Nencmimi dhe nenvleresimi i punes

*deliza*

VIP
V.I.P
Secili prej nesh gjate jetes ndjek nje rruge qe con drejte cakut te punes. Kjo, sepse duam te jemi te vyeshem, te ekzistojme e te jetojme.

Me keqardhje e themi se ne shoqerine tone puna nencmohet. Njerezit i paragjykojne ca profesione dhe thone shpesh ''une veten asnjehre nuk do mund ta shihja aty''. Ketu hyjne profesionet: te besh punen e ndihmesit ne ndonje institucion, punetor ndertimtarie, kamarier, shites, shperndares te fletushkave e gazetave, promotore etj.

Shume shpesh na rastis te degjojme studentet qe sapo kane mbaruar fakltetin te thone: "Kam diplome, s'vjen parasysh te punoj nje gje te tille".
Ju po te jeni ne nje situate te ketille do punonit ndonje nga keto pune ose do punonit ndonje pune qe fare nuk paguhet me nje fjale punet voluntere apo do preferonit me teper te rinit ne shtepi sespe keni diplomen te varrur ne mur.

I nencmoni ju keto pune? Keni paragjykime?

A eshte patjeter qe ne ujerat fillestare te punes te merremi pikerisht me profesionin qe kemi zgjedhur?

Pse nuk na shkon mendja se nje dere mund te hape nje dere tjeter?
 
E po si fillim mund te fillosh nje post me te vogel ng ai qe ke diplomen pastaj shef e ben .. avash avash jo direkt kryeminister ..




:pijanec::canna::droge::haha:
 
Ne kete moshe qe jam,e cmoj punen aashtu sic eshte nuk kam pretendime,dhe shitese po te jete...por jam e sigurt se me kalimin e kohes pretendimet rriten..dhe eshte shum e vertete..kur ke nje diplome,te vjen gjynah te punosh ndihmes...mgjth i qendroj mendimit qe pa pune nuk rrihet..e nderkohe qe kerkon per nje pune te pershtatshme me diplomen,apo qejfin tend,ze nje tjeter pune provizore,sa mos te rrish parazit gjith diten,e te hash ne kurriz te familjes.
 
E di si qendron puna? Qe te gjithe enderrojne te behen shefa, te mos marin urdhra, te ken rroge te mire...e mos bejne shume efort...
E kjo nuk eshte e mundur, nqs ska kush te te mbeshtesi kurizin ( si psh prindrit super milionera) ti je i vetmi qe mund te besh dicka per ty, edhe kjo i fut dhe punet e vogela...
Seshte asgje jasht dinjitetit te punoj si kamarier, te shperndash gazeta ose te jesh thjesht nje ndihmes.. Eshte PUNE, dhe puna e ndershme ste ben me turp....
Une jam e para qe i admiroj jevgjit, ose njerzit qe me disabilitete te ndryshme qe kujdesen per rrugen, per parqet dhe keshtu me radh.... shume prej nesh do thonin" Une te behem fshesaxhi? per kaq keq paskam arritur...- pse , eshte thjesht nje pune, edhe i admiroj sepse ata njerez ashu si jan te eliminuar disi nga societeti per ngjyren e lekures ose per sjelljen e tyre, bejne nje pune, e fitojne lekun me djeresen e punes...

Po ashtu i vlersoj dhe ata qe bejne pune vullnetare, ata meritojne tere respektin.
Une do beja dhe pune vullnetare, dhe pune te "vogla" nqs do ishte nevoja qe te fitoja vete egzistencen...
 
Puna ska turp... me mir sesa te rrish rrugve .
Esht me kollaj te gjesh pun kur je ne pun sesa kur je pa pune .
Persona qe cmojn pune skan nje kultur te saj edhe pse marojn studimet por ne praktik sjan te afte aq sa nje person i cili ka punuar sikur nje pun tjeter jo te profilit pasi esht edhe me i zhdervjedhet ne vepriet e tij ka komunik me njerzit etj etj .
Ktu ne shqiperi ka me shum dembela ose persona qe duan te arrin fitem te medha ne menyra terthore sesa te punojn.
 
Vetem puna qe nuk quhet turp ...mjafton te jete pune e paster dhe e ndershme ,kurre nuk duhet gjykuar profesioni .
Por e keqia eshte te pakten ketu ne Shqiperi (sidomos ne Vl ) punet e niveleve te uleta gjykohen ,te rinjt e diplomuar ose dhe te pa diplomuar me mire rrine ne shtepi sesa te shkojne te punojne ne nje pune qe mund te jete dhe e perkohshme .

