Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Tiranë - Dhuna në familje detyron shumë gra t’i drejtohen gjykatës për urdhër mbrojtjeje ndaj burrave. Por një rast që është paraqitur të shtunën në Gjykatën e Tiranës, duket se ka hapur një tjetër debat të madh në Shqipëri, atë të së drejtës së ushtrimit të fesë në mënyrë të vullnetshme.
564619_630444170315927_207881254_n.jpg
Një grua 30 vjeçe dhe vajza e saj vetëm 11 vjeçe, i janë drejtuar gjykatës duke kërkuar mbrojtje nga burri dhe babai, pasi ai i kërcon dhe i dhunon, duke i detyruar që të vishen me perçen e fesë Islame, pasi i përkest besimit islam, madje një rryme ekstreme që veshjen dhe mbulimin e gruas e kanë detyrim.

Gruaja ka treguar në gjykatë se, sëbashku me vajzën, janë bërë sistematikisht pre e dhunës vecanërisht vajza e cila sapo është bërë 11 vjece i është kërkuar me dhunë nga i ati që të mbulohet me ferexhe. Për këtë arsye asaj i është mohuar edhe liria e lëvizjes. Madje gruaja ka treguar se kanë dhjetë vjet që nuk shkojnë as në plazh, pasi sipas burrit ky është mëkat. Avokatja e saj ka treguar se gruaja dhunohej sistematikisht për shkak të fesë bashkë me të bijën, atyre u kërkohej të mbuloheshin e të mos dilnin nga shtëpia pa ferexhe.
10047_630444286982582_1192967637_n.jpg
Gjykata do ta japë vendimin të hënën ndërsa bashkëshorti i dhunshëm është parë pranë gjykatës duke kërcënuar avokaten që të mos i ofrojë mbrojtje gruas dhe vajzës së tij.

Shumë burra besimtarë të rrymës ekstreme islamike i shtrëngojë gratë dhe vajzat të mbulohen, duke u mohuar të drejtën e jetës si gjithë femrat e tjera. Madje mediat kanë ofruar edhe raste kur vajzat e mitura janë detyruar të braktisin shkollën, pasi prindërit nuk i kanë lejuar të shkojnë në shkollë pa u mbuluar me ferexhe.

Ferexheja dhe feja Islame

Praktikantët e zjarrtë të islamizmit mendojnë se mbulesa është adresa e besimit (të femrës) dhe dëlirësia e moralit, është shenjë dalluese nga të pamoralshmet. “Sa më e kujdesshme të jetë muslimania në të mbuluarit e vetes, aq më tepër i shton kënaqësinë vetes dhe afrohet me Zotin e saj, duke u respektuar dhe nderuar edhe nga njerëzit. E pastra dhe e ndershmja nuk lejon që një sy i huaj të shikojë ndonjë pjesë të trupit të saj dhe ta njollosë atë, pasi shikimet mëkatare ndytin trupat, ndërsa muslimania nuk pranon gjë tjetër përveç pastërtisë. I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Gruaja është avret[1] dhe kur del (nga shtëpia), atë e vëzhgon shejtani.”[2]“,-thonë ata.

Madje listojnë argumentet e detyrimin e mbulesës dhe kushtet e saj. Sipas tyre Allahu thotë: “O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dhe ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka sëmundje dhe thoni fjalë të matura. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu do (për ju) o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) që ta largojëndytësinë e mëkatit dhe t’ju pastrojë tërësisht.”El-Ahzab: 32-33Dhe: “O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, që të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)përreth trupit sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu i fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” El-Ahzab: 59.

Ndërkohë një sheik saudit ka propozuar që femrat të mbulohen që kur lindin. Sakaq bota perendimore është kundërt mbulimit të femrave duke e parë si shenjë e dhunimit të të drejtave të njeriut.
524230_630444570315887_29696610_n.jpg

BURIMI/GAZETAIDEA
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Jan hell ne sulm antislamistat me gjet lajme qe flasin per njerz qe keq intepretojn Islamin.

