sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Magdalena Alla / Valeria Dedaj
Nuk ka vetëm dhurues e blerës gjaku. Sot ka edhe dhënës ‘sperme’ dhe ‘vezësh’ me dhe pa pagesë. Madje, në qarqet mjekësore tek-tuk tanimë po qarkullon si anekdodë sakrifica e njërit duke dhënë gjak me pagesë dhe lehtësia e tjetrit që “prodhon, fal apo edhe shet spermë falë një mundimi ‘të ëmbël’ dhe pa efekte anësore..” Por jo dokushdo. Duhet të ketë spermë cilësore ama. Klinika apo spitale private në Tiranë, të licencuara këto vitet e fundit për ‘fekondime in vitro’, po kërkojnë gjithmonë e më shumë edhe dhurues apo blerës ‘sperme’ e ‘vezësh’. Në rastet kur këto jepen nga pjesëtarë brenda familjes, si vëllai ose motra e partnerit, që ka probleme fertiliteti, pasi ‘morali’ apo ‘kanuni’ nuk iu lejon që të kryhen të tilla gjera me dikë që nuk është partneri i ligjshëm, atëherë nuk ka pagesa. “Dhe shumica e pacientëve që ne kemi pasur deri kanë qenë me dhurues brenda familjes”, shpjegon gjinekologu turk i Spitalit Amerikan, Cihan Kabukcu.
Por në raste të tjera, vlen shprehja se asgjë nuk shkon dëm, nëse di ta përdorësh atë. Edhe sperma riprodhuese, që përftohet dhedel pa limit dhe pa asnjë dëm prej trupit të shëndetshëm mashkullor, edhe vezët e tepërta që mund të ketë një mitër femërore, por të cilat i mungojnë një tjetre, mund të shiten dhe me to të sigurohen ca parل. Dhënës anonimë, nevojtarë që Zoti i ka bekuar në shëndet, por jo aq në mirëqenie materiale, drejtohen në dyert e klinikave të shesin pjesë nga trupi i tyre e të sigurojnë ca të ardhura ekstra për të mbijetuar. ‘Unë di raste shqiptarësh të shëndetshëm, të cilëve iu bëhen analizat dhe pranohen si dhënës sperme apo vezësh këtu në vend’, thonë klientë anonimë në ndonjë klinikë gjinekologjike.
Në rritje fertiliteti dhe fekondimi
Aplikohet që nga viti 2003, kohë kur hyri në fuqi ligji “Për shëndetin riprodhues”, i cili la hapësirë për pasjen e një fëmije edhe për ato çifte, të cilët prej shkaqeve objektive apo subjektive, nuk mund ta kishin në rrugë natyrale. Sidomos këto dy vitet e fundit, në disa prej klinikave apo spitaleve tona private, nisi edhe fekondimi artificial apo ai ‘in vitro’. Gjë që nuk bëhet ende në spitalet publike. ‘Nuk u pa e udhës kjo tek ne për shkak të kushteve jo të përshtatshme”, shpjegon Dritan Shpati, obstetër-gjinekolog në martenitetin publik ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë, kur në fakt pikërisht në spitalet publike ofrohen të paktën ekzaminimet optimale, por jo fekondime.
Pavarësisht se nuk ka statistika të mirëfillta, në klinika private dëshmojnë, çuditërisht konfidencialisht dhe jo hapur, se vihet re një shtim i rasteve të fertilitetit dhe për rrjedhojë dhe fekondimit artificial. Nga 10% të çifteve, vënë re një tendencë rritjeje në 15-20%. Përqindjen më të lartë e zënë meshkujt.
Por në krahasim me vende të tjera? ‘Pak a shumë jemi vend me dukuri infertiliteti si gjithë të tjerët në këtë pikë”, shpjegon obstetër-gjinekologu Kosta Dhima. ‘Infertiliteti është një problem që është përhapur shumë në të gjithë botën kjo edhe si pasojë e kushteve të jetesës, ushqimeve gjithmonë e më pak bio, rritjes së moshës mesatare të martesës etj.
Por problemet e infertilitetit mund të zgjidhen edhe pa ndihmën e teknikave të riprodhimit të asistuar, pra të fertilizimit in -vitro. Në disa raste mjafton mbase një mjekim i caktuar dhe gjithçka shkon mirë. Pra duhet një edukatë kontrolli i këtyre problemeve dhe pikërisht kontroll në qendra vërtet të specializuara ëer këto probleme”, shpjegon gjinekologu turk i Spitalit Amerikan, Cihan Kabukcu.
