Në shtator Rama jep dorëheqjen

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Do të rikandidojë me Blushin dhe Malaj për kreun e PS-së
Pakënaqësitë e krijuara në selinë rozë pas humbjes së 28 qershorit parashikojnë një vjeshtë me stuhi për këtë parti. Nga PS bëhet e ditur, se në muajin shtator Edi Rama do të japë dorëheqjen nga kreu i PS-së, duke u mbyllur kështu gojën të gjithë kritikuesve të tij, se në PS ka humbur demokracia. Por duke respektuar në të njëjtën kohë edhe statutin e partisë së tij, që, nëse kryetari i PS-së humbet zgjedhjet, atij i ndërpritet mandati. Por Edi Rama është më se i vendosur për të mos e lënë në mes rrugën e nisur në Partinë Socialiste. Edi Rama vërtet do të japë dorëheqjen, por ai do të rikandidojë sërish për kreun e kësaj force politike. Në garën për kreun e PS-së ai do të ketë rivalë Ben Blushin dhe Arben Malajn. Gazeta “Tirana Observer” zbulon sot planin socialist për garën e shtatorit.
Pakënaqësitë e mbledhura në selinë rozë pas humbjes më 28 qershor parashikojnë një vjeshtë me stuhi për këtë parti. Pasi ka mbyllur pa sukses zgjedhjet e përgjithshme, Partia Socialiste do të futet në një tjetër proces votimi në muajin shtator. Por këtë radhë për të rizgjedhur kryetarin e tyre. Burime të sigurta nga selia rozë bëjnë të ditur se po punohet që në muajin shtator kjo parti të përfshihet në një proces, i cili vjen si rezultat i humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 28 qershor. Po sipas të njëjtave burime, Edi Rama do të japë dorëheqjen nga kreu i PS-së, duke u mbyllur kështu gojën të gjithë kritikuesve të tij se në selinë rozë ka humbur demokracia, por duke respektuar në të njëjtën kohë edhe statutin e partisë së tij, që, nëse kryetari i PS-së humbet zgjedhjet atij, i ndërpritet mandati. Pra, Edi Rama do të japë dorëheqjen e tij nga PS-ja në fillim të shtatorit, atëherë kur parashikohet që mund të marrë fund e gjithë beteja ligjore që PS ka ndërmarrë kundrejt KQZ-së për disa zona, ku ata kërkojnë rinumërimin. Por, Edi Rama duket më i vendosur për të mos e lënë në mes rrugën e nisur në Partinë Socialiste. Sipas të njëjtave burime, Edi Rama vërtet do të japë dorëheqjen, por ai do të rikandidojë sërish për kreun e kësaj force politike. Por Edi Rama duket se nuk do të jetë i vetëm në këtë garë, pasi për drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend pritet të kandidojnë edhe Ben Blushi dhe Arben Malaj.
Dorëheqja e Ramës
Në momentin që procesi i zgjedhjeve të përgjithshme do të përfundojë, kreu i selisë rozë Edi Rama do të bëjë publik vendimin e tij për dorëheqje nga posti i kryetarit dhe futjen e partisë në një proces zgjedhor për kryetarin e ri. Burime pranë Ramës bëjnë të ditur se ai do të jetë sërish kandidat për postin e kryetarit për të drejtuar PS-në në opozitën e dytë të saj. Duke parë se Partia Socialiste është e ristrukturuar e gjitha nga Rama, rizgjedhja e tij nuk do të jetë e vështirë. Duke filluar nga Kryesia, Asambleja Kombëtare, Kongresi dhe të gjitha strukturat e tjera janë të kontrolluara totalisht nga vetë Rama. اdo kandidaturë kundër Ramës do ta fillojë me një disavantazh të madh garën jo vetëm për shkak të staturës që ka krijuar Rama në PS, por dhe për shkak të vetë