Negociatat, Rama: Shqipëria jo “kokë turku”! Aktorë të 3-të rrezik për Ballkanin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Negociatat, Rama: Shqipëria jo “kokë turku”! Aktorë të 3-të rrezik për Ballkanin

rama-dw.png


Me një rekomandim pozitiv të siguruar, qershori është muaji i sfidës më të madhe për qeverinë shqiptare, të cilës do t’i duhet të bindë shtet anëtare dhe më tepër ato skeptike se e meriton çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Finalizimi me sukses i këtij procesi ka bërë që qeveria dhe vetë kryeministrit Edi Rama të nisin një ‘mision” lobimi në BE, i cili ka filluar sot me ndalesën e parë në “shtëpinë” e kancelares Angela Merkel, e cila kërkon që Ballkani të jetë pjesë e bllokut, por vetëm duke iu nënshtruar reformave të thella.

Pas takimit me kreun e Bungdestagut gjerman, Rama është ndalur për një intervistë në Deutche Welle, ku i dërgoi një mesazh të qartë politikanëve dhe shteteve që ngurojnë sipas tij të pranojnë se Shqipëria ka bërë mjaftueshëm për të merituar hapjen e negociatave.

“Shqipëria të mos bëhet peng i dinamikës së brendshme politike, e të mos përdoret si kokë turku nga ndonjë forcë politike për asnjë axhendë”, tha Rama duke iu drejtuar skeptikëve.

Sipas kreut të ekzekutivit, Shqipëria “teknikisht ka përmbushur të gjitha detyrimet”. “Pra kemi bërë detyrat e shtëpisë për këtë fazë. Tashmë është vendimmarrje e bazuar në gjykim politik dhe këtu ka gjithmonë luftë sepse ka ndikime dhe interesa të ndryshme”, tha Rama.

I pyetur nga gazetari i Dث sesa kohë do t’i duhet vendit për të arritur sukses në pikat që deputeti gjerman Krichbaum i sheh si pengesë për vendin, kryeministri Rama theksoi se kjo “varet nga këndvështrimi”.

“Nëse do t’i shinim këto çështje në fazën ku jemi, ne kemi bërë progres befasues. Vetëm në hapat e para të vettingut kemi 21 gjyqtarë e prokurorë që janë jashtë sistemit, pra po pastrohet sistemi. Kemi rezultate befasuese në çrrënjosjen e kanabisit, që janë të njohura nga Komisioni Europian. Tani janë mëse mjaftueshëm, por për t’u bërë anëtar i them zotërisë se kemi shumë më shumë për të bërë. Negociatat nuk kanë të bëjnë me anëtarësimin, por me forcimin e shtetit dhe ekonomisë në një rrugë të gjatë”, theksoi Rama.

Ai nuk la pa përmendur as rrezikun që katorë të tretë, froca joevropiane luajnë në rajonin e Ballaknit dhe që janë rrezik real për demokrcinë e vendeve tona. Për këtë mori si shembull Malin e Zi dhe përpjekjet ruse për të ndikuar aty.

“Po Mali i zi është një rast që tregon se ka pjesë vulnerabël në rajon, aktor të tretë që përpiqen të ndërhyjnë dhe ndikojnë, ndaj procesi i integrimit është i rëndësishëm për stabilitetin e vetë Evropës. Saktësisht për ato arsye që euroskeptikët po predikojnë se Evropa nuk ka nevojë të shohë përtej kufijve të sotëm të saj, unë them se Evropa ka nevojë për Ballkanin për sigurinë e saj. Në të kundërt është më pak e sigurt”, u shpreh Rama.

Lidhur me axhendën e tij gjatë vizitës në Berlin, kreu i qeverisë sqaroi se do të diskutohet për progresin që është bërë deri më tani.

“Kjo, për vetë nevojën për të nisur sa më shpejt të jetë e mundur negociatat e për të mos humbur kohë. Ky nuk është fundi i procesit, por nisja e një faze të re dhe më të vështirë. Ka mjaft miq dhe partner të Shqipërisë në këtë proces dhe besoj fortë se kancelaria, që është një kampione evropiane dhe e proceseve transformuese në rajon, do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Maqedoninë në një moment kur Serbia e Mali i Zi po negociojnë dhe ne duam të bashkohemi me ta”, deklaroi ai.

(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top