indi” nënvizon se në studim thuhet që “vuajtjen e të pafuqishmëve Nëna Terezë e përjetonte si një gjë të bukur – në vend që ta luftonte atë”.
Thënë ndryshe, sipas studimit del se ajo më shumë preferonte të lutej për të varfrit dhe të sëmurët sesa që t’iu ofronte ndonjë ndihmë konkrete.
Ku zhdukeshin paratë?
Njëkohësisht, nëpërmjet një raporti të shkathët me publikun, Vatikani tentonte që vëmendjen e publikut ta shmangte nga fakti se atje – qartazi – nuk e merrnin parasysh afarizmin e saj të dyshimtë financiar, ndaj edhe u anashkalua qëllimisht periudha pesëvjeçare, e nevojshme për beatifikimin e saj. Serge Larivee, që është njëri prej studiuesve nga Universiteti në Montreal, të cilët realizuan studimin mbi Nënën Terezë, shtron dilemën:
“Nëse kemi parasysh menaxhimin goxha dorështrënguar të veprimtarisë së saj, atëherë shumëkush mund të pyesë se ku u zhdukën gjithë ata miliona, të cilët ishin të dedikuar për më të varfrit”.
Së këndejmi, në punimin e tyre të fundit akademik, studiuesit kanadezë pretendojnë se Vatikani më tepër veproi si një publicist i Nënës Terezës, ngase u fokusua në mirësinë e saj ndaj të varfërve të Calcutta-s, në vend që (mes të tjerash) të merrej me “mënyrën tepër të dyshimtë të trajtimit të të sëmurëve, dhe me menaxhimin shumë të dyshimtë të shumave tejet të mëdha të parave që merrte ajo”.
Studimi i akademikëve kanadezë tregon se deri në kohën kur vdiq, Nënë Tereza mori pjesë në 517 misione në 100 shtete të botës, edhe pse shumica e pacientëve të saj nuk përfituan ndihmë adekuate shëndetësore. Nga ana tjetër, një numër i madh i tyre u lanë që të vdisnin.
Në web-faqen e studiuesve kanadezë thuhet madje edhe se zyrtarët e Selisë së Shenjtë injoruan edhe paralajmërimet e mjekëve, atëherë kur konstatuan publikisht se “falë mrekullisë, Nëna Terezë arriti të shërojë një grua që vuante nga tuberkulozi dhe nga cistet në vezore”.
Mjekët ndërkaq insistonin se “cistet dhe tuberkulozi nga të cilat u shërua ajo, u larguan falë ilaçeve që i ishin dhënë”, sqaron Larivee. Sipas web-faqes UofM, hulumtuesit Carole Senechal, nga Universiteti në Otava, dhe Serge Larivee dhe Genevieve Chenard, nga Universiteti në Montreal, erdhën në këto përfundime pas hulumtimit të afro 96 për qind të veprave të publikuara, në të cilat trajtohet puna e Nënës Terezës. Gjetjet e tyre pritet të botohen këtë muaj në revistën për studime të religjionit dhe shkencës “Religieuses”, që del në gjuhën franceze.
Nga ana tjetër, puna e tyre deri në një masë i referohet edhe asaj të publicistit Christopher Hitchens, i cili për një kohë të gjatë insistonte në atë se Nënë Tereza, në fakt, s’është gjë tjetër veçse një mashtrim i madh medial.
Dhe Hitchens nuk ishte i vetmi që e thoshte këtë gjë, sepse humanisten e njohur e kritikon edhe Meg Greene, në librin e tij biografik të vitit 2004, “Mother Teresa: A Biography” (Nëna Terezë: Biografia), në të cilin përmend një numër të madh të rasteve që ndërlidhen me mospërfilljen e të varfërve nëpër spitalet që Nënë Tereza kishte hapur në Calcutta.
Mirëpo, këtu duhet marrë parasysh edhe një fakt tjetër, se në vitin 1979, Nëna Terezë fitoi çmimin “Nobel” për Paqe. Në web-faqen zyrtare të institutit që ndan këtë çmim prestigjioz nënvizohen aspektet pozitive të punës së saj, të cilat nuk mund të hidhen poshtë as në studimin e studiuesve nga Universiteti në Montreal.
Nga ana tjetër, edhe sot e kësaj dite shumëkush pajtohet se kontributi më i madh i Nënës Terezë mbetet trashëgimia që ajo la pas vetes, si dhe inspirimi që ajo përfaqëson për gjeneratat e reja të humanistëve në botë. Nënë Tereza vdiq në vitin 1997, në moshën 87-vjeçare.