Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Në rrezik mbi dy të tretat e të dhënave të LinkedIn

5615-160519100552-linkedin-password-sale-780x439-1.jpg

Pas Facebook edhe LinkedIn është bërë objekt i vjedhjes së të dhënave. Hakerimi online, ka alarmuar për një tjetër vjedhje të dhënash. Bëhet fjalë për 500 milionë profile në LinkedIn, platforma profesionale që ka rreth 740 milionë përdorues në të gjithë Botën. Kjo nënkupton ekspozimin e mbi dy të tretat të të dhënave të përdoruesve.


Kërkuesit e Cyber News, kanë treguar se arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linqeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.
Nuk është e qartë nëse kriminelët kibernetikë po shesin profile të përditësuara, apo nëse të dhënat janë marrë nga një sulm i mëparshëm në LinkedIn apo diku tjetër.

Kush ka nxjerrë në shitje në “Dark Web” këtë sasi të madhe profilesh, për të demonstruar legjitimitetin e informacioneve që zotëron, lejon shkarkimin e dy milionë të dhënave si kampion, për 2 dollarë, ndërsa për aksesin në bazën e të dhënave, bashkë me informacionet e grabitura, kërkohet edhe pagesa e rreth 1800 dollarëve.

Si në rastin e grabitjes së të dhënave personale të përdoruesve të Facebook, edhe për LinkediIn bëhet fjalë për nxjerrjen e të dhënave nga një faqe ëebi përmes një softëare-i dhe jo shkelje të sigurisë, ose një sulm kibernetik mbi platformë. Për ekspertët, gjëja e parë që duhet bërë është ndryshimi i pasëord-it të aksesit në profil dhe të gjithë kodeve të llogarive të e-mailit të lidhura me profilin e LinkedIn dhe të kërkesave për lidhje nga ana e personave të panjohur.

/BM
 

Attachments

  • 5615-160519100552-linkedin-password-sale-780x439-1.jpg
    5615-160519100552-linkedin-password-sale-780x439-1.jpg
    163.1 KB · Shikime: 29
  • 5615-160519100552-linkedin-password-sale-780x439-1.jpg
    5615-160519100552-linkedin-password-sale-780x439-1.jpg
    163.1 KB · Shikime: 0
Ishalla me bejne nje nder ata qe me kane vjedh te dhenat dhe t'me cojne nje friend request so I can grow my network :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back