Brukseli hedh në erë planin e Berishës, Ramës, Metë dhe Bashës për sabotimin e SPAK-ut, pa plotësuar 30 kushte nuk ka bisedime, kushti kryesor është hetimi, arrestimi dhe dënimi i kokave të krimit dhe korrupsionit
Re të zeza mbi kokën e bajlozëve të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Nuk mund të ketë bisedime për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pa arrestuar dhe dënuar kokat e krimit dhe korrupsionit, të cilët ka 28 vite që sundojnë Shqipërinë, duke e plaçkitur. Ky është vendimi përfundimtar i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Luksemburg.
Në mbledhjen për fatin e Shqipërisë ka dominuar gjermanët, të cilët bashkë me amerikanët janë investuar për ngritjen e reformës në drejtësi, me qëllim për të shfarosur këtë klasë politike. Vendimi për ngrirjen e negociatave është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre për disa arsye.
Së pari, vendimi i Brukselit ka hedhur në erë planin e Sali Berishës, Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të sabotuar ngritjen e SPAK-ut, i kërkuar nga amerikanët dhe gjermanët për shkatërrimin e krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta të politikës. Pesëshja anti-shqiptare synonin të merrnin negociatat, për të zbutur zemërimin e shqiptarëve me këtë klasë të degraduar politike dhe më pas të sabotonin ose të kapnin SPAKU-un, për t’i shpëtuar ndëshkimit. Një skenar i tillë është rrëzuar dje në Luksemburg. Vendet e BE kanë vendosur se nuk do të ketë hapje të negociatave pa ngritur SPAK-un, që përbëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale.
Së dyti, ashtu siç i vendosi kusht Kroacisë, Rumanisë dhe Maqedonisë, Brukseli i kërkon Shqipërisë që të dënojë politikët e korruptuar në këmbim të integrimit në BE. Ky kusht është i theksuar pesë herë në rezolutën për Shqipërinë. Mesazhi është i qartë: Kërkohet arrestimi i Ilir Metës dhe Sali Berishë, sëbashku me ushtarët e tyre në drejtësi dhe politikë, në këmbim të integrimit të Shqipërisë në BE. Kërkohet hetimi, arrestimi dhe dënimi i ministrave dhe ish-ministrave të korruptuar. Kërkohet arrestimi i kryebashkiakëve të korruptuar, deputetëve, i drejtorëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
Së treti, Bashkimi Evropian, u ka dhënë një mesazh të qartë shqiptarëve se është në krah të tyre dhe jo të kësaj klase politike mafioze, teksa në këmbim të negociatave kërkon që të kthehen pronat e grabitura nga politikët dhe familjarët e tyre gjatë këtyre 28 viteve. Pronat e grabitura nga Ilir Meta, Sali Berisha si dhe pronat që Edi Rama u ka dhënë oligarkëve në zona bregdetare, duket t’i kthehen shtetit apo pronarëve të vërtetë.
Së katërti, Brukseli nuk pranon të nisë bisedimet për integrimin e Shqipërisë pa i dhënë fund trafikut të drogës që drejtohet në prapaskenë nga segmentet e politikës, për të shtuar pasurinë dhe blerë votat kur vijnë zgjedhjet. Segmentet e politikës, vitin e fundit kanë braktisur hashashin dhe po merren vetëm me trafikun e kokainës, që sjell fitime të mëdha. Në portet shqiptare kapen vetëm sasitë e kokainës që sinjalizohen nga të huaj, pjesë tjetër kalon pa lënë gjurmë.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE, në një linjë me Bundestagun gjerman, u dhanë dje një mesazh të qartë shqiptarëve se nëse duan fëmijët e tyre, një të ardhme më të sigurt, paqe sociale, dinjitet dhe Shqipërinë në Bashkimin Evropian, duhet që më parë të shporrin këtë klasë mafioze politike, t’i sekuestrojnë pasurinë dhe ta dorëzojnë para drejtësisë./Pamfleti

Attachments
Last edited by a moderator: