اdo fillim i ri në një shtet me kulturë, gjuhë dhe zakone të tjera, është i vështirë për cilindo që lë vendlindjen dhe vendoset në një vend të tjetër. Pasojat e këtij ndryshimi, më së shumti i vuajnë njerëzit me kualifikime të caktuara, të cilat në vendin ku shkojnë nuk janë në përputhje me standardet e atjeshme.
Një artist i diplomuar, është dashur të braktisë brushat dhe ngjyrat e tij, për t’u angazhuar në një punë të zakonshme me të cilën mban familjen. Ai e ka gjetur veten brenda një spitali, duke ndihmuar pacientët që kanë nevojë për transferime nëpër repartet e ndryshme.
Ndërsa një arsimtar, i cili kishte punuar vite të tëra në arsim në një shkollë fillore në Kosovë, me ardhjen e tij në Zvicër, i është dashur të punonte në ndërtimtari, të ndihmojë muratorët dhe të tjerët në punët që ata bëjnë.
Emigrantët e ardhur në Zvicër, të cilët kanë kualifikime dhe diploma nga vendet si: Kosova, Shqipëria e Maqedonia, e kanë shumë të vështirë të gjejnë një punë në profesionin që kanë. Për dallim nga personat që vijnë nga shtetet ballkanike, qytetarët nga Gjermania, Austria apo Franca, e që kanë kualifikime të larta e kanë shumë më lehtë të gjejnë një vend për të punuar në profesionin që ata kanë, bën të ditur një studim universitar, raporton Albinfo.ch.
Diskriminimi në tregun e punës
Një studim nga Universiteti i Bazelit konkludon se personat e kualifikuar me origjinë migrimi, janë të diskriminuar veçanërisht në fushën sociale. Sipas këtij studimi rastet e tilla të diskriminimit ndodhin jo vetëm gjatë kërkimit të punës, por edhe në vendin e punës. Një studim tjetër i SRK-së, na sjell storien që ka të bëjë me diskriminim në vendin e punës. Ky lloj diskrimini ka shtyrë një infermiere të trajnuar mirë që të braktisë profesionin e saj dhe të pranojë një punë, në një ekip pastrimi në spital.
Për migrantët e kualifikuar pozita në të cilën ata e gjejnë veten në ditët e para në Zvicër, është shumë e vështirë për ta pranuar. Në vitet e para të qëndrimit të tyre, ata janë zakonisht të zënë me integrimin e tyre gjuhësor dhe social. Më pas fillojnë të interesohen për një vend pune në profesionin e tyre.
Këtu, ata përballen me sfidat e ndryshme të kësaj natyre, si diskiminimi, vështirësitë për të gjetur një punë në profesionin që kanë, probleme me pranimin e diplomave etj.
Shpesh herë sfidat e këtilla, shumë nga emigrantët i detyrojnë të braktisin ambiciet e tyre profesionale dhe të pranojnë një vend pune pa kualifikim, me kushte shpesh të vështira të punës. Me një vendim të këtillë ata hedhin pas shpine gjithë aktivitetin e tyre profesional nga e kaluara dhe detyrohen të identifikojnë veten me një aktivitet të ri.
Artisti nga Maqedonia detyrohet të punojë në një qendër rehabilitimi. Bëhet fjalë për Jeton Veselin, i cili vjen nga Gostivari i Maqedonisë. Ka studiuar Artin Figurativ në Universitetin e Tetovës. Edhe pse posedon një kualifikim dhe një diplomë e cila e dëshmon shkollimin e tij, Veseli nuk mund të punojë në profesionin që ka zgjedhur.
Pyetjes nëse ai ka provuar të gjejë ndonjë punë në profesionin e tij ai i përgjigjet se nuk e ka provuar një gjë të tillë, në radhë të parë për shkak të natyrës që ka ky profesion, duke shtuar pastaj edhe mungesën e integrimit në aspektin gjuhësor në vitet e para të ardhjes së tij në Zvicër.
