xhebrail1
INTERIST
Kumanovë, 9 tetor - Pesë kilogram e gjysmë heroinë u kapën në vendkalimin kufitar Tabanoc, në kufirin e Maqedonisë me Serbinë, në veturën e një shtetasi shqiptar. Heroina u gjet në sistemin e ajrimit dhe jastëkun mbrojtës të veturës. Ngjarja ka ndodhur në orën 6:30 të pasdites së djeshme, pas një kontrolli të detajuar.
Doganierët thonë se kishin pasur dyshime që në fillim, për shkak se vetura kishte pasur sistemin e prishur të ajrosjes, mashtrim ky i përdor shpesh nga trafikantët teksa kalojnë kontrollin doganor.
“ثshtë konstatuar se kanalet e ajrores dhe hapësira tek jastëku mbrojtës ishin modifikuar. Kjo menjëherë ngriti dyshimin për diçka të fshehur. Pas ndezjes së ventilimit u vërejt se në anën e majtë dilte pak ajër. Në hapësirën e jastëkut mbrojtës, që edhe më herët ka qenë përshtatur për fshehje sendesh, u gjetën 11 paketa të mbështjella me ngjitës, që të gjitha përbënin 5.5 kilogramë. Pas testimit me pajisje për zbulim droge, u vërtetua se bëhet fjala për heroinë” , tha Vanço Kargov, drejtor i Doganave.
Sipas deklaratave të dy personave që udhëtonin në makinë, lënda narkotike ishte planifikuar të përfundonte në Beograd. Sipas analizave të policisë, e njëjta veturë ka qenë përdorur më shumë se dy here për bartje droge. Nga doganat thonë se heroina është e cilësisë së lartë, dhe vlera e saj në tregun me shumicë mund të shkonte në 180 000 euro, kurse me pakicë, deri në 300 000 euro. Ndaj personave të kapur është ngritur padi penale.
Koha ditore