Vetë mjekët shprehen se lipset edhe ndërgjegje e lartë nga klinikat dhe spitalet private që kryejnë këto fekondime. Por po ata vetë thonë se nëse do të ofrojnë spermë të pakontrolluar dhe jocilësore, kjo minon punën e tyre, sjell shtatzani me probleme dhe asnjë nuk ka interes për këtë situatë. Por ka raste kur pacientët mbeten me dyshime në të tjera aspekte, se vezët e marra me bollëk ishin vërtet për të mirën e riprodhimit apo për t’u ngrirë, përdorur e shitur dikujt tjetër.
Si bëhet fekondimi
Së pari, duhet të jesh i informuar mirë për çfarë do bësh. Duhet t’i nënshtrohesh një sërë analizave përkatëse, që sigurojnë se donatorët janë të shëndetshëm. ‘Kjo lidhet edhe me planifikimin familjar. Nëse kemi trupa të shëndetshëm, çdo shtatzani ka gjasa të jetë e shëndetshme, pasi edhe një infeksion që mund të ketë një nga partnerët ndikon në pasjen e një fëmije me probleme. Kjo vlen si për fekondimin natyral, edhe atë artificial”, shpjegon doktor Kosta Dhimo.
Donatorët gjithashtu duhet të kenë disa karaktersitika të përbashkëta me personin që do ta blejë këtë substancë, por këtë e përzgjedh vetë i interesuari.
Ekzaminimet e mësipërme zbatohen në mënyra të ndryshme tek pacientët. Kjo varet nga faktorë të ndryshëm si pesha, gjatësia, ngjyra e individit ose probleme të tjera që shfaqen gjatë ekzaminimit. Prandaj, analizat kryhen nga mjeku në mënyrë të detajuar, duke ia shpjeguar pacientit të gjitha procedurat. Pasi më parë është tentuar fort për të pasur një barrë natyrale. Por ka raste që vite të tëra trajtime nuk japin rezultat dhe… shkohet tek fekondimi in vitro.
Mjekët shpjegojnë se një nga analizat që bëhet për përcaktimin e aftësisë fekonduese që ka një mashkull është spermograma. Në rastet e mungesës së spermatozoideve nga sperma, ajo merret nga teknika kirurgjike dhe nxirret nga teste ose scrotum, si për shembull me anë të Tese (biopsi testesh). Në raste të tjera, çiftet mund të zgjedhin të përdorin spermatozidet e donatorëve. Transferimi bëhet në përgjithësi në ditën e tretë, kur embrionet janë zhvilluar normalisht në fazën me gjashtë osë tetë qeliza. Në disa raste, në varësi të cilësisë se embrionit, ato lejohen për t’u zhvilluar deri në ditën e pestë, deri në fazën e Blastocyst, kur përmbajnë më shumë se njëqind qeliza.
Përkatësisht, fertilizimi in vitro i një embrioni me vezë të dhuruara dhe fertilizimi in vitro i një embrioni me spermë të dhuruar bën që njëri nga prindërit në këtë rast nuk do të jetë natyrali, e kjo është paksa e “vështirë” kryesisht për prindin mashkull. Pasi tek femra, veza që krijoi embrionin e sapoimplantuar nuk është e saj, por i duhen plot nëntë muaj shtatzani në momentin që ajo e rrit dhe e mban krijesën në trupin e saj që nëna të ndihet tërësisht e tillë.
Por dhe nëse mbas këtyre trajtimeve shtatzënia është e pamundur, duhet filluar trajtimi fertilizim in vitro-bebe provëz. Kështu fertilizimi ndodh në kushte laboratorike jashtë trupit, i vezës dhe spermës. Fertilizimi bëhet me dy mënyra; e para është metoda klasike e bebes tub (Ivf), ku sperma dhe veza bashkohen vetë. Metoda e dytë është Icsi, ku sperma injektohet brenda vezës me anë të një mjeti mikroskopik dhe më vonë në të dyja procedurat, embrioni vendoset brenda mitrës me anën e një kateteri. Gjithsesi, rreziku për abuzim ngelet përherë shqetësues, pasi shkohet për një fekondim dhe nuk dihet asgjë rreth donatorit.
Vezët, më të vështirat
Fekondimi me vezë të dhuruara u rekomandohet atyre femrave që vuajnë nga një prej sëmundjeve si: mungesa e vezoreve, dështimi i parakohshëm ovarial, sëmundje inflamatore të pelvikut dhe sëmundja e vezoreve.
Cikli me vezë të dhuruara është më kompleks se një ciklël i thjeshtë Ivf. Ky kërkon sinkronizimim e dy pacientëve, të donatores dhe të marrëses. Trupi i marrëses përgatitet paraprakisht me terapi adekuate për të bërë gati trupin e saj për të pranuar embrionet.
Vezet e donatores meren në laborator, sikurse edhe sperma nga partneri mashkull i marrëses dhe përgatiten për injeksion intracitoplazmik (Icsi), procedurë e fekondimit kjo që përdoret në mënyrë rutinë në laborator.
A ke efekte anësore fekondimi?
‘Nuk mund të jetë kurrë si një barrë natyrale”, shpjegon obstetër-gjinekologu, Dritan Shpati. Sipas tij, nëse partnerët apo donatorët nuk janë të kontrolluar mirë më parë duke bërë analiza të specializuara për cilësinë e spermës, vezoreve, vezëve, nëse ka infeksione ose jo etj, kjo reflektohet tek fëmija që do të ngjizet dhe mirëqenia e tij dhe nënës. Ja si analizon mjeku turk në Tiranë, Cihan Kabukcu, mbi këtë diskutim: “Kjo është një temë shumë delikate dhe më lejoni t’ju them që ka shumë spekulime në media por edhe në ambjentet mjekësore. Një fëmijë i konceptuar me teknikat e riprodhimit të asistuar ka të njëjtat shanse për anomali dhe për probleme të tjera sa çdo fëmijë tjetër i konceptuar natyralisht. Nëse arrihet një shtatëzani natyrale probabiliteti që ky fëmijë të ketë një anomali serioze është 1%. Të njëjtin probabilitet ka edhe një fëmijë i konceptuar me teknikat e riprodhimit të asistuar. Pra praktikisht nuk është provuar shkencërisht që fëmijët e konceptuar me këtë teknikë të kenë mundësi anomalie më shumë se të tjerët”,
Spermë edhe nga jashtë
‘Në Shqipëri mungon një Bankë Sperme”, thotë obstetër-gjinekologu, Dritan Shpati. Këtë pohon edhe gjinekologu Kosta Dhima. E pohojnë këtë rëndom edhe në klinika private, ashtu dhe në maternitetet publike. Shqipëria nuk ka bankë sperme. Por edhe në rajon mezi mund të gjesh në Greqi, në Serbi e jo në çdo vend përreth. Edhe në Europë vendet që mbajnë Bankë Sperme janë të paktë. Ka institucione europiane apo ndërkombëtare si Europian Sperm Bank apo International Sperm Bank. Në këto kushte, klinikat dhe spitalet për t’i shpëtuar lloj-lloj andrallave në bërje analizash në vend, e kanë më të lehtë ta marrin ‘lëndën e parë’ jashtë, kryesisht të racave indo-europiane. “ثshtë e vërtetë. Ne gjithashtu përdorim spermë të marrë nga Banka Europiane e Spermës, e certifikuar dhe me të gjitha parametrat dhe kontrollet e nevojshme”, thotë doktor Cihan Kabukcu nga Spitali Amerikan.
Për fekondim drejt Shqipërisë
Ka edhe turizëm fekondimi drejt Shqipërisë, nëse mund të quhet kështu. Mjekët përgjigjen se ka shumë shtetas të huaj bujtin në Shqipëri, qoftë sepse tek ne fekondimin e lejon ligji dhe ofrohet shërbim shumë i specializuar, qoftë edhe për shkak të çmimeve disa herë më të lira se sa jashtë.
Vajza beqare: S’duam partner, por fëmijë!
“Dëgjoj dhe përkap si tendencë, që ka jo pak vajza beqare, që nuk duan të martohen, apo nuk kanë gjetur partnerin e duhur dhe thjesht duan një fëmijë, edhe in vitro”, tregon gjinekologu Dritan Shpati. Në këto raste kërkojnë një spermë të shëndetshme, racë të zgjedhur, herë biond me sybojëqielli, herë brun, e sidomos racë europiane, por pse jo, edhe raca të tjera.
Fatura e një bebeje të fekonduar
اmime të dhëna nga pacientë të pyetur aty-këtu, duke dalë nga dyer spitalesh apo klinikash, pasi klinikat këto të dhëna i mbajnë konfidenciale.Apodhe nga ndonjë mjek ‘i paautorizuar zyrtarisht’. Sipas tyre, procedura normale e një fertilizimi in vitro të realizuar në spitalet tona private është afërsisht 3000€. Për të gjitha ekzaminimet ulet kostoja prej 350€ që përfshijnë stimulimet, ekografitë, analizat dhe 1000€ ilaçet. Një nga analizat që bëhet për përcaktimin e aftësisë fekonduese që ka një mashkull është spermograma dhe kushton 35 €.
Në rastet e mungesës së spermatozoideve nga sperma, ajo është marrë nga teknikat kirurgjike dhe nxjerrë nga teste ose scrotum si psh me anë të Tese (Biopsi testesh) që kushton 750 €. Në rastet kur nevojitet dhënia e spermës apo vezës, kostoja rritet. Shumës së sipërpërmendur i shtohet 500-600-750 euro për “sperm donation” (kostoja e spermës së dhënë), e cila është e kontrolluar, ose 1000€ për “egg donation” (kostoja e vezës së dhënë). Ndërsa konsulta psikologjike kushton 25€.
Por kaq për ata që i blejnë, sepse një dhurues i thjeshtë mund të paguhet edhe vetëm 50 euro për një dhënie sperme, ndërkohë që kësaj më pas i bëhen analizat dhe kjo i rrit koston për blerësin më pas.
Tabelë
Fertilizimi in vitro – 3000€
Ekzaminimet - 1000€
Dhënie veze - – 1000€
Dhënie sperme – 750€ (ky është çmimi që paguan pacienti, ndërsa dhuruesi paguhet me jo më shumë se 50 euro, ndonëse këtë informacion spitalet nuk e japin zyrtarisht)

Si të mbrohemi nga infertiliteti
Dr. Cihan Kobukcu* / Gjinekolog & Spitali Amerikan
Ekipi ynë me në krye prof.dr. Hakan Satiroglu në Spitalin Amerikan ka gati një vit që ka filluar aplikimin e teknikave të riprodhimit të asistuar dhe ecuria ka qenë surprizuese për të gjithë ekipin tonë si numër kërkesash në rritje. Në më pak se një vit ne i kemi kaluar 120 aplikime të IVF. Numri i pacienteve me probleme infertiliteti që janë drejtuar në qendrën tonë në këto dy vite i kalon 1000 dhe është vazhdimisht në rritje. Deri para pak kohësh mendohej se shkak i infertilitetit ishte femra, mbase edhe për shkak të natyrës maskiliste që ne si popull kemi ndaj këtij problemi. Por mund t’ju them me bindje që shkaktarë të infertilitetit mund të jenë të dy sekset në mënyrë të barabartë. Shkaqet e infertilitetit mund të jenë të shumëllojshme, siç e thashë mund të jenë probleme që ka femra, probleme që ka bashkëshorti, mund të jetë problem që kanë të dy partnerët ose në fund mund të jetë edhe një shkak i pashpjegueshëm. Pra mund të ndodhë edhe që pacientët kryejnë të gjitha analizat dhe kontrollet që njihen sot në këtë fushë dhe nuk gjendet problemi. Këta pacientë futen në grupin e atyre me infertilitet të pashpjegueshëm. Problemi i infertilitetit vjen edhe si pasojë e problemeve gjenetike, po sigurisht më rrallë për vetë natyrën e problemeve. Megjithatë, në qendrën tonë, kemi arritur të diagnostikojmë dhe t’i japim të gjitha mundësitë e zgjidhjeve të këtyre problemeve. Duhet theksuar se infertiliteti është një problem që është përhapur shumë në të gjithë botën kjo edhe si pasojë e kushteve të jetesës, ushqimeve gjithmonë e më pak bio, rritjes së moshës mesatare të martesës etj.
Infertilitet quhet paaftësia e arritjes së një shtatzanie pas një viti marrëdhëniesh të rregullta, të pambrojtura. Pasi kalon kjo periudhë, ju duhet të kontrolloheni tek specialisti dhe në qendra të specializuara për këtë problem. Problemet e infertilitetit mund të zgjidhen edhe pa ndihmën e teknikave të riprodhimit të asistuar, pra të fertilizimit in-vitro. Në disa raste mjafton mbase një mjekim i caktuar dhe gjithçka shkon mirë. Pra duhet një edukatë kontrolli i këtyre problemeve dhe pikërisht kontroll në qendra vërtet të specializuara për këto probleme. / Shekulli