Nji gja me tregoni ju o njerz ae shikoni vedin ne pasqyr si jeni apo ju duket vedi kushedi se qa ahahahahahahahaha
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Keto jane forma ekstremiste dhe si te tilla duhen denuar!
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Ti je tu dasht me hell balt ndaj Islamit shoku jo te denu format ekstremiste.
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Artikullin se kam shkruajtur une!
mos dil nga tema quk,sme intereson as islami as krishterimi as hoxha as prifti,me intereson ajo vogelushja aty qe ka vujt nga dhuna!
me vjen keq kur femrat dhunohen! kjo me intereson,ti vazhdo mbro ate qe te eshte urdheruar!

ps:edhe mundesisht mos me fol fare se ste kthej me pergj,as aty as njerit nga ju!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Ca bo kshu o yllo
kto kan bo luft per te thene qe feja nuk i imponohet askujt dhe qe jan tolerant... kurse ti na sjell kshu lajmesh qe konfirmojne te kunderten :D
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Se duhet denuar ata qe ushtrojne dhune ndaj gruas vecanersisht, s'do fjale. Por kjo s'ka t'beje me parime fetare, sepse nuk ekziston nje gje e tille, se duhet rrahur ata qe nuk praktikojne fene. Ne Kur'an shkruan shume bukur, por per te zotet e mendjes, jo per te zotet e MEDIAS.

p.s. "...Ne fe nuk ka dhune".
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Ju shiheni qart se e keni me islamin, se dhuna ne familjet Shqiptare ska te bajn aspak me fen,mos na bani ktu sikur sju ze gjumi per femijet e grat e shqiperise.
Mqs jeni kaq te prokupum na tregoni qa keni ba ndaj kti fenomeni (dhunes) asgja pervec se shitni demek (moral) kur harroni se nuk e keni ate.
 
Nese ky qe e ka shkru kete lajm i thote vetes gazetar une jam astronaut ,ku ke pa te hulumtohet nje teme e te mos kesh as edhe nje info per protoganistet sic jan viktimat edhe dhunuesi ...
Kete se kuptoj une.
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Mua me shqeteson me shum nje statistike e nxjerre sot nga gjykata e Tiranes, ku 20 - 25 raste c`do dit paraqiten prane kesaj gjykate per shkurorezim, ku 15 prej tyre vijne per shkak se, burrat rrenojne ekonomine familjare duke luajtur lojra fati e bixhoz; Se sa ky lajm qe ka 7 muaj dhe ska asnje burim te sakte, e ne qofte i tille se ndonjeri ka lajthit, gjykata per kete pune eshte, ta kapi e ta denoje. Por dyshoj shume, me qe kam edhe disa kontakte te mira ne gjykata, e sme paska rene ne vesh, kur lajmi paska bere buje ne "gazeta idea", Lol.
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Po te ishte vetem nje, por jane 4-5 te cileve u del gjumi pas ca muajve xhebrail :lol: -

Ama feja eshte shkak dhune.

Shkak dhune eshte injoranca enderr, jo feja. Nqfs ne kete forum ti ofendohesh, eshte forumi shkaktar qe ti ofendohesh apo morali i fyesit ? Logjiko pak, eshte so simple :plazh:
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

E keqja eshte se nuk eshte rast i vetem . Raste te tilla ka me lopate .
Te bmulosh nje femij 11 vjeç eshte vertet katastrofike .
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Lajm i muajit mars i diskutuar dhe ne forum ate muaj :)

Ferexheja, shkaku i dhunimit t

Ne fund te ketij artikulli (tek gazeta shqip) thuhej :

Ndërsa dhuna më së shumti në padi shpjegohet për shkaqe nga më të ndryshmet, ngjarja në fjalë shënon rastin e parë kur një femër i drejtohet dyerve të gjykatës për marrjen e urdhrit të mbrojtjes për shkak të fesë, e cila parimisht duhet respektuar në mënyrë të vullnetshme.