Që nga koha kur ka ardhur në Zvicër, Veseli ka punuar në disa ndërmarrje. Në fillim në një firmë ngjyrosjeje, më pas kalon në njërën nga filialet e Migrosit në Bernë dhe tani së fundi ai thotë se është duke u angazhuar në një rehabilitacion ku merret me transferimin e pacientëve, prej një reparti në një repart tjetër.
Duket qartë se është vështirë të punohet një punë tjetër dhe të lihet anash profesioni me të cilin je marrë ma herët. Për këtë arsye Veseli nënvizon se vështirësia më e madhe qëndron në atë që nuk mund të bësh një punë intelektuale me profesionin që ka.
“Unë dhe familja kemi investuar shumë kohë për tu bërë ky që jam sot dhe në fund pas gjithë atij mundi, duhej t`i kthehem një profesioni ose pune tjetër”.
Veseli nuk ndihet i diskriminuar dhe i nënçmuar për punën që ai është duke bërë. Për këtë çështje ai thotë “natyrisht që ndihem keq por të them të drejtën, nuk ndihem i diskriminuar nga shteti tek i cili jam duke punuar dhe jetuar për momentin, por i diskriminuar ndihem nga vendi im, nga shkaku se nuk na jepet mundësia që të punojmë dhe kontribuojmë me dijen dhe profesionin tonë në vendin nga vijmë”.
Veseli shpreson se në të ardhmen, përsëri do t`i kthehet profesionit të tij, por këtë po ia lë kohës.
Nga arsimi, në ndërtimtari
Në një situatë jo më të mirë e ka gjetur veten edhe arsimtari nga Kosova, i cili që mbi 20 vite, jeton në Zvicër. Ai shprehet mirënjohës për mundësinë që Zvicra i ka dhënë për të jetuar këtu, por njëkohësisht, ndjehet i nënçmuar për pamundësinë, për të punuar në profesionin që ka zgjedhur.
Puna e tij e parë dhe në të cilën ai ka mbetur deri më tani, është ndërtimtaria.
“Në fillim jam angazhuar si ndihmës muratori dhe fillimi ka qenë një moment shumë i vështirë për mua. Por me kohë jam mësuar dhe tani më duket një punë normale”, shprehet Asan Selmani nga Kosova.
“Me profesionin tim është pak vështirë të gjesh një punë për të punuar, pasi ky profesion lidhet ngushtë me gjuhën e vendit ku jetojmë dhe normalisht pasi unë kam ardhur vonë në Zvicër, jam munduar të integrohem në të gjitha sferat. Por në aspektin gjuhësor nuk kam arritur atë nivel që kërkohet për të punuar në një institucion arsimor dhe edukativ”, vlerëson Selmani.
Për dallim nga bashkëbiseduesi ynë i parë, Selmani, nuk shpreson se ndonjëherë do t`i jepet mundësia që të punojë në institucionet zvicerane në fushën e arsimit, pasi ai është larguar një kohë të gjatë nga arsimi dhe tani është në prag të pensionit.
Raste të këtilla si ai i artistit Veseli nga Maqedonia dhe arsimtari Selmani nga Kosova kemi shumë në Zvicër. Disa prej tyre kanë arritur që të gjejnë veten në profesion e tyre edhe në Zvicër, por shumica janë detyruar të punojnë ndonjë punë të dytë.
“Nuk ndjehem i diskriminuar nga Zvicra, por nga vendi im”
Veseli nuk ndjehet i diskriminuar dhe i nënçmuar për punën që ai është duke bërë. Për këtë çështje ai thotë “natyrisht që ndihem keq por të them të drejtën, nuk ndihem i diskriminuar nga shteti tek i cili jam duke punuar dhe jetuar për momentin, por i diskriminuar ndihem nga vendi im, nga shkaku se nuk na jepet mundësia që të punojmë dhe kontribuojmë me dijen dhe profesionin tonë në vendin nga vijmë”.