strukturave që rëndomë në partitë shqiptare kontrollohen nga kryetari. Me grupin e ri parlamentar duket se Rama e ka lehtësuar shumë punën për t’u rizgjedhur, sepse thuajse të gjithë janë prurje të tij dhe janë mbështetës të fuqishëm të politikës së ndjekur nga Rama. Me këtë akt Rama hedh poshtë të gjitha zërat kundër tij dhe legjitimohet për të qenë ai udhëheqësi i PS-së dhe për katër vite të tjera, dhe duke i bërë opozitë qeverisë së krijuar nga zgjedhjet e 28 qershorit. Padyshim dorëheqja do ishte një akt formal, por aq formal do të ishte dhe rizgjedhja e tij për shkak të rrethanave që janë krijuar tashmë.
Blushi dhe Malaj, sfidantët e Edi Ramës
Në garë për kreun e PS-së do të jenë dy figura të larta të kësaj partie, por dhe të politikës shqiptare, Ben Blushi dhe Arben Malaj. Blushi është një investim i Partisë Socialiste që prej vitit 1997, kur vendosi të lërë botën e medias për të qenë aktiv në politikë. Blushi gjatë gjithë kohës ka qenë një zë potent brenda partisë, si në raport me kryetarët e PS-së, por gjithashtu dhe në raport me kundërshtarin politik. Brenda socialistëve ai gëzon një vlerësim të gjerë, duke mos qenë pjesë e një klani të caktuar. Deri tanimë Ben Blushi nuk ka dalë publikisht në favor të asnjë grupimi brenda Partisë Socialiste, duke qenë mjaft i ekuilibruar. Edhe në rastet e përplasjeve të mëdha që ka pasur kjo parti, ato midis Nanos dhe Metës, apo Nanos dhe Ramës, ish-kryetari i grupit kuvendor gjithmonë ka qenë në një fushë asnjanëse. Kandidati i dytë është Arben Malaj. Një nga ekspertët më të mirë që Partia Socialiste ka, me një përvojë të madhe si politike dhe profesionale, Malaj është mjaft konkurrues për të qenë në krye të socialistëve. Si një njohës i mirë i ekonomisë, Malaj padyshim që në fushatë zgjedhore do të futej me një strategji të qartë për daljen e vendit nga kriza ekonomike. Si në betejën midis Blushit dhe Ramës, Malaj do të jetë një faktor vendimtar. Fushata brenda partisë që do të zhvillojë Arben Malaj ngelet e gjitha për t’u parë, pasi dalja e tij mund të jetë dhe një zgjedhje taktike më tepër se një garë reale.
Edi Rama
Kryetari aktual i PS-së është një nga figurat kryesore të politikës shqiptare në 20 vitet e fundit. Pas një perfomance pozitive në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama kërkoi të ishte dhe kryeministër i vendit. Me humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme duket se Rama do të kërkojë një besim të ri nga socialistët për t’i udhëhequr.
Ben Blushi
Blushi gjatë gjithë kohës ka qenë një zë potent brenda partisë, si në raport me kryetarët, por gjithashtu dhe në raport me kundërshtarin politik. Brenda socialistëve ai gëzon një vlerësim të gjerë, duke mos qenë pjesë e një klani të caktuar. Deri tanimë Ben Blushi nuk ka dalë publikisht në favor të asnjë grupimi brenda Partisë Socialiste, duke qenë mjaft i ekuilibruar.
Arben Malaj
ثshtë një nga ekspertët më të mirë që Partia Socialiste ka, me një përvojë të madhe si politike dhe profesionale. Malaj do të ishte një kandidat i denjë, madje mjaft konkurrues për të qenë në krye të socialistëve. Malaj ka dhe mbështetjen e ish-kreut të PS-së, Nano, i cili ka ende një ndikim të fortë në radhët e anëtarësisë socialiste.

