Neglizhim i praktikave perëndimore

WxP

Staf në FV.AL
Neglizhim i praktikave perëndimore

Jonel KRISTO

Ndër komentet negative që dëgjon dhe lexon nëpër media të ndryshme, vetëm pak preken tema ekonomike në lidhje me vendin tonë dhe progresin ekonomik që ky i fundit po kalon. Me të drejtë është e vështirë të shikosh dhe vlerësosh numra në rritje të treguesve makro dhe mikroekonomik në situatën e sotme negative infrastrukturale, deri diku të pakuptueshme, të cilën nuk e mohon askush. Sidoqoftë, duket se çdo qytetar shqiptar, i çfarëdolloj mirëqenieje ekonomike, kalon ditë pas dite me një plan për të nesërmen. Në mendimin tim, forca që mban sistemin shoqëror të qendrueshëm është sistemi ekonomik i suksesshëm dhe reformat pragmatike të institucioneve ekonomike shqiptare, qeveritare ose jo.
Në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë thuhej se për vitin 2006, norma e inflacionit në vend do të ruhej e qëndrueshme në 3% dhe në hollësira më teknike, lëvizja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë do të shërbejë si mjeti për të arritur këtë qëllim. Në këtë kontekst, vërej mungesën e një lloj tregu që në vendet perëndimore përbën pjesën më të madhe të mirëqenies të një individi, në terma mesatarë dhe ky treg është ai i stoqeve dhe bonove, i njohur ndryshe si Bursa e Tiranës apo tregu i letrave me vlerë. Sot ekzistojnë një numër organesh në vendin tonë që merren me këtë qëllim, si ai i përmendur më sipër, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV) etj.
Tashmë 10 vite më parë u ngrit në Shqipëri një treg i ngjashëm me të sipërpërmendurin. Ky treg mbante emrin e skemave piramidale. Qytetarëve shqiptarë iu dha një mundësi investimi i kursimeve të tyre. Rezultati i këtyre skemave ishte pasojë e paqëndrueshmërisë dhe falimentimit të sigurt teorik dhe praktik të këtyre lloj sistemeve. Sidoqoftë, në sytë e ekspertëve ekonomikë u vu re një sjellje pozitive e qytetarëve të vendit kundrejt dëshirës për të investuar një shumë parash. U vërtetua në atë periudhë që në Shqipëri qarkullon një sasi e madhe të ardhurash dhe 10 vite më pas, presupozohet që kjo sasi të jetë shumëfishuar disa herë. Por kjo lëvizje prospektive e ekonomisë personale të qytetarëve nuk ka gjetur akoma një mënyrë të dobishme shfrytëzimi. Disa flenë akoma me lekë poshtë jastëkut dhe vetëm pak e kanë kuptuar se që të bëhesh i pasur duhet të qarkullosh paranë. Po të gërmojmë thellë në shkakun e kësaj çështjeje, arsimi i dobët ekonomik në masë i popullsisë mund të japë përgjigje. Por sot në Shqipëri operojnë me qindra biznese të niveleve të ndryshme dhe popullsia shihet vetëm si konsumator potencial dhe jo investitor në biznesin e vet. Sigurisht që ne, populli, jemi konsumatorët, por ne, populli, dimë dhe të investojmë jo vetëm të harxhojmë apo kursejmë.
Këtë lloj zgjedhjeje mund të na e jepnin biznese të ndryshme që ngrihen në bazën e aksioneve të blera nga individë të thjeshtë, të cilët janë gati të bëhen pjesë e një biznesi prospektiv. Tregu i aksioneve është një “skemë piramidale” me kushte. Dikush që ka para dhe dëshiron t’i shtojë ato, mund t’i investojë duke blerë ortakëri në një biznes ku ai vetë është mirëbesues që do të ketë sukses. Këto para që individi investon në një të ardhme i rikthehen me një normë interesi dhe balanc pozitiv. Kushtet që kjo lloj strategjie ofron janë të një karakteri kufizues. Limiti kohor mund ose jo të jetë një nga këto kushte. Normat e interesit janë të një karakteri të arsyeshëm, të besueshëm dhe mbi të gjitha, të mundshëm. Kjo lloj strategjie dhe ky lloj tregu duhet të gjallërohet në vendin tonë, sepse do të sillte në të njëjtën tryezë 4 elementët jetikë të një sistemi ekonomik të suksesshëm: konsumatorët, investitorët, bizneset dhe organizatat qeveritare. Të katër këto elementë do të punonin së bashku për një mirëqenie të përgjithshme dhe jo vetjake. Procesi është i thjeshtë, megjithëse pak teknik. Sot në botën perëndimore njerëzit që merren me zgjidhjen e anës teknike të këtij lloj tregu, mbarojnë fakultete 4 ose më shumëvjeçare. Individë të thjeshtë me pak ose fare eksperiencë financiare rrisin të ardhurat e tyre në mënyrë të pastër dhe të sigurt, me anë të asistencës që marrin nga profesionistë të kësaj dege.
Bonot dhe stoqet, tregu i aksioneve dhe të ardhurat pozitive nuk janë një tjetër “skemë piramidale”, jo vetëm sepse historia ka treguar që funksionon, por teori, praktika dhe kërkime të shumta universitare dhe profesionale nuk kanë rezultuar në përfundime negative. Me anën e këtij lloj tregu, qytetarëve shqiptarë u jepet një mundësi më tepër e përfshirjes së tyre në sistemin ekonomik të vendit, i cili dita-ditës po merr trajta perëndimore. Ky treg jep mundësinë e lindjes së bizneseve të reja të nivele të ndryshme, duke sjell në këtë mënyrë mirëqenie për të katërt elementët e sistemit ekonomik.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top