Ne të dy- Parfum Pranveror

Na duhet të shpikim një gjuhë të re,
ne të dy.
Një gjuhë që flitet pa fjalë,
pa shkonja e pa tinguj.
Që jeton përrallën me sy hapur.
Të na zgjojë ëndërrat e ndojtura.
Përqafimin që udhëton në qiell.
Një fjalë që dëshifron zemrat
Që të rrokëzojë frymëmarrjet
e ti kthejë në shkrime
E zeza mbi fletën e bardhë.
Një fjalë që i ngjason liqerit të qetë
që flet me gjuhë të heshtur.
Si shkuma e detit e vulosur në rërë.
Si zhurma e dallgëve kur puthin shkëmbinjt.
Si shpërthimi i qershisë kur vjen pranvera.
Na duhet të shpikim një gjuhë të re,
Që t'mos rrekemi më
për të gjetur fjalën e duhur,
Se cfarë jemi ne të dy?!
 
Ne të dy dhe rreziku nuk llogaritet
Kur bota shumzohet me zero përpara syve tu
Kur ndjenja buçet fort kraharorin
Ne të dy dhe ëndrra e realizuar
 
Ne të dy si dy jehona shkojmë,
heshte ti, pas teje hesht dhe unë...
Ne të dy si dylli nuk durojmë
fati me pak zjarr na djeg pa zhurmë...
Dhe kjo ndjenjë, armikja jonë e mirë,
shpirtrat tanë i hedh në zjarr të gjallë,
ndaj të quhesh mik është e vështirë,
por dhe për armik nuk bëhet fjalë...
Buzëqeshja mbetet e helmuar,
pikëllimi: lodhje e përgjumur,
S’m’ë vjen keq për fjalën e shpenzuar,
më vjen keq për mallin tim të humbur...
Si anatomist ti më mësove,
një të keqe, helm me ëmbëlsirë...
Po, nëse nga vetja s’m’ë largove,
të të quaj mik e kam vështirë...
 
Ne të dy...
Dy grimca të vogla në hapsirën e pa fund..
Unë zhdukem...më kërkon...
Ti zhdukesh...të kërkoj..
E perball heshtja na mberthen...
Të shohë dhe nuk gjejë fjalë..
Me sheh...dhe asnjë fjalë nuk gjenë edhe ti..
A thua se mbaruan vallë?
E asgjë nuk kemi për të thënë?
Por nuk te ndjej mungesë me dhembje...as me trishtim..
Në hapsirën bosh...ti vjen butë..e si mendim të ëmbel te strehoj...
Nuk di cfarë është kjo..
Të kërkosh e mungesë të mos ndjesh...
As kur ikën as kur vjen...
Sepse nuk të posedoj...
As nuk më posedon...
I përkasim veç vetes...
Mes mijra mendimesh..me vjen në mendje se kam bërë një pakt me ty...
Kemi zgjedhur të jemi të lirë...
@vajza e detit
 
Ne te dy ne nje enderr,
Ne nje zemer,
ne nje emocion
ne dritaret e shpirtit
frymojme dashurine tone.
😇
 
Ne te dy e dime qe sikur e gjithe lulet e frances te futeshin ne nje shishe parfumi nuk krahasohet me aromen tende !
 
Ne të dy aromë vjeshte 😋

Ne të dy dikur të pandarë
Ne të dy sot të huaj
Ne të dy dritë e pa parë
Të harruar ditë e muaj
Ne të dy një histori
Ne të dy veç një kujtim
Heshtur unë e heshtur ti
Pambarim në një trishtim
 
Ne te dyyy sot te dashuruaaar
Ne te dyyy gati sa u harruaaam
💃🏽💃🏽💃🏽
Ka qene i tekst muzike po kot fjalet ja futa
Kshu i dicka po sme kujtohet per qamet ☹️
 
sa keq me vjen qe ca perla te miat i kam sjelle ketu ne forum :D S'i perdor dot tani ne faqe tjera :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top