Thjesht per ato qe thone se ka raste te shumta ;)
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Flm soul :) ne fakt se pash daten hic!:)

Ps: ju xhebrailet e tjere qe nxorret gjuhen 2 metra
Sic e kini zakon,terhiqni mbrapsh jo vetem fjalet
Por dhe pikat dhe presjet... Ksaj i thone STOP INJORANCES!!
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

O sme ha p*** mu qfare bene komshija ime apo qka ben ai ne arabi apo katoliki ne itali une kam jeten time nuk gjykoj jeten e tjereve me fakte te kota qe merri ju...
As sjam hoxhe as sjam prift sbesoj se bona asnjeren as tjetren ,une te them diqka e keni bere fetar forumin mbasi e keni bere fetar formuloni edhe artikujt si duhet ....
Se edhe une mundem me thon ne gjykaten e pejes prifti bla bla bla pa fakte ste beson kerkush as ty as mu lajmi eshte jep nga top chanel ne mars ku eshte kon qeshtja e xhamis se madhe te tiranes per me kriju demek se po bojne keso gjonave qysh me leju nje xhami apo kishe apo qka te duan te marojne se rruj fare per mua mbasi ju ka leju grekeve po ata qe ndihen shqiptare te marojne qka te dojne....

E ke pyetur qe 7 muaj su denua kurre i akuzuari pa emer ,su morren vesh kurre emrat e viktimave te dhunes...

Mos i bo sendet personale une skam aleance me askend ketu une perfaqesoj veq veten time edhe nje send respekti o reciprok te une sa jep merr .
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

"Të detyrosh një femër të vendos shaminë, është kundër Islamit; ta detyrosh atë ta heqë shaminë, është kundër të drejtave të njeriut".

- Tarik Ramadan
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Pra ketu ne pergjithesi po flasim per shkeljen e te drejtave te njeritu dhe mendoj se princesha me citimin qe solli e ka thene aq mire sa s'ben me mire.
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

@loverman

S'ka asnje problem, lajmi mund te merret nga kudo, por thjesht per te qartesuar qe ka ndodhur kohe me pare, dhe flitet per te njejtin rast si ateher kur diskutuam para disa muajsh. (me kujtohet pasi mbaj mend qe kam komentuar dhe vete ateher). Pra nuk eshte se ka patur raste te tjera ne gjykate. Linkun e solla me shume per te qartesuar veten qe te mos alarmohemi se po shtohen rastet apo ku di une. Me sa mbaj mend gjate atij muaji mqs u be sh buje dhe KMSH-ja, sqaroi faktin se dhuna per te praktikuar fene nuk qendron ne fe, dhe normalisht nqs vertet burri e ka dhunuar gruan,(edhe pse ne cdo shkrim nuk tregohet c'lloj dhune ka qene? fizike, apo vetem psikologjike) ajo ka sh te drejte te kerkoj divorc dhe ta padise.
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

@soul
Nga do qe ta rretullosh muhabetin edhe 360 grad
Keta kan te drejte.... Edhe kur na fyejn
Kulturen traditen dhe historine...edhe kur
Na e mohijne ate!! Une i kosideroj ARab!
Jo shqiptare!!

Ps:loverdjali dhe princesha e pelqejne ate qe shkruajte:)
 
Nuk e kuptova sh c'lidhje ka kjo qe the tani me lajmin ne fjale, nejse, se mund te kaloj ne teme chit chati... Kemi te drejte te pohojme e te mohojme ate qe ne na duket e drejte, si dhe kemi po ashtu te drejte ti konsiderojme si te duam njerezit, shqiptar, arab, gjerman, kafshe, shpend, :p, ne fund rendesi ka c'shkruhet ne pashaporte :D... ama duhet kujdes kur tja shprehim verbalisht se aty e cenon tjetrin. Dhe me urte e bute te gjithe, s'fiton askushi nga ofendimet, sharjet, ulja e tjetrit, etj... Ndoshta nje dite ai qe kemi perball mund te jete me i mire se ne, kshu thote kjo firma ime :p,

p.s. s'kam vene syze akoma, sic shikoj like-t e tua i shoh dhe te te tjereve :D...
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Lajm i muajit mars i diskutuar dhe ne forum ate muaj :)

Ferexheja, shkaku i dhunimit t

Ne fund te ketij artikulli (tek gazeta shqip) thuhej :

Ndërsa dhuna më së shumti në padi shpjegohet për shkaqe nga më të ndryshmet, ngjarja në fjalë shënon rastin e parë kur një femër i drejtohet dyerve të gjykatës për marrjen e urdhrit të mbrojtjes për shkak të fesë, e cila parimisht duhet respektuar në mënyrë të vullnetshme.

Thjesht per ato qe thone se ka raste te shumta ;)

Ne te gjitha rastet viktima i drejtohet gjykates valle !!!
Nje fmi 11 vjeç i drejtohet gjykates !!!!!!
Ti je edhe goce e zgjuar mi Soul .
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Mfal Hartin info i thu ti kesaj :
KJo ne gazetari thirret spekullim ska asnje informate as te pakten lagjia ku ka ndodh rasti.

Kjo eshte teme e marre nga stop injorances e martinit e dates 30 mars te ishte e vertet a mendon se do linin mediat pa publikuar emrat e protagonisteve.

Ky eshte problem real dhe aktual .30 marsi nuk eshte dhe aq larg dhe raste te tilla ka çdo dite .
Nuk jepen asnjehere emrat e viktimave , aq me pak te mitura dhe te femrave , ne publik .
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Ne te gjitha rastet viktima i drejtohet gjykates valle !!!
Nje fmi 11 vjeç i drejtohet gjykates !!!!!!
Ti je edhe goce e zgjuar mi Soul .

Femija ishte me te emen, apo jo? E dyta; po per rastet tjera qe s'kan lidhje me fene por thjesht dhune ndaj femres valle te gjitha i drejtohen gjykates?? Jo, nqs i drejtohen 20 raste ne muaj, ne realitet mund te kemi 100 raste, pra raporti serish eshte po ai apo jo?... Nuk besoj se rastet e dhunes fetare nuk denoncohen ndersa rastet e dhunes tjeter(jo fetare) femrat shqiptare po i denoncojne te gjitha. Keshtu Hartin,ne thelb qendron ajo qe kam thene ;)

p.s. @ xhebro : rasti eshte real me aq sa di une ,
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Kur "burrat" fillojne e bejne si grate, edhe atyre u lind e drejta per urdher mbrojtje..!!
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Personalisht me ne te ketilla lajme postime,qe kan te bejne me ''Mysliman'' nuk marr me pjese
pasi deri ne kete moment kuptova qe, Po kritikove nje situate reale si kjo
do kesh: Presjone kercenime,sharje,nga familja...dhe te gjitha keto vine nga myslimanet e forumit qe jane njeres te kulluar!
pra postimet e ketyre njerzve flasin qart fare.... (ketu moderatoret cuditerisht i kan mbyll syte)

Ps:Keta persona le te hedhin posht historine e shqiperis,ta fyejn,ta shajne,ta mohojne, ta kercenojne (ne gjithmon ti tolerojme)
e ndersa ikonat shqiptare,qoft artist luftetar,heronj etj..le mos ti njohin. (Ti Tolerojme)
te vazhdojne te thone qe turqia ishte shpetimi jone. (Ti tolerojme)
biles edhe nje pjese qe i vete mbrapa akoma,ben mire te kthehet ne mysliman
kaq kisha une....me me keto njeres nuk merrem me!

Dikush qe nuk pranon faktet,dmth nuk llogjikon!
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Ti je tu dasht me hell balt ndaj Islamit shoku jo te denu format ekstremiste.

Ky ......... ju jeni qorruar nga syte !

Sa per temen me vjen mire qe kane more guximin dhe kane folur hapur, duhet te marrin shembuj raste te tjera te tilla!
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Mfalni une shoh kete xhevahir gazetaresk akoma se morra vesh pasi qe paska qene e vertet sa u denu ky tipi per dhunen...Eshte dashte te beje buje denimi i tij ashtu si edhe arrestimi nese paska diqka te vertet .
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Mbase justifikimi esht feja por arsya e vertet esht fanatizmi dhe xhelozia ......
Per te mos vene ne dukje fanatizmin dhe xhelozine thone se ndjekin fene ... mendoj se ka gjera me te rendesishme sesa mbulimi ne fene islame apo ne cdo fe tjeter ... duke filluar STOP DHUNES ...
 
Titulli: Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe

Fanatizmi, maskilizmi dhe injoranca jan shkak i dhunes si fizike dhe asaj verbale.

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top