TO
 
Mbase gaboj por ne te majtet vetem Pandeli Majko me duket ai me i pregatituri.
Rama me duket nje vagabond dhe ben mire te largohet. Ka pas mjaft kohe ne dispozicion ta tregoje veten, kohe e humbur. Ai ka falimentuar.
 
Redaktimi i fundit:
Rama: Dorëheqja? I kam të qarta detyrimet e mia

Kreu i PS-së refuzon ftesën e Berishës për bashkëpunim, ndërsa Metën e quan "nuse" të Berishës


"PS-ja do të jetë pengesë e pakapërcyeshme për Berishën dhe për nusen e tij të re që i pruri në prikë 83 mijë vota"

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është i vendosur që të mos ngutet, por t'i marrë gjërat me radhë, edhe përsa i përket detyrimeve të tija statusore, përfshi këtu edhe analizën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një dalje për mediat, shefi i selisë rozë i ka kthyer përgjigje zërave të paktë edhe brenda partisë, që ditët e fundit kanë kërkuar prej tij marrjen e përgjegjësisë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet qartë, se mbetet i angazhuar që të respektojë deri në fund dokumentin themelor të organizimit dhe funksionimit të partisë, pra statutin, por duke u përqendruar së pari në betejën ligjore për të mbrojtur mandatet e deputetëve nga vjedhja e kundërshtarëve politikë. Në këtë kuptim, ai i ka cilësuar të nxituara këto deklarata, pasi siç ka vënë në dukje në përgjigjen që i dha pyetjes së gazetarëve, situata e kërkon që të gjithë socialistët të jenë të angazhuar për të mos iu krijuar mundësinë kundërshtarëve politikë që të grabisin mandatet që ia dhanë qytetarët me votë.


"Unë jam Kryetar i Partisë Socialiste, e cila nga zgjedhjet e 28 qershorit doli forca më e madhe në vend. Unë i kam të qarta detyrimet dhe radhët e punës time. Sot detyrimi dhe radha e punës kërkon që unë dhe Partia Socialiste të jemi në këtë pozicion, qartësisht të vendosur dhe të hapur përpara publikut, për të mos lejuar që ajo që ndodhi në 28 qershor, të përfundojë me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjësimin e një të drejte që ne na i jep Ligji Zgjedhor. Të tjerët mund të nguten, por mua kjo nuk më lejohet", - tha kryetari i PS-së, Edi Rama. Ndërkohë, ai ka folur edhe mbi deklaratat që bëri një ditë më parë Kryeministri Berisha, duke i konsideruar pretendimet e tija për fitoren në zgjedhje si një presion i hapur që i bëhet Kolegjit Zgjedhor, i cili të martën do të nisë seancat për gjykimin e ankimimeve të subjekteve zgjedhore për parregullsitë e procesit zgjedhor. Për rrjedhojë, ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij dhe të selisë rozë, se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve në rast se nuk do të respektohet e drejta për të hapur dhe numëruar kutitë e votimit në Berat, Tiranë dhe Shkodër.

"Ne do ta pranojmë rezultatin vetëm në qoftë se do të pranohet e drejta jonë ligjore për të bërë transparencën e kutive të Beratit, Tiranës e Shkodrës, por pa asnjë dyshim ne nuk do të ndalemi, edhe më pas, në kërkimin e transparencës së plotë për një proces zgjedhor që e konsiderojmë, jo vetëm jashtë standardeve, por edhe të deformuar në themelin e tij, përmes mekanizmash që duhen hetuar duke nxjerrë nga kutitë të gjithë dokumentacionin", - tha Rama në fjalën e vet. Më tej ai ka bërë të qartë se forca që ai drejton nuk do të ndalet vetëm në gjykimin e padrejtësive të bëra me votën e shqiptarëve nga Kolegji Zgjedhor, por se do të vijojë me të gjitha rrugët e mundshme ligjore dhe kushtetuese që të hetojë deri në fund atë që ai e konsideron si krimi elektoral i 28 qershorit.


"Këtë të drejtë nuk e ka KQZ-ja, nuk e ka Kolegji Zgjedhor, po padyshim e ka parlamenti dhe organet kushtetuese të hetimit, ku ne do të depozitojmë kallëzimin përkatës. Ne do të bëjmë me çdo kusht e mjet zbardhjen e krimit elektoral të 28 qershorit", - u shpreh kryesocialisti, duke vënë theksin se kjo nuk ka një rëndësi për mandatet e PS-së, por është një betejë për vlerat e demokracisë. Ai nuk ka lënë pa i kthyer përgjigje edhe ftesës së Berishës, për të bashkëpunuar në parlament për realizimin e reformave, duke i bërë të ditur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, përsa kohë ai do të tentojë të marrë mandatin qeverisës mbi mandatet e vjedhura të deputetëve.

