Në SHBA, më shumë telefona se njerëz!

! - !

Once upon a time...
Sipas statistikave më të fundit të publikuar në internet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani kanë më shumë telefona sesa njerëz.
Digital Trends thekson se është ditur që kjo ditë do të vie edhe pse 70-80% e qytetarëve të Amerikës janë online, megjithatë numri i atyre që kanë telefona është rritur në 327.6 milion, që është më lartë sesa tërë popullsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që qëndron në 312.4 milion.

Në konferencën CTIA që po mbahet në San Francisco, është raportuar se jo çdo qytetar amerikan ka celularë, që do të thotë se ka një përqindje të theksuar të njerëzve që kanë disa pajisje, qoftë një celularë apo ndoshta një tablet apo mobile hotspot. “Amerikanët e dashurojnë wireless’in dhe vazhdojnë të bazohet në teknologjitë më të fundit prë këtë” tha Steve Largent, president i CTIA. “Qartë, ne po përdorim wireless më shumë çdo ditë dhe ekspertët po thonë se kërkesa po rritet dhe mund të shkojë edhe në nivele çmendurisht më të larta”.

ثshtë interesant të theksohet se përdorimi i thirrjeve me zë është rritur vetëm 1 për qind në vitin 201, kurse mesazhet me tekst kanë përjetuar një rritje prej 16 për qind dhe të dhënat kanë arritur në 111 për qind, që nënkupton më shumë se 341.2 miliard megabyte gjatë vitit të kaluar. Operatorët Wireless kanë shpenzuar në zgjerimin e rrjeteve të tyre më shumë se 27.5 miliard dollarë për të përballur influksin e përdoruesve të mëdha të të dhënave në iPhone dhe Android.
pcworld.al
 
Back
Top