Ado
FISEBILIL-LAH
Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Ali Babacan, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Në këtë takim Thaçi ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës, ndërsa ministri Babacan ka thënë se Kosova ka një vetëdije pozitive e cila mund të kontribuojë ne stabilitetin e rajonit në bashkëpunim të mirë me vendet fqinje.
Babacan gjatë vizitës në Kosovë ka bërë të ditur se, në kuadër të marrëdhënieve të mira me vendin tonë do të intensifikohet edhe bashkëpunimi në fushën politike, ekonomike dhe kulturore duke konfirmuar edhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai po ashtu ka shfaqur besimin se së shpejti do të rritet numri i njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtetet arabe.
Kryeministri Thaçi ka potencuar se Turqia, një prej vendeve të para që ka njohur pavarësinë e vendit tonë - ka qenë vazhdimisht mbështetëse e Kosovës për liri, çlirim, për shtet tash në procesin e tranzicionit dhe do të jetë edhe në procesin integrues euroatlantik.
“Ne si institucione të Republikës së Kosovës e çmojmë shumë prezencën e autoriteteve turke në Kosovë, qofshin ato ushtarake, policore, monetare dhe diplomatike”, ka thënë Thaçi në këtë takim.
“Duke i dëshiruar një mirëseardhje miqësore ministrit të Jashtëm, me zotimin për bashkëpunim edhe më të thellë mes dy vendeve, dëshiroj që nga sot raportet e Kosovës, si raporte shtetërore me Turqinë, të shënojnë një etapë të re”, tha Thaçi.
Ndërsa, ministri Babacan, falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë në të gjitha sferat dhe theksoi se Kosova dhe Turqia kanë lidhje historike të bashkëpunimit dhe ato do ti vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Jemi duke realizuar një vizitë historike në Kosovë, me të cilën kemi lidhje historike. Kosova ka një vetëdije pozitive e cila mund të kontribuojë ne stabilitetin e rajonit në bashkëpunim të mirë me vendet fqinje”, theksoi ministri Babacan, duke shtuar se sot do të bëhet një marrëveshje të heqjes së vizave dhe qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë në Turqi pa kurrfarë pengesa, po ashtu edhe qytetarët turq Kosovën. /Telegrafi/