Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Në rrugët e Kosovës, si në front të luftës

Në emisionin “Puls” të KTV-së, është debatuar në lidhje me sigurinë në komunikacion mes udhëheqësve të institucioneve dhe ekspertëve të kësaj fushe.

Nol Dedaj, ekspert i aksidenteve në komunikacion, i ftuar në emision, ka thënë se gjendja momentale e komunikacionit është shumë e rëndë.

“Nëse e keni hapur derën e kerrit, e keni hapur varrin. Nëse mbërrijmë me e mbyllë derën e kerrit në oborr atëherë është sukses, që do të thotë se nuk jeni për varrezë”, ka thënë Dedaj, duke e cilësuar këtë gjendje si “gjendje lufte”.

Ai thotë se të gjitha institucionet rrugore janë në gjumë dhe kanë dështuar. Thotë se këto institucione i kanë disa strategji të dobëta që nuk zbatohen.

“Ministria e Infrastrukturës është në gjumë. Qe 11 vjet testimi elektronik nuk po bëhet për shkak se dikujt po i intereson që kjo çështje të vonohet. Në top ranglistat botërore të aksidenteve ne jemi diku me Bosnjën”, ka thënë më tej Dedaj.

Sipas Dedajt, një defekt i Policisë së Kosovës nuk se bën matje të sakta në rast aksidentesh, dhe defekti tjetër, sipas Dedajt, është se PK-ja vetëm mbledh statistika dhe nuk bëjnë analiza.

Jeton Rexhepi, drejtor i Drejtorisë për Preventivë dhe Siguri në Komunikacion në Policinë e Kosovës, ka thënë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, kanë humbur jetën 50 persona kurse janë lënduar 5389 persona.

“Sa i përket shitjes së patent-shoferëve, ne kemi arrestuar zyrtarë të ndryshëm që kanë bërë këtë vepër”, ka thënë Rexhepi.

Sipas Rexhepit, në Kosovë, Policia shqipton rreth 800 tiketa në ditë.

Ai bëri me dije se kanë arrestuar edhe persona që postojnë video në Youtube duke bërë gara.

Rexhepi kritikoi edhe ekspertët e aksidenteve për të cilët tha se nuk dalin në vendngjarje, por ekspertizën e bëjnë nga kompjuteri.

“Këta marrin foto nga Viberi nga kolegët e regjionit e nuk dalin në terren. Ja çfarë matje bëjnë”, ka thënë Rexhepiaksidenti-2-780x439.jpg
 

Attachments

  • aksidenti-2-780x439.jpg
    aksidenti-2-780x439.jpg
    64.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back