Ai ka garantuar të gjithë ata shqiptarë që i besuan atij në këto zgjedhje se PS dhe grupi i saj parlamentar nuk mund të bëhet kurrë pjesë e bashkëpunimit me atë që ai shpesh kohët e fundit e ka cilësuar si qeveria më e turpshme e historisë së demokracisë shqiptare, duke u shprehur i sigurtë se shumë shpejt e drejta e mohuar në këtë proces zgjedhor nuk do të vonojë të triumfojë.

"Sali Berisha duhet ta harrojë çdo bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste nesër, në qoftë se sot do të qëndrojë në atë karrige me mandate të grabitura përmes uzurpimit të KQZ-së apo trysnisë ilegale mbi Kolegjin Zgjedhor. Partia Socialiste do të jetë një pengesë e pakapërcyeshme për të dhe për nusen e tij të re që i pruri në prikë 83 mijë vota të majta, duke krijuar mundësinë për koalicionin më të turpshëm në historinë e këtij vendi", - tha Rama.

PD: Bashkëpunimi parlamentar më PS-në, i detyrueshëm


E vetëdijshme për mungesën e numrave në parlamentin e ardhshëm, Partia Demokratike nuk ngurron t'i "shtrijë dorën" për bashkëpunim edhe kundërshtarëve të vërtetë politikë, Partisë Socialiste. Por kësaj here nuk bëhet për një bashkëpunim në qeverisje, por në parlament, ku natyrisht reformat e mëdha për të cilat është angazhuar qeveria e re që pritet të formatohet gjatë ditëve në vijim, kërkojnë një shumicë të cilësuar votash, të cilat forcat që e mbështesin atë nuk i kanë. Pavarësisht se një kërkese të tillë të bërë publike dy ditë më parë nga vetë Kryeministri Berisha, PS iu përgjigj negativisht, dje demokratët kanë këmbëngulur se mbeten të hapur për këtë lloj bashkëpunimi me socialistët. Nëpërmjet zëdhënëses për shtyp, Erla Mëhilli, selia blu ka ripërsëritur se një fenomen i tillë është normal kur bëhet fjalë për reformat e mëdha integruese që kërkon koha.

"Bashkëpunimi ndërmjet forcave politike është një trashëgimi e çmuar dhe një investim që nuk mund të nëpërkëmbet nga askush, ku edhe vetë z.Rama ka aksionet e tij. Ky është një proces që diktohet nga interesat e vendit dhe jo nga dëshirat, inatet individuale apo rezultatet dëshpëruese të zgjedhjeve", - tha Mëhilli në deklaratën e djeshme për shtyp. Ndërkohë deklaratave të ditëve të fundit të selisë rozë, për mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve, PD me anë të zëdhënëses së saj i është kundërpërgjigjur duke deklaruar "se kërcënimet, mallkimet dhe trillimet janë të pafuqishme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve".

Madje PD-ja ka shkuar edhe më tej, duke akuzuar selinë rozë se është ajo që i ka grabitur mandatin e fundit PD-së në qarkun e Fierit. "Je ti ai që more mandatin e Fierit me vota dhe kuti të pavlefshme. Kutitë e Beratit, Shkodrës apo Tiranës nuk janë si kutitë e Fierit, z.Rama. Ato janë të numëruara, të certifikuara dhe të shpallura tashmë", - tha Mëhilli. Shekulli
 
Rama ne kete fushate ka pasur 2 kundershtare te forte e fakti qe ka marre 41 % kundrejt 40 % te pd-se :D pa kualizione , nuk do te thot humbje perkundrazdi, rama duhet te vazhdoje e me shum mbeshtetje...
 
ai blushi gjate gjithe kohes para elektorale shkruante libra dhe malaj rrinte neper kafenet dhe tani na dalin si te zgjuare e sumes
sic duket paska shume simpatizante te sales ne ps dhe per berishen ikja e edit nga krey i ps eshte fitore me e madhe se sa zgjedhjet pasi eshte i vetmi qe po e sfidon dhe sala e di friken prandaj po levize cdo vegel te tija derisa ta realozoje ate (po ja arriti)
 
Back
Top