Në shtator fillon kthimi i borxhit i trashëguar nga ish-Jugosllavia

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Pas anëtarësimit të Kosovës në dy institucionet shumë të rëndësishme financiare ndërkombëtare siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, Kosova merr përsipër edhe obligimet e veta ndërkombëtare, siç është shlyerja e borxhit, të cilin e ka trashëguar nga ish-Jugosllavia.

Këto obligime kanë qenë të investuara në Kosovë në periudhën e viteve 70 dhe 80 dhe sipas zyrtarëve nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ekzistojnë të gjitha të dhënat në detaje se cilat janë ato hua, në cilën periudhë kohore janë marr dhe për cilat projekte janë investuar, ndërkaq nga ana tjetër ekspertët nga fusha e ekonomisë, thonë se Qeveria e Republikës së Kosovës ato të dhënat me të cilat disponon duhet t'i bëjë publike.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza ka thënë se kthimi i borxhit të shumë përfolur, të cilin Kosova pas anëtarësimit në FMN dhe në BB është e obliguar që ta shlyejë, do të fillojë pagesën që nga shtatori i këtij viti, ndërkaq një pjesë e këtyre parave do të shlyhet nga një fond, i cili është krijuar me rastin e Konferencës së Donatorëve dhe e cila është në llogari të caktuar. *rtv21*
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top