Зngjεll
___________
Në vitin 2040, 1.3 miliardë të moshuar
Nga: Maggie Fox
Popullata e të moshuarve të botës po rritet me hapa të shpejta dhe kjo kategori shpejt do t’ua kalojë të rinjve, për herë të parë, raportonin shkencëtarët amerikanë të hënën.
Të moshuarit do të vënë nën presion sistemet e pensioneve dhe të kujdesit shëndetësor, duke sjellë shpenzime publike të shumta, që mund të ngadalësojnë rritjen ekonomike, si në vendet e pasura dhe ato të varfra.
Numri i njerëzve 65 vjeç e lart do të arrijë 506 milionët këtë vit dhe pritet të dyfishohet në 1.3 miliardë deri më 2040, duke arritur në 14 për qind të popullatës totale globale.
"Njerëzit me moshë 65 vjeç e lart, shpejt do të kalojnë atë të fëmijëve nën 5 vjeç, për herë të parë në histori",- thoshte raporti i hartuar nga Kevin Kinsella dhe Wan He të Byrosë Amerikane të Sensusit të popullatës.
"Rritja e moshave po prek të gjithë vendet në të gjithë botën",- tha Richard Suzman i Institutit Kombëtar të Moshës, të cilët porositën raportin.
"Megjithëse ka ndryshime midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, rritja globale e moshës po ndryshon sipas natyrës sociale dhe ekonomike të planetit dhe po sjell sfida të vështira."
Raporti zbuloi se njerëzit mbi 80 vjeç janë pjesa me rritjen më të shpejtë të popullatës totale në shumë vende. Në mënyrë globale, popullata “shumë e vjetër” llogaritet të shtohet me 233 për qind midis viteve 2008 dhe 2040.
Kjo do të vështirësojë situatën e fëmijëve dhe nipërve të tyre.
"Zvogëlimi i numrit të punonjësve në kurriz të pensionistëve dhe atyre që kalojnë një pjesë të gjatë të jetës së tyre në gjendje inaktive, takson më tej sistemet shëndetësore dhe ato të pensioneve”,- shkruhej në raport.
"Vetëm për disa vjet, afër 2010-ës, numri dhe raporti i popullatës së vjetër dhe asaj shumë të vjetër, do të fillojë të rritet me shpejtësi, në vendet e zhvilluara dhe disa nga vendet në zhvillim”,- vazhdonte ai.
"Rritja është kryesisht pasojë e përmirësimit të fertilitetit pas Luftës së Dytë Botërore, dhe së dyti, rezultat i reduktimit të vdekjeve të të moshuarve”.
Sëmundjet kronike si ato të zemrës dhe kanceri mbeten vrasësit kryesorë, veçanërisht për të moshuarit, por nga ana tjetër këto sjellin edhe kosto të pamasa për sistemet shëndetësore.
Dhe kjo nuk do të ndodhë vetëm në botën e industrializuar.
"Deri më 2040-n, vendet sot të konsideruara të zhvilluara, do të strehojnë 1 miliardë njerëz me moshë 65 e sipër, 76 për qind të totalit botëror",- shkruante raporti.
اdo muaj, 870,000 njerëz arrijnë moshën 65. Në 10 vjet, 1.9 milionë njerëz do të festojnë çdo muaj 65-vjetorin e tyre.
Nëse shtetet dhe bizneset e parashikojnë me saktësi, popullata e moshuar mund edhe të krijojë mundësi për rritje ekonomike, shkruante raporti.
Por aty citohej gjithashtu një raport i Komisionit Europian i vitit 2006, që thoshte se kostot e pensioneve dhe të shërbimeve shëndetësore do të rrisnin shpenzimet publike dhe si rezultat do të ngadalësonin rritjen ekonomike duke tkurrur GDP-në.
“Në mungesë të politikave alternative, potenciali për rritje ekonomike në zonën e BE do të përgjysmohet deri në 2030",- llogaritej në raport.
Japonia dhe Italia, me numrin më të madh të të moshuarve
Numri i njerëzve 65 vjeç e më shumë do të dyfishohet nga 506 milionë në 1.3 miliardë deri më 2040, sipas Byrosë Amerikane të Sensusit.
Këtu kemi disa fakte mbi plakjen e popullatës, të listuara në raport:* Japonia, me 22 për qind të popullatës së saj 65 vjeç e lart, është vendi më i plakur i industrializuar
* Kina ka popullatën më të madhe të moshuar në botë _ 106 milionë. India vjen pas me 59.6 milionë, Shtetet e Bashkuara kanë 38.7 milionë, Japonia ka 27.5 milionë dhe Rusia ka 19.9 milionë.
* Deri në 2040, më shumë se një në katër europianë do të jetë 65 vjeç ose më shumë, dhe një në shtatë do të jetë mbi 75.
* Të plakurit nuk është më vetëm për të pasurit - 62 për qind e gjithë njerëzve që janë mbi 65 aktualisht, jetojnë në vende në zhvillim si Afrika, Azia, Amerika Latine, Karaibet dhe Oqeania.
* Pritshmëria e jetëgjatësisë për të lindurit në Japoni dhe Singapor ka arritur në 82 vjeç.
* Të lindurit në Francë priten të jetojnë mesatarisht 80.9, kurse ato që lindin në Suedi, Itali, Australi dhe Kanada pritet të jetojnë më shumë se 80.
* Pritshmëria në SHBA është mesatarisht 78, në Tunizi 75, Guatemala 70, kurse Zimbabve e shkatërruar nga AIDS, 39.7
* Në vitin 1900, gratë në Europë dhe Amerikën e Veriut zakonisht jetonin dy tre vjet më shumë se burrat e tyre, kurse tani diferenca është rritur në shtatë.