Nënë për here të parë?

The Game©

Antar Aktiv
Nuk ka dyshim se një nga cilësitë më të cmueshme që ia ka dhënë All-llahu i madhëruar femrës është të qënit "NثNث".



Dhe gjëja më e cmueshme që mund ti japë nëna fëmijës së saj është dashuria. Shfaqja e dashurisë nuk përmblidhet vetëm në ngrohtësinë që mund ti japë nëna fëmijës, por cdo mund që bën për ti shërbyer fëmijës si: kujdesin e tij shëndetësor e ushqimor. Fëmija lind i dobët nuk posedon vetëm se ankesën me lot e gëzimin me buzëqeshje. Sepse bota e fëmijës është bota e ndjenjave, nëse fëmija jot ndjehet i qetë e e interesuar për të , atëherë ai do të ndjejë se kjo është dashuri.


Prandaj do tu paraqes disa këshilla në mënyrë që fëmija jot të ndjehet sa më i lumtur insha'All-llah.



Pastërtia e fëmijës


Duhet që patjetër të kujdesesh për pastërtinë e lëkurës së fëmijës sepse ajo është shumë e ndjeshme, ajo ka nevojë për shumë kujdes, në mënyrë që të mos preket nga asgjë që i shkakton infeksion. Prandaj duhet që cdo ditë të lahet ta supozosh këtë si e drejta jote dhe e tij, fëmija e ndjen interesimin dhe kujdesin që i bëhet gjatë të larit.

Ja disa pika të cilat duhen të kihen parasysh para dhe mbas të larit:

Sigurohu se dhoma është e ngrohtë e nuk bën korent (me nje fjalë nuk ka hapur derën dhe dritaren)

Sigurohu se thonjtë i ke të shkurtuara, e unazat të hequra.

Sigurohu se temperature e ujit është e përshtatshme për fëmijën - 37 gradë

Mbaji afër cdo gjë që të duhet gjatë të larit si:
1. Dy peshqirë të pastër.
2. Ndërresa të pastërta.
3. Sapun të vecantë për fëmijën dhe sfungjer të butë i vecantë për fëmijë.
4. Shampo të vecantë për fëmijën.
5. Lodra të cilat futen në ujë.

-Vishe fëmijën menjëherë mbas larjes.

Zhvillimi i dhëmbëve të fëmijës


Zhvillimi i dhëmbëve normalë tek fëmijët është si më poshtë:

Formimi i dhëmbëve të fëmijës poshtë mishit të tyre fillojnë qysh para lindjes. Fillojne që ti dalin nga mosha 6 muajsh e deri në 10 muajsh. I plotësohen atij 20 në moshën 36 muaj, është mirë përdorim i indonjë mjeti plastike i vecantë për këtë punë në mënyrë që fëmija ta shtrëngojë me mishin e dhëmbëve, e kjo e ndihmon procesin e daljes së dhëmbëve.



Numri i orëve të gjumit të fëmijës tënde


Javën e parë: 8 orë ditën e 8 orë e gjys natën.

1 muaj: 7 orë ditën e 10 orë natën.

3 muaj: 5 orë ditëne 10 orë natën.

6 muaj: 2 orë e gjys ditën e 12 orë natën.

9 muaj: 3 orë ditën e 11 orë e gjys natën.

12 muaj: 2 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.

18 muaj: 2 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.

2 vjet: 1 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.

3 vjet: 1 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.

4 vjet: 1 orë ditën e 11 orë e gjys natën.

5 vjet: 1 orë ditën e 11 orë natën.

6 vjet: 1 orë ditën e 10 orë e gjys natën.



Vini re:



Ji e kujdeshme ndaj vaksinimit të fëmijës kundra sëmundjeve ngjitse, gjithashtu edhe ato të përsëriturat në kohën e tyre të caktuar, në mënyrë që ta mbrosh fëmijën nga sëmundjet, me lejen e All-llahut të madhëruar.



Dhe së fundi lus All-llahun e madhëruar që ta ruajë e ta mbrojë nga cdo e keqe, u rrittë në kënaqësinë e dashurisë dhë ngrohtësisë tënde, e bëftë All-llahu prej pasardhësve të khajrit (mines-salihin) e gjithë mundin dhe kujdesjen tënde ndaj tij All-llahu ta vëntë në peshojën e veprave të mira..
 
Titulli: Nënë për here të parë?

Vini re:


Ji e kujdeshme ndaj vaksinimit të fëmijës kundra sëmundjeve ngjitse, gjithashtu edhe ato të përsëriturat në kohën e tyre të caktuar, në mënyrë që ta mbrosh fëmijën nga sëmundjet, me lejen e All-llahut të madhëruar.

M keto dy ma ke hijeshu naten. Lidhje e forte. :gjujpeshk:
 
Titulli: Nënë për here të parë?

"Ji e kujdeshme ndaj vaksinimit të fëmijës kundra sëmundjeve ngjitse, gjithashtu edhe ato të përsëriturat në kohën e tyre të caktuar, në mënyrë që ta mbrosh fëmijën nga sëmundjet, me lejen e All-llahut të madhëruar."


me LEJEN E ALL-LLAUT ?
pse po nuk mora leje...cfare ndodh ?
 
Titulli: Nënë për here të parë?

"Ji e kujdeshme ndaj vaksinimit të fëmijës kundra sëmundjeve ngjitse, gjithashtu edhe ato të përsëriturat në kohën e tyre të caktuar, në mënyrë që ta mbrosh fëmijën nga sëmundjet, me lejen e All-llahut të madhëruar."


me LEJEN E ALL-LLAUT ?
pse po nuk mora leje...cfare ndodh ?

Ne si musliman besojme se pa deshiren dhe vullnetin e Zotit asgje nuk mund te ndodhe. Me lejen e Allahut= Insha-Allah, qe thote populli, ne dashte Zoti. Nuk kuptohet ashtu te marresh leje si e paske kuptuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top