Ne renie te lire!

Shiko fotografinë 1748475


Dihet tashme se ne u futen ne fazen e hapjes, te shkujdesur e me mendjelehtesi ku dhe numri i te prekurve me covid-19 ishte ne pikun me te ulet por, shume shpej kjo sjellje e shkujdesur e cila nuk ishte vetem e qytetareve por ne radhe te pare e institucioneveve publike dhe private e biznesit..etj, pati pasojat e saj. Kjo hapje solli shume shpejt kontaminimin dhe prekjen e shume qytetareve por, ne vecanti te personelit shendetesor ne Q.S.U.T. dhe klinika te tjera mjekesore numri i te prekurve u rrit me shpejtesi, nderkohe qe situata u be me serioze dhe dramatike me humbjen e jetes se dy mjekeve dhe kolegeve tane te nderuar.! Reagimi nga ana institucioneve ishte pothuajse inegzistent por, ajo qe vihet re eshte se.. Ne kushtet e hapjes totale akoma nuk ka nje plan veprimi te qarte per menaxhimin e situates se covid-19 ne Shqiperi.! Situata duket kaotike, jo e koordinuar mire, pa vizion, pa strategji, me mungesa te theksuara, me nje komitet teknik gati inegzistent. E thene ndryshe duket se, situata e Covid-19 ne Shqiperi, eshte lene: NE RENIE TE LIRE.! Kishte nga ato qe mendonin stinen e veres, si mundesine "oportune" per minimizimin e rasteve me covid-19.! po patjeter, qe stina e veres nuk eshte favorizuese per virusin por, me kete sjellje te shkujdesur te qytetareve dhe mungesen e nje plani te qarte masash nga qeveria, patjeter numri i te prekurve me covid -19, do vije ne rritje te shpejte edhe gjate kesaj stine.! Te keputet zinxhiri virusal.! Kur flasim per rastet ne rritje ne vere, eshte mese e qarte se rastet do vijne, ne rritje me te shpejte ne fund te vjeshtes por, kurresesi nuk vlen paniku qe degjojme rendome ne media..per X apo Y humbje jetesh ne tetor..apo nendor.! Kjo nuk i vlen situates qe kalojme e aq me pak atyre qe e kane per zemer shendetesine..por, qe situata do jete me kritike me agravuese per shkak te disa faktoreve qe ne vjeshte jane determinues dhe te pashmangshem, sic jane: Klima e ftohte dhe ajri me i thate Qendrimi per nje kohe me te gjate ne ambiente te mbyllura Nje sezon me temperatura gjithnje e ne ulje Nje sezon ku imuniteti i individeve do te jete me i ulet se ne vere.. Rrezatimi diellor me i paket.. Virozat e stines do jene prezente... etj Ne kete situate do ishte imperative.. 1.Ndertimi i nje strategjie krejtesisht te re. per menaxhimin e Covid -19 ne Shqiperi..me Startimin me nje plan veprimi te qarte, te zbatueshem, te pranueshem dhe te monitorueshem.! 2.Ndergjegjesimin..nepermjet promocionit te gjithanshem dhe edukimit te qytetareve rreth situtates Covid-19 dhe qartesimin e tyre se ky virus eshte, JETE-KERCENUES.! 3.Mbrojtjen e personelit shendetesor me cdo mjet dhe me cdo cmim.! 4. Rritjen e numrit te testeve (tamponeve) duke shtuar kapacitetet laboratorike, duke dhene mundesine spitaleve dhe klinikave publike dhe private, (qe plotesojne kushtet) te licensohen per kryerjen e sa me shume tamponeve dhe ne te njejten kohe te behet gjurmimi dhe izolimi i plote i vatrave me Covid-19. E gjitha kjo nen monitorimin e strukturave pergjegjese. Vetem keshtu mund te bejme identifikimin ne kohe dhe mund te shkepusim zinxhirin virusal.! 5.Ne spitalet dhe klinikat publike dhe private, do duheshin rregulla strikte dhe te monitorueshme ne lidhje me vizitat, examinimet, konsultat, shtrimet, hyrje - daljet, e gjithcka tjeter qe mund vleje per te keputur zinxhirin virusal dhe per te bere izololimin e vatrave kryesore. 