Nena Tereza mes njerëzve më të admiruar të shekullit të 20-të

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Njerëzit më të admiruar të shekullit të 20-të
18 personat e zgjedhur si njerëzit më të pëlqyer të 100 vjetëve të fundit
Nga Nënë Tereza, Albert Einstein, Nelson Mandela e deri tek Margaret Thatcher
Nuk është e lehtë të përcaktohet se kush është personi më i admiruar i gjithë shekullit të 20-të. Sondazhet moderne të ditëve të sotme nuk kanë funksionuar në mënyrë të rregullt deri në vitet ’30, ndaj nuk ka të dhëna sistematike për atë që njerëzit mendonin në dekadat e para të shekullit. Në fakt, “Gallup” ka filluar të pyesë publikun në mënyrë të rregullt për të dhënë emrin e personit më të admiruar që prej vitit 1948 e këtej. Lista e pesë personave më të admiruar përmban një përzierje mjaft interesante figurash interesante. Personi më i admiruar, Nënë Tereza e kaloi gjithë jetën duke ndihmuar të varfrit e njerëzit në nevojë. Martin Luther King, Jr. është një ndër aktivistët më të famshëm në lëvizjen e të drejtave civile. Ai madje u arrestua pikërisht për sipërmarrjet e tij si aktivist. Në shkurt të vitit 1965 ai u arrestua pasi mori pjesë në bojkotin e autobusëve në Montgomeri. Fotoja e tij e arrestimit u gjet para tre vitesh rastësisht në zyrat e burgut. Presidenti amerikan John F. Kennedy mbetet një ndër figurat më të admiruara nga njerëzit. Vrasja e tij në detyrë e ktheu atë në një figurë legjendare. Figurën e tij e kompleton dhe bashkëshortja e tij Jacqueline Kennedy, e cila ishte një grua elegante dhe me stil, si dhe emri i famshëm i familjes Kennedy, familje kjo mbi të cilën kane pllakosur shumë fatkeqësi. Albert Einstein, i cili vdiq në vitin 1995 nuk është shfaqur në listën vjetore të Gallup-it për njerëzit më të admiruar, teksa ishte gjallë. Por prezenca e tij në listën e njerëzve më të admiruar të shekullit të 20-të ka ardhur si pasojë e tërheqjes që shkakton figura e tij pas vdekjes. Helen Keller është personi i parë shurdh dhe i verbër që u diplomua në një universitet. Ajo mori diplomën mes nderimeve të mëdha nga universiteti “Radcliffe College” në vitin 1904. Ajo ka shkruar 13 libra dhe ka qenë kontribuese e shpeshtë e revistave dhe gazetave, duke shkruar mbi verbërinë, shurdhërinë, çështje sociale dhe të drejtat e grave. Franklin D. Roosevelt ka dominuar skenën politike amerikane, jo vetëm gjatë 12 vjetëve të presidencës së tij, por edhe për dekada më vonë. Presidenca e tij krijoi një rikonstruktim të politikave amerikane që dominuan politikën e vendit deri në zgjedhjen e Ronald Reagan, në vitin 1980. Impakti politik i Roosevelt-it ka jehuar gjithashtu dhe në skenën botërore, për një kohë të gjatë pas vdekjes së tij. Papa Gjon Pali II ka qenë një prej liderëve botërore që kanë udhëtuar më shumë në histori, duke vizituar 129 vende, ndërkohë që ishte në krye të papatit. Ai ka lumturuar 483 njerëz dhe ka shenjtëruar 483 të tillë. Ai është i famshëm se fali personin që i bëri atentat, si dhe në vitin 2003 kërkoi falje për padrejtësitë që kishte kryer kisha katolike në dy mijë vjet. Winston Churchill vlerësohet me nota të lartë për aftësitë e tij si burrë shteti dhe orator. Nuk ka dyshime se aftësitë e tij të shkruarit të fjalimeve janë një shkallë më lart se ato të gjithë shkruesve modernë të fjalimeve. Ai është një prej burrave të shtetit më të famshëm që kanë ekzistuar në historinë e politikës moderne dhe personazh i admiruar në masë nga njerëzit.
18 njerëzit më të admiruar të shekullit të 20-të
1. Nënë Tereza
2. Martin Luther King, Jr.
3. John F. Kennedy
4. Albert Einstein
5. Helen Keller
6. Franklin D. Roosevelt
7. Billy Graham
8. Pope John Paul II
9. Eleanor Roosevelt
10. Winston Churchill
11. Dwight D. Eisenhower
12. Jacqueline Kennedy Onassis
13. Mohandas Gandhi
14. Nelson Mandela
15. Ronald Reagan
16. Henry Ford
17. Bill Clinton
18. Margaret Thatcher

1. Mother Teresa
Njeriu më i admiruar i shekullit të 20-të, sipas sondazhit të “Gallup” është Nënë Tereza. Njerëzit kanë dhënë si arsye faktin e përzgjedhjes së murgeshës shqiptare faktin se ajo ia kushtoi jetën ndihmës ndaj të tjerëve dhe jo përpjekjeve për të fituar pasuri e pushtet personal. Nënë Tereza është përzgjedhur e para nga gjithë kategoritë demografike, përveç grupmoshës 18-29 vjeçe.
2. Martin Luther King, Jr.
Martin Luther King, Jr. është një ndër aktivistët më të famshëm në lëvizjen e të drejtave civile. Ai madje u arrestua pikërisht për sipërmarrjet e tij si aktivist. Në shkurt të vitit 1965 ai u arrestua pasi mori pjesë në bojkotin e autobusëve në Montgomeri. Fotoja e tij e arrestimit u gjet para tre vitesh rastësisht në zyrat e burgut.
3. John F. Kennedy
Presidenti amerikan John F. Kennedy mbetet një ndër figurat më të admiruara nga njerëzit. Vrasja e tij në detyrë e ktheu atë në një figurë legjendare. Figurën e tij e kompleton dhe bashkëshortja e tij Jacqueline Kennedy, e cila ishte një grua elegante dhe me stil, si dhe emri i famshëm i familjes Kennedy, familje kjo mbi të cilën kane pllakosur shumë fatkeqësi.
4. Albert Einstein
Albert Einstein, i cili vdiq në vitin 1995 nuk është shfaqur në listën vjetore të Gallup-it për njerëzit më të admiruar, teksa ishte gjallë. Por prezenca e tij në listën e njerëzve më të admiruar të shekullit të 20-të ka ardhur si pasojë e tërheqjes që shkakton figura e tij pas vdekjes.
5. Helen Keller
Helen Keller është personi i parë shurdh dhe i verbër që u diplomua në një universitet. Ajo mori diplomën mes nderimeve të mëdha nga universiteti “Radcliffe College” në vitin 1904. Ajo ka shkruar 13 libra dhe ka qenë kontribuese e shpeshtë e revistave dhe gazetave, duke shkruar mbi verbërinë, shurdhërinë, çështje sociale dhe të drejtat e grave.
6. Franklin D. Roosevelt
Roosevelt ka dominuar skenën politike amerikane, jo vetëm gjatë 12 vjetëve të presidencës së tij, por edhe për dekada më vonë. Presidenca e tij krijoi një rikonstruktim të politikave amerikane që dominuan politikën e vendit deri në zgjedhjen e Ronald Reagan, në vitin 1980. Impakti politik i Roosevelt-it ka jehuar gjithashtu dhe në skenën botërore, për një kohë të gjatë pas vdekjes së tij.
7. Billy Graham
Pastori amerikan ka qenë këshilltar shpirtëror i shumë presidentëve amerikanë dhe u bë i famshëm pasi predikimet e tij filluan të transmetohen në radio dhe televizione. Graham u ka predikuar më shumë njerëzve se çdo protestant tjetër në histori. Në vitin 2008, audienca që e ka ndjekur përgjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë dhe radion e televizionin numëronte 2.2 miliardë njerëz.
8. Papa Gjon Pali II
Papa Gjon Pali II ka qenë një prej liderëve botërore që kanë udhëtuar më shumë në histori, duke vizituar 129 vende, ndërkohë që ishte në krye të papatit. Ai ka lumturuar 483 njerëz dhe ka shenjtëruar 483 të tillë. Ai është i famshëm se fali personin që i bëri atentat, si dhe në vitin 2003 kërkoi falje për padrejtësitë që kishte kryer kisha katolike në dy mijë vjet.
9. Eleanor Roosevelt
Ajo nuk ka qenë thjesht një zonjë e parë. Eleanor Roosevelt është një prej grave të para presidenciale që stabilizoi një figurë krejtësisht të plotë të gruas përparimtare. Bashkëshortja e Franklin D. Roosevelt ndodhet në këtë listë sepse punoi për një sërë çështjes sociale dhe arriti të ndërtonte një karrierë të fortë ndërkombëtare pas vdekjes së bashkëshortit të saj.
10. Winston Churchill
Winston Churchill vlerësohet me nota të lartë për aftësitë e tij si burrë shteti dhe orator. Nuk ka dyshime se aftësitë e tij të shkruarit të fjalimeve janë një shkallë më lart se ato të gjithë shkruesve modernë të fjalimeve. Ai është një prej burrave të shtetit më të famshëm që kanë ekzistuar në historinë e politikës moderne dhe personazh i admiruar në masë nga njerëzit. TO
 
Sa pak kemi shkruar ne shqipet per te, madje per cudi, thuajse mese paku nga te gjitha kombet e botes. :gjujpeshk:Mosmirnjohja ka kohe qe ka nxene vend ne shpirtrat tane, dhe nuk njeh mposhtje. :espuls::espuls::espuls:
 
Eshte krenaria jone Nena Tereze, po sic tha Kitrra me shume e njeh dhe e cmon bota se sa ne :(.
 
Shtatori eshte muaji kur njerezia ka humbur nje humanitare te madhe...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top