Ne qytetin e gurte zbulohet furra 300 vjecare

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Tentativa per te ndertuar muzeun “Kronike ne gur” ne mjediset e brendshme te keshtjelles mesjetare te Gjirokastres, ka bere te mundur qe te zbulohet nje monument i rralle, fshehur ndoshta qe ne fillim te shekullit te kaluar brenda mureve te kesaj keshtjelle. Behet fjale per nje objekt qe lexuesi i rregullt i romaneve te shkrimtarit Ismail Kadare, e ka gjetur te pershkuar me shume imtesi te “Darka e gabuar”. Nje furre gatimi rreth 300-vjecare eshte zbuluar brenda mureve te galerive te gurta te galerise se arteve figurative “Gjin Zenebishi”.
thumbnail.php

Ajo vjen si nje deshmi se ky mjedis ka sherbyer si kuzhine dhe mense per trajtimin ushqimor te nje garnizoni te madh ushtarak. Oliver Glikes, eksperti i monumenteve nga Britania e Madhe, qe punon prej 10 vjetesh ne zbulimin, restaurimin dhe menaxhimin e monumenteve te trashegimise kulturore ne Butrint, Sarande dhe Gjirokaster, thote se monumenti ka dale ne drite nga punimet per ngritjen e nje muzeu te profilit arkeologjik, historik dhe etnografik brenda mureve te kesaj keshtjelle.

Sipas tij, ky eshte nje objekt teper domethenes per keshtjellen ne fjale. Furra ishte mbuluar nga nderhyrjet per ndertimin e ish-burgut te Gjirokastres, ndoshta qysh nga vitet ‘30 te shekullit te kaluar. Eksperti anglez, profesor i arkeologjise ne universitetin “East”, nenvizon se ky zbulim i rastesishem merr vlera te jashtezakonshme, pasi evidenton aspekte te rendesishme te evoluimit te jetes brenda keshtjelles.

Zbulimi ka terhequr edhe vemendjen e shume eksperteve te tjere te monumenteve. Nje prej tyre, Diana Walters, bashkekoordinatore e projektit per ngritjen e Muzeut Rajonal Historik dhe Etnografik, “Kronike ne gur”, thote se nga ky zbulim i papritur ndihet e emocionuar, ashtu sikurse ndihet e impresionuar nga gjithcka antike dhe historike qe gjeti ne Gjirokaster. Ajo vijon se projekti ne te cilin eshte angazhuar, synon te sjelle ne vemendje historine e njerezve te thjeshte ne Gjirokaster, menyre se si ata kane jetuar nder vite dhe te servire nje guide origjinale dhe interesante per vizitoret europiane ne luginen e Drinos.
•infoalb•
 
Zbulohet furra ku gatuanin gjirokastritët e mesjetës

unimet restauruese në galerinë ku do të vendoset muzeu “Kronikë në gur” po shkojnë drejt përfundimit. Po punohet për pastrimin dhe mbushjen e fugaturave të mureve, heqjen e tonelatave mbeturina nga restaurime të mëparshme, izolimin e dyshemesë, instalimin e një sistemi të ri ndriçimi dhe instalimeve elektrike etj. Ndërkohë një harkadë e re u hap, u pastrua dhe iu shtua hapësirës së muzeut, duke rritur sipërfaqen e tij. Këtu u zbulua një objekt i panjohur deri tani që mendohet të ketë qenë furrë gatimi e Mesjetës së vonë. Ky lajm bëhet i ditur nga buletini i Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës – GCDO. Sipas këtij buletini, priten studime më të detajuara të specialistëve përkatës ndërkohë që “furra” mendohet të ekspozohet siç është në muzeun e ri. Bëhet fjalë për një objekt që lexuesi i rregullt i romaneve të shkrimtarit Ismail Kadare, e ka gjetur të përshkuar me shumë imtësi te “Darka e gabuar”. Ajo vjen si një dëshmi se ky mjedis ka shërbyer si kuzhinë dhe mensë për trajtimin ushqimor të një garnizoni të madh ushtarak. Furra ishte mbuluar nga ndërhyrjet për ndërtimin e ish-burgut të Gjirokastrës, ndoshta qysh nga vitet ‘30 të shekullit të kaluar. Ndërkohë vazhdon puna për përcaktimin e përmbajtjes dhe dizajnit të muzeut, i cili do të jetë njëkohësisht një hapësirë multifunksionale kulturore. GCDO sapo nisi një program kërkimi nëpër arkivat shtetërore dhe private, si dhe konsultat në Gjirokastër në kërkim të materialeve dokumentare apo të dhënave gojore. Në Gjirokastër bëri një vizitë Diana Walters, specialiste nga universiteti i Goteborgut, e cila vlerësoi paraprakisht një potencial të madh për një muze kushtuar Gjirokastrës dhe luginës së lumit Drino. Qëndrimi i saj u bë i mundur përmes ndihmës së organizatës Trashëgimi Kulturore pa Kufij. Po ashtu, pas një pune disamujore, bëhet e ditur se projektet teknike për restaurimin e dy ndërtesave Babameto përfunduan dhe u miratuan në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve. Miratimi i projekteve do të pasohet menjëherë me zbatimin e restaurimit, pasi të nënshkruhet marrëveshja përkatëse edhe me familjen. Projekti i restaurimit dhe rijetëzimit të ndërtesave “Babameto” është pjesë e programit “Gjirokastra 2008-2011”, bashkëpunim i GCDO-së me organizatën suedeze Trashëgimi Kulturore pa Kufij, financuar nga agjencia suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar SIDA dhe Packard Humanities Institute. Programi përfshin gjithashtu organizimin e disa kampeve ndërkombëtare të restaurimit dhe trajnimin e arkitektëve të rinj.G Standard
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top