6.Te vendoset situata nen kontroll brenda spitaleve, duke kryer tamponet te te gjithe pacientet ne spitalet tona. Vetem kur te sigurohemi se nuk kemi paciente me covid-19, brenda spitaleve..perfshi dhe personelin shendetesor, atehere do te kemi keputur hallken me te rendesishme te zinxhirit virusal kjo, jo vetem nuk ul vigjilencen e personelit shendetesor por, perkundrazi ben me te sigurte punen e mjekeve dhe infermiereve dhe eshte nje fillim i mbare per venien nen kontroll te Covid -19 ne Shqiperi. 7.Shtimin e financimeve si domosdoshmeri, per perballimin e situates Covid -19 ne Shqiperi. Te shfrytezojme muajt e veres per tu pergatitur per ne fund te vjeshtes.! Duket se beteja me covid-19 nuk do jete beteje e shkurter, disa javore ose disa mujore por, me e gjate, ne keto kushte qeveria dhe strukturat menaxheriale te covod 19, duhet te shfrytezojne kete periudhe, megjithese me numer ne rritje te rasteve me covid-19 por, gjithesesi me e lehte se cdo periudhe tjeter e vitit, per tu pregatitur me infrastrukture spitalore, burime njerzore dhe profesionale, pajisje mjekesore dhe medicamente, respiratore dhe logjistiken mbeshtetese...etj Me qellim qe fundi i vjeshtes te mos na gjeje perseri Ne renie te lire.! Mund te krijohet nje strukture e posacme njerezore me profesionistet me te mire qe kemi..jo vetem me infeksioniste, epidemiologe dhe mjeke urgjence por dhe me Reanimatore, Kardiologe, Pneumologe si dhe Menaxhere Shendetesore. Nese eshte nevoja dhe Experte te huaj (italia) me qellim qe te jemi maksimalisht te pergatitur per fundin e vjeshtes dhe stinen e dimrit, per te ndertuar dhe ndjekur nje strategji te qarte, me qellim venie dhe mbajtjen nen kontroll te covid-19. Shihni shembullin e spitalit te Bergamos ne Itali, nga zonat me te nxehta te te prekureve me Covid-19, ne Mars-Maj. Në spitalin e Bergamos, keto kohe po shkon drejt zeros numri i pacienteve të prekur nga koronavirus Qytetaret nuk kane faj.! Eshte krijuar nje situate e rreme me dashje apo pa dashje, mbi situaten e covidid-19 dhe sjelljen gjoja te papergjegjshme te qytetareve Sigurisht qe qytetaret kane pergjegjesine e tyre ne lidhje me distancimin fizik dhe social vendosjen maskave ne ambjete te mbyllura dhe atje ku nuk mund te ruhet distancimi fizik por, nese vendosen rregulla dhe masa te qarta te zbatueshme dhe te detyrueshme, qytetaret ne shumice derrmuese jane gati ti zbatojne. Po keto qytetare ishin qe zbatuan masat e karantimnimit per me shume se dy muaj, megjithe veshtiresite ekonomike qe kishin. Por, nese ti ua ben te qarte planin e veprimit ato sigurisht do tregohen mirekuptues, nese ti e le situaten ne renie te lire, sigurisht qe qytetaret tregohen "moskokecares". Zgjidhja tani per tani, mbetet Mbajtja e distancimit fizik dhe social Vendosja e maskave ne ambiente te mbyllura dhe atje ku nuk eshte mundesia per distancim fizik Startimii nje plan veprimi te qarte, te pranueshem, te zbatueshem dhe te monitoruereshem, Vetem keshtu Ne do mund te fitojme betejen me covid-19. Do shpetojme sistemin shendetesor nga kolapsi. dhe mbi te gjitha.. Do shpetohen shume jete njerezore.!

Henrik Zotaj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top