Palmat e larta shënojnë nga larg shtëpinë e Klement Balilit, në fshatin Stjare, disa kilometra larg Delvinës. Por, njeriu që u cilësua “Eskobari i Ballkanit” nuk ndodhet në banesë.
Kështu thonë familjarët e Klement Balilit, që nuk pranojnë të flasin për mediat. Dy vëllezërit e tij thonë se ndodhen në Sarandë e Tiranë, ndërsa për vetë Klementin nuk e dinë se ku është.
Ata që pranojnë të flasin janë fqinjët e Balilëve në fshatin Straje, me 700 banorë e që duket se ka një nivel shumë më të lartë jetese sesa zonat përreth.
“Unë jam kryetar i PD, këta kanë qenë të gjithë kryetarë në PD. Bashkim Balili ka qenë kryetar i kryesisë së PD”, thotë një prej tyre.
Përveçse e cilësojnë politike çdo gjë që ndodh me Klement Balilin, fqinjët e tij thonë se ai është bamirës që ndihmon më të varfërit.
“Ka njerëz hallexhinj që s’kanë para. U janë sëmurur fëmijët, kanë vajtur tek ai dhe ai ka kontribuar për shumë vetë”, tregon një grua.
“Këtë komunitet këta e kanë ushqyer me bukë, me punë, që po të numërosh punëtorët e tyre arrijnë në 300 vetë”, thotë një tjetër.
Në fshatin e tij të lindjes thonë se pasurinë i akuzuari e bëri duke punuar në bujqësi me traktor.
“ثshtë një mrekulli që e ka fshati. Si këta ka shumë familje në Stjare që kanë arritur deri këtu me traktorin, me zatorin, me tregëti. Ka shumë këtej”, thotë një tjetër banor.
Hetimi i policisë greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane e cilëson Klement Balilin një nga drejtuesit e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Top Channel.