Po mar rastin tim ,punoj juriste ne nje ndermarje shteterore ,puna qe kam une nuk ka asnje ngarkes madje mund te them se pune kam vetem 1 here ne jave (kur ka ndonje problem ligjor ),pastaj ditet e tjera shkoj formalisht sa per te thene qe ja po paraqitem ...deri diku me pelqen ose ndihem mire me oraret e punes sepse me jep mundesin te kem edhe nje pune te dyte ...pse mos ta bej ? Por fatkeqsisht nuk mundem ..e para sepse vlora ka munges te ofertave te punsimit te niveleve qe une kerkoj dhe ka oferta pune te niveleve te tjera qe une dua ti bej por mentaliteti i shoqeris time nuk do ma lejonte ose me sakte do me gjykonte .
Nese une pjesen e pare te dites punoj juriste ,shkoj ne gjykat perfaq ndermarjen etj etj dhe ne mbasdite te punoja si shitese ne butik apo supermarket do binte njecik ne sy te keq ...(thelle thelle do doja ta beja por vet mentaliteti i njerzve nuk do ma lejonte ) sepse qe shoqet do ishin te para qe do me gjykonin .
 
O ida po pse do duhet te te paragjykonin shoqet ose te tjeret? te punosh dy pune eshte zotesi, aftesi, deshire per te punu me shume dhe per te pas me shume, deshire per mos te lene qe koha te te iken bosh.
Une do te te thoja dhe do te te perkrahja qe te mendoje me shume dhe te leje me nje ane paragjykimet. :)

P.S. Nuk ke mendu ndonje gje private te beje, qe ka lidhje me profesionin tend, po qe t'i hapje vet ti vetes pune? :)
 
Deliza e drejta ajo eshte qe thua ti ,por ka nje gje qe dhe vet ego e jotja sikur nuk do ta lejonte (ti neser do punoje ne nje banke te madhe ) e veshur me uniformen e punes zyrtare dhe ne mbasdite te shkoje te vishje unniformen e shiteses se supermarketit ....mendoj se do bente kontrast dicka e tille .
Nejse ,e thash dhe me siper eshte mentaliteti qe ndikon ne kete gje ,sepse puna eshte pune dhe nuk gjykohet.

Sa per pyetjen e fundit ehhhhhhh duhen leke per te hap nje zyre avokatie :) pastaj jam fillestare dhe kerkoj pak eksperienc ne profesion .
 
O Ida, tani mos e maresh per te keqe kete qe them...por ca shoqe jan ato qe te paragjykojne?! Po behesh prostitute? Po vjedh? Po ben krime? JOO
Po ben nje pune te ndershme ( nqs do e beje ate shitsen e butikut...)
Nqs nuk do te arinte roga qe merje si juriste, do vdisje urije...sepse do te paragjykonte shoqeria?!
 
Une mendoje se ne shqipet ne pergjithesi zgjedhim pune brenda vendit, madje mjafte shume, derisa jasht vendin thuajse nuk zgjedhim fare. Eshte per tu befasuar kjo edhe pse per mua te punosh dhe te jetosh me djersen tendenuk eshte fare turp. :gjujpeshk:
 
Shume shpesh na rastis te degjojme studentet qe sapo kane mbaruar fakltetin te thone: "Kam diplome, s'vjen parasysh te punoj nje gje te tille".

Me te drejte..
edhe un kur te dal inxhiniere as qe dua tja di per pune te tipit shitese,kasiere,apo operatore neper qendra interneti..sic kam punuar dhe vazhdoj te punoj dhe tani..sepse kam sakrifikuar 5 vite t`jetes per kte shkolle dhe dua ta praktikoj
nuk paragjykoj aspak as1 lloj pune,puna eshte nder!
por ka disa pune qe jan per persona qe s`kane shkolle dhe esht e qarte qe te diplomuarit do kene pretendime... problemi qendron se sa jan mundesite per t`gjet 1 pune qe i pershtatet shkolles qe ke mbaruar..
 
Nese une pjesen e pare te dites punoj juriste ,shkoj ne gjykat perfaq ndermarjen etj etj dhe ne mbasdite te punoja si shitese ne butik apo supermarket do binte njecik ne sy te keq ...(thelle thelle do doja ta beja por vet mentaliteti i njerzve nuk do ma lejonte ) sepse qe shoqet do ishin te para qe do me gjykonin .

Tipike pergjigje shqipetar... lol... sjam dakort.

Nejse, ska faj shqiperia, paguan prindi shkollen, paguan prindi makinen edhe celularin, edhe rinia shqipetare shkon ne shkolle dhe pretendon te gjeje direkt pune me ate diplome. Skam kundra, ajo eshte krenaria jone, mbarimi i shkolles dhe te gjejme pune ne ate fushe, duhet te jete piksynimi jone.

Por disa skane krijuar akoma familjen e tyre. Jetojne akoma ne catine e prinderve dhe nuk e vleresojne lekun. Po kur te krijoni vete familje, jo punen e shtetit, po dhe nje tjeter te shtune te djele te beni (cfare do qe te jete ajo). Puna nuk eshte turp. Mesuese gjate javes dhe ne dyqan ne fundjave, e cfare ka ketu per paragjykim nga shoqeria qe rri kemb mbi kemb neper me cigare dhe thashetheme.
 
lol paskam harruar qe paskam hap kete teme dhe nuk paskam pa me keto pergjigjet e fundit :(...

Gjithsesi mendimi im eshte se pa pervoje pune nuk mund te behesh askushi ne jeten profesionale, e per te pas pervoje njehere duhet te fusesh hundet cdokund - te punosh pune qe nuk jane te nivelit te profesionit qe ke kryer me te vetmin qellim qe te fitosh nje lloj pervoje te vogel, te mesohesh ne disipline, te jesh i/e perpikte ne pune, te komunikosh me njerez, te punosh pune voluntere - (pune pa te holla), me te vetmin qellim qe te perfitosh dicka me shume se nga e ndejtura ne shtepi.
Une per vete jam ne studime e siper per ekonomi po nuk ma re mendja se do futem menjehere ne banke apo se do punoj menaxhere diku po sa ta mbaroj fakultetin. Duhen shume specializime, shume pervoja dhe vullnet per te be dhe gjera me te vogla. Mund te punoj nje kohe si praktikante me nje banke, pastaj prap si praktikante ne nje firme, po si kontabiliste qe eshte nje cik me e thjeshte se sa te udheheqesh me dicka me te madhe dhe shume gjera te tjera si keto deri sa te arije tek ajo qe e deshiroj. Nuk eshte pune ambicjeje kjo, se nuk pretendokam per me larte, por eshte thjeshte tregu i punes qe kerkon te jesh fleksibel ne shume pune per njhere, e kete mund ta arish vetem nese nuk nencmon punet dhe vlereson cdo pervoje.
 
ne shqiperi shumica e percmojne punen dhe pse jan te varfer , arsyjet jan te shumta, e para eshte se nuk edukate pune dhe jane njeres arrogant,ose dhija e zgjebosur dhe bishtin perpjete.
une nuk e percmoj punen time i fus duar ne banjo pa frike me qen dhe me kostum por e urrej te punoj tek tjetri tani ne kete kohe qe kam arritur.
 
Puna eshte nder!

C'do profesion ka rendesine e vet - ndryshe nuk do te ekzistonte. Pa ndihmesit, sekretaret, stafin administrativ keto "shefa" nuk do te mund te punonin ne menyre efikase.

Njekohesisht nuk duhet harruar se te gjithe kemi qene ne fillim te karieres. Te gjithe kemi qene ne fund te posteve dhe avash avash jemi permiresuar, me kalimin e kohes dhe fitimin e aftesive ne pune kemi perparuar ne kariere.

Nuk e quaj me te ndershme kete pune qe kam ne krahasim me ato kohe kur isha studente dhe ne fundjave punoja si kujdestare pishine dhe babysitter per te bere para te mjaftueshme sa per veten time.
 
Titulli: Nencmimi dhe nenvleresimi i punes

Teme shume e bukur .
Une puna e pare qe e kam bere , e qe jam paguar ka qene ndihmes kuzhinier . Une kam diplomuar vititin e kaluar , kam aplikuar per pune , ne shume konkurse te hapura te drejtimit tim . Por sic e dijm , per tu punesuar ne nje institucion shtetrore mundesia nuk ekziston per ata te cilet nuk jane te aferm apo nuk kane lidhje me ministrat , kryetaret e komunave etj etj .

E mos mundesia e shtetit per tu kujdesur per qyetaret e saj , nuk do te thote qe une tani te rri kam-kryq , dhe te pres te me mbaj mu prindi , apo vellau qe eshte ne gurbet . Prindi gjithe nuk mundet te kujdeset per nevojat tona personale , ashtu as vellau dhe te afermit tjere .
Shumica e njerezve zgjedhin punen , sepse sic e thash , behet dikish kurban per ta . Pse mos te zgjedh ai-ajo pune , kur e ka dikend i cili per te punon dite e nate per ta ushqyer dhe veshmbathur !
Une tani kam aplikuar per nje vend pune , i cili nuk ka te bej asgje me drejtimin tim . Po me mire eshte te punesohem , dhe ta fitoj rreskun me ndjersen time , sesa te behem neser per te ja zgjatur doren dikujt .
Cdo pune eshte e mire , ne perjashtim te atye puneve te pandershme . Kurse kjo nuk vlene edhe per femrat . Femrave une nuk ja kisha preferuar cdo pune qe